Gabimet skandaloze dhe niveli i ulët i Baton Ha(n)xhiut në shkresën për «Ilirin» - Bota Sot
Gabimet skandaloze dhe niveli i ulët i Baton Ha(n)xhiut në shkresën për «Ilirin»

Opinione

Gabimet skandaloze dhe niveli i ulët i Baton Ha(n)xhiut në shkresën për «Ilirin»

Nga: Driton Gumnishta Më: 16 janar 2019 Në ora: 17:20
Driton Gumnishta

Presidentit të Republikës (apo Institucioneve tjera shtetrore), edhe mund ti shkruajmë. Sidomos nëse kemi sygjerime apo ide që ti ndajmë me të. Me kusht që këto të jenë vërtetë inovuese apo interesante për Presidentin i cili rreth vehtes ka një mori këshilltarësh! Mund ti bëhen edhe kërkesa por, letërshkruesi duhet ekstremisht të kujdeset që shkresa e tij të jet me takt, serioze dhe të dëshmoj respektin më të madh ndaj tij, duke mbajtur gjithmonë në mendje se po i drejtohet edhe udhëheqësit të vet shtetror. Këtë, edhe në rast se nuk pajtohet me politikat e tij apo të partisë nga ai vjen. Kujdesi është i domosdoshëm në këto lloj shkrimesh sepse ato angazhojnë edhe imazhin e Institucionit që i drejtoheni edhe/sidomos atë të letërshkruesit. Është dëshmuar që marrësi i shkresës vlerëson dërguesin e një mesazhi në mënyrën e tij të të shkruarit, ..., dhe se ai ia atribuon besueshmërinë më të fortë një kërkese formale e të shkruar me përpikmëri. Pamvarësisht se a gjindemi në anën institucionale apo jo, kur palët shkruajnë, përfundimisht duhet të përmbushin të njëjtat kritere për shkrim. Kjo sepse një letër hutuese, e shkruar keq, ose e keqinterpretuar zvogëlon ndikimin e mesazhit. 

Ka një kod mirësjelljeje specifik për letër-këmbim me dhe nga Institucioni, që për hir të së vërtetës gjithnjë e më shumë po bie nga përdorimi. Ai bazohet në nuanca semantike që gati nuk po ndihen më. Sidoqoftë, shkresat duhet të jenë në përputhje me këtë kod mirësjelljeje dhe me disa rregulla « protokollare ». Thjeshtësia e shkrimit dhe aplikimi i rregullave të përpilimit të shkresave profesionale janë thelbësore për të respektuar objektivitetin dhe për t'i dhënë asaj kredibilitetin e nevojshëm. Gjithashtu, duhet mbetur i moderuar në vërejtje sepse vetëm nëse shpreheni qartë, me qetësi, edukatë dhe njerzishëm, me një fjalë, i denjë, shkresa do të ket më shumë peshë.  Gjithmonë pra duhet shmangur vërejtjet abuzive, ofenduese, shpifëse ... sepse ky lloj mesazhi gati sigurt nuk do të arrijë në adresë pasi që letra e Presidentit të Republikës me siguri do të lexohet para se të arrijë në duart e tij.  Kështu, do të keni bërë një veprim të keq, i cili përveç kësaj mund të ketë edhe pasoja rigoroze për ju por jo ndonjë efekt tjetër! 

Letra pra duhet mbetur dinjitoze, duke shmangur sjelljet e këqija e të dukshme, indiferencën dhe vërejtjet keqa-dashëse që do të kishin tendencën të ofendonin a talleshin me Presidentin apo të trajtonin tema që nuk janë relevante për letërshkruesin.  Fjalët dinjitoze shërbejnë edhe për të promovuar imazhin e tij pozitiv dhe se thelbi e një letre nuk duhet as në përmbajtje e as në formë, të dëmtojë padrejtësisht ose në ndonjë mënyrë të minimizojë dërguesin, marrësin e letrës ose një palë të tretë.  

II

Ti drejtohesh Presidentit të Republikësë në cilësinë e nje profesionisti me reputacion çfare konsiderohet se z. Baton Haxhiu është, obligon profesionalizëm dhe nivel të lartë letërkëmbimi deri në perfeksion dhe jo pa-dije, gabime e defekte gjuhësore amatoreske që shihen nga larg dhe nga shumë kënde !

Ta njoftosh Presidentin, (sikur ai nuk e di !), se “z. Cakaj ka punuar gjatë në institucione” apo ti thuash: “Ashtu sikurse jeni edhe ju në dijeni pasi tashmë keni mbaruar çdo hetim të mundshëm ndaj tij”, është tallje publike  por edhe dëshirë që ne të tjerëve të na tregon se si zotria qenka në dijeni për punët e Presidentit.., më tutje, ai bënë edhe Prokurorin e Shtetit kur konkludon se “Genti” qenka “pa manipulime në edukim dhe sidomos pa afera korruptive në karrierë “?!

Por ama, t’i thuash Presidentit se “sipas Kushtetutës së Shqipërisë, roli yt, « Ilir », është thjesht ceremonial,...,”  apo duke interferuar në punët e institucioneve me « unë... të kërkoj dekretimin sa më të shpejtë ....”!!!! kjo është edhe interes, edhe infatilitet edhe shantazh edhe kërcënim edhe urdhër-dhënie edhe mos respekt institucionit të Presidentit edhe qasje familjare e nepotiste ndaj shtetit, edhe jo gazetari edhe jo neutralitet, edhe jo njerzore, edhe jo edukatë edhe jo i moderuar, …., kjo sepse, në njërën anë po nënkupton që Kushtetuta e Shqipërisë paska paraparë që në Presidencë të ketë njëfar « ILIR-i » dhe jo një President, në anën tjetër, është sakt sikur ti thuhet "mbylle atë gojë Ilir dhe dekretoje atë që unë po të them se s’ke ti fuqi...përndryshe unë përfundimisht nuk flasë më me ty e bile edhe Kosova prishet me Shqipërinë" !!!!! 

Ku është këtu kodi deontologjik gazetaresk i z. Baton Haxhiu?!

Presidentit o Zotri, vërejtjet në lidhje me veprimet apo gabimet e tij duhet shfaqur pozitive dhe që nuk nënkuptojnë urdhër-dhënije (e cila mund të bëhet vetëm nga superiori i tij hierarkik), që ai të veproj sipas kërkesave tuaja, në të kundërtën, është komplet e pa dinjitetshme.

Ai, çuditrisht dhe qëllimisht, po harron se edhe roli i Presidentit të Kosovës z. Hashim Thaqi është po aq ceremonial sa ai i Presidentit Meta, por z. Thaqi, nëse duhet, paska të drejtë edhe kufijtë shtetror ti negocioj e z. Baton Haxhiu nuk po e vlerësoka të rrugës të reagoj sikur për rastin e z. Cakaj !!! 

Sa dinjitoze është shkresa e z. Haxhiu kur shfaq guximin abuzues që t’i jap vehtes të drejtë për të vlerësuar z. Cakajn si « i mirë I përshtatshëm, kompetent, i mençur, i kujdesshëm, një djalë i pastër, me mendje të kthjellët dhe ideale të larta dhe, pa asnjë diskutim, më i përgatitur se kushdo në të njëjtën pozitë para tij » ?!!!  Këtu po del se z. Haxhiu qenka edhe organi suprem vlerësues dhe se Presidenti dhe Institucionet tjera nuk kanë dije, kompetencë e as nivel të vlersimit saktë e drejtë ! 

Ta sqaroj që z. Cakajn fare nuk e njoh dhe as që kam gjë kundër tij, përkundrazi më erdhi mirë kur lexova se dy shqiptar nga Kosova po merrnin poste ministrore në Qeverinë Shqiptare. Reagimi im ka të bëjë me qasjen e një gazetari që shumë njerzë në Kosovë e Shqipëri e kosiderojnë si intelektual dhe profesionist. Në të vërtetë, qasja e z. Baton Haxhiu nuk është gjë tjetër veq se një propagande e pastër politike e cila drejtëpërsëdrejti bie ndesh me pikën 9 të konventës së Munihut mbi deontologjinë gazetareske dt. 24. Nëntor. 1971 e që nuk do të më çudiste aspak nëse ai, sikur shumë gazetar tjerë shqiptar, të mos ketë dëgjuar ndonjëherë në jetën e tij për të e lëre më edhe ta aplikoj.

Tham se letra duhet shkruar thjesht dhe jo konfuze si kjo e z Baton Haxhiu e cila nuk kuptohet se kujt i është drejtuar : një mikut të tij, një familjari apo Presidentit të Republikës ?! Thjeshtësia në shkrim ama, asnjëherë nuk nënkupton transkriptimin e gjuhës së folur apo paraqitjen aty të raporteve e afërsisë që protagonistët kanë në jetën e tyre private. Shkresa paraqitej sikur të ishte për të mirën e përgjithshme Shtetrore e Kombëtare, përndryshe, ato pikpamje mund t’i a thoshte « Ilirit » edhe me telefon, email…etj.

Nuk nevoitej sy shumë profesional të shihej, ndjehej e kuptohej se ai shkrim ishte më tepër njëfar vet-promovimi amatoresk që fliste shumë më tepër për autorin e saj se sa për Ministrin Cakaj, për Presidentin Meta, Kosovën apo Shqipërinë. 

Përshëndetje Ilir = sharje e rëndë Institucionit të Presidentit !

Në letërkêmbim me Presidentin duhet të përjashtohen shprehjet e gjuhës familjare si "tungat, ç’kemi, përshëndetje, ngoje shokun,…,etj etj". Asnjëherë nuk duhet humbur vizionin se nuk është personi ai që i shkruani, por Institucioni që është nën përgjegjësinë e tij si zyrtar i lartë institucional. Ai është vetëm funksioni që trajton ato dosje, madje është edhe superiori i tij (në këtë rast sovrani apo populli shqiptar). Personalisht mendoj se Presidenti duhet ndjerë detyrimin që të reagoj publikisht në këtë rast por edhe sa herë që për punët shtetrore, dikush i drejtohet si individ, mik, dost à familjar.

Nëse ju kontestoni apo kërkoni gjë nga Presidenti, ju jeni në të drejtën tuaj. Mirpo, nuk mjafton vetëm të keni të drejtë. Toni i shkresës duhet gjithashtu të jetë vetëpërmbajtës, neutral dhe të mos tregojë asnjë emocion. Letra e z Haxhiu në njërën anë është presion publik mbi Presidentin e Shtetit për t’a detyruar të realizoj interesa të caktuara (që vetëm ai mund t’i di !), dhe në anën tjetër, flet për nivelin e ulët intelektual të letërshkruesit dhe pamundësinë e ngritjes mbi egon dhe pranimin e faktit se “Iliri” është edhe Presidenti i vet!

Zonja Hillary Clinton në lidhje me aferën Lewinski thoshte: “E dini, ai njeri ishte edhe presidenti im dhe nuk mund ti drejtohesha vetëm si bashkëshorti im”!!!!  

A mund të imagjinoni këdo gazetar në Gjermani, aq më shumë ndonjë emër publik e me reputacion, që për qështje kaq serioze sa është dekretimi i ministrit të jashtëm të shtetit, t’i shkruaj publikisht Kancelares Merkel (sado i afërt të jet me të), në stilin e z Baton Haxhiu : “Përshëndetje Angela, ndëgjom MU TI, dekretoje këtë person për ministër të jashtëm se ai KAKA më i miri, unë po të them!” Kjo vlenë njësoj edhe për Ronaldin e Amerikës, Theresen e Anglisë, Emanuelin e Francës por shpresoj shumë të vlej edhe për Hashimin e Kosovës!!!

Kur ndokush e sidomos profesionistët e nivelit të z Baton Haxhiu i drejtohet Presidentit të Republikës me shkrim, publikisht, edhe nëse me të është vëlla biologjik, fjalët dhe frazat që do të përdoren në të do të duhej zgjedhur sipas kodit dhe kritereve të mësipërme dhe jo të pasqyrohet në letër mungesa e vëmendjejes personale apo shprehja e nevojës që të mirremi me të. Në të kundërtën, do të konsiderohej manifestim direkt i përvojave dhe frustracioneve të hidhura personale fëmijërore të mbajtura gjatë në ndër-dijen e autorit të shkresës! 

Dhe në përmbyllje, letrën e përfundon me një urdhër-dhënie-sygjeruese, komplet jo profesionale e as dinjitoze për Presidentin por as për vehten dhe nivelin e tij, duke thënë:“Ilir! Dëgjoje mirë çka po të thotë Batoni,..., gabim historik!”, përsëri në cilësinë e organit vlerësues suprem dhe të pa gabueshmërisë absolute, z. Haxhiu, me fjalor kafeneje dhe me po atë “logjikën feudale e për interesa të ngushta” që në shkresën e tij i kritikon vet, konkludon se Presidenti po bënë gabim historik,..., sikur historia po fillon me të dhe nga ai! 

Zotri, letrën për Presidentin gjithmonë duhet filluar me "Zoti President i Republikës" dhe duhet përfunduar me një formë respekti maksimal të llojit: "Ju lutemi, pranoni zoti President i Republikës, shprehjen e konsideratës sime më të lartë". 

Krahasoni njëherë letrën që në vitin 2001, z Ismail Kadare i dërgonte Presidentit Jacques Chirac “Pengjet kosovare, racizëm i ri” dhe do ta kuptoni më mirë se sa zhgënjim dhe torturë intelektuale është kur lexon shkresën e z. Baton Haxhiu!

Shkarravinat kundërmuese « TI – JU » !

Përshëndetje Ilir ; Ashtu sikurse jeni edhe ju në dijeni ; roli yt, Ilir ; do të shfrytëzosh ; nuk do të mundësoni ; do të vulosni ; kur deklarohesh ; ta bllokosh ; Në rast se do ta mbash pezull ..., do ta mbani edhe përgjejgësinë...; të cilin mban mbi tryezë ; do të ngrihesh ; të kërkoj ; Dëgjoje mirë; Sipas Kushtetutës të / së Shqipërisë, etj etj.

Ti shkruhet publikisht Presidentit të Republikës me këso shkarravinash jo vetëm që nuk është ton respektues por së pari tregon se sa pak e njihni gjuhën tuaj dhe sa i pa dijshëm që jeni, më pastaj, edhe ofendoni rëndë personin që i drejtoheni por sidomos institucionin që ai përfaqëson, mandej gjithë Kosovën (sepse ajo nuk limitohet në vetëm një individ me kapacitete të tilla), por edhe palën e tretë.

Që kjo të kuptohet mirë, paramendoni një sekond sikur në fundin e kësaj shkrese të mos nënshkruhej z. Baton Haxhiu por p.sh. z. Kadare! Si do të ndjeheni ju, si palë e tretë, gjatë leximit të kësaj shkrese me këtë nivel?

Se z. Gent Cakaj nuk paska manipulime në formimin dhe edukimin e tij edhe mund të pranohet! Megjithate, kur gazetari veteran si z. Baton Haxhiu, në një letër formale prej një faqeje, me 5-6 paragrafë, e shkruar shqip, ka mbi pesëmbdhjetë gabime gjuhësore dhe bënë që ajo të duket sikur është përpiluar nga ndonjë i mërguar moti (si puna ime), apo ndonjë Hanxhi i vjetër në rrugën e dushkut të fshatit të largët, dhe jo nga dikush që konsiderohet të ket shumë bagazh, formim, eksperiencë profesionale e reputacion intelektuali, kjo më bënë të dyshoj seriozisht se mos vallë ai vet paska manipulime në formimim dhe edukimin e tij personal ?!

Në të kundërtën, vërtetë është pyetje me vend dhe për t’u quditur se si mundi të faktorizohej kaq shumë ky njeri ? !!!

Alla Batonçe : Baton!  Dëgjoje mirë çka po të thotë Dritoni: Ke gabu shumë dhe mos shko ma tutjeshëm në këtë lloj pa ditunije, për këtë, Presidentit ja ki borxh një kërim falje publike!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...