Pse kërkohet korigjimi i kufinjëve?

Opinione

Pse kërkohet korigjimi i kufinjëve?

Nga: Genc Xërxa Më: 16 janar 2019 Në ora: 18:39
Genc Xërxa

Tema e korigjimit të kufinjëve sa është jo e qartë aq është e pa-arsyeshme nga perspektiva jonë nëse koncepti i saj për bazë mirret ai etnik, ku kufijt të ndahen në baza të përcaktimit të territorit se ku një popull fillon apo mbaron gjeografikisht.Ky koncept në kushtet dhe rrethanat e sotme është i tej-kaluar, kur shihen se si vlerat europiane tentojn të promovohen në divergjenca kulturore, etnike, fetare me qëllim të integrimit të tyre ndër një ombrellë të përbashkët me emrin Europian.Shtetet simotra të ish -Jugosllavisë me përjashtim Bosnjën dhe Hercegovinën kishin dallime në strukturën e tyre të përbërjës së popullësisë demografike dhe shkëputja ndaj shtetit Jugosllav nuk nënkuptoj edhe ndarjen territoriale të vendit të tyre drejtë pamvarësisë.Sllovenia, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia ishin koncepte shtetërore që ruajtën rendin e sovranitetin të tarshëguar nga ish republikat jugosllave.Pse tani Kosovës pas 25 vitesh apo më shumë u imponohet kjo ndarje, korigjim apo shkëmbim territorial e nuk i ruhen kufinjët e trashëguar nga ish RSFJ, por siç thuhet u propozohet po qe se “akterët arrin marrëveshje” do pranohet secila zgjidhje, në njëfarë forme është paradox dhe absurd i llojit të vet në këto rrethana të tanishme.Doemos do ketë efekt të dominos edhe tek vendet tjera me probleme të natyrës së tillë politike.Bosna dhe Hercegovina e para do testohet nga ky parim nëse arrin me Kosovën të jetësohet, Maqedonia nuk qëndron aspak larg nga ky ndikim, po as Mali i Zi, e Serbia (Sanxhaku, Vojvodina) e kështu më rradhë.

Duke ditur që sponsoruesi kryesor i shtetësisë së Kosovës është SHBA s’bashku me Europën do jenë njëkohësisht  vendim-marrësit më të spikatur në arritjën e marrëveshjës mes Kosovës dhe Sërbisë në njohjen reciproke mes tyre.Forma e njohjës dhe relaksimit të raporteve mvaret shumë nga këta faktorë se si i shohin gjërat në vijat e ardhshme gjeostrategjike dhe ekonomike.Pala tjetër antagoniste në këtë proces është superfuqia tjetër bipolare Rusia, e cila gjithnjë ka qenë prezente në Ballkanin qoftë perëndimorë apo lindor.Politikat e tij kohëve të fundit ishin në tentim të minoj proceset demokratike duke injektuar (popullizmin, ksenofobinë) nga migrimet e shumta që vinin nga lindja në vendet e Europës, plus me financimin e partive që janë politikisht pro-ruse si në Francë, Mal të Zi, Hungari, Rumani, Ukrani e gjetiu mos flasim ndikimin në Serbi, e që e bënë hisedar mjaftë të fortë në përcaktimin e politikave në Ballkan dhe zgjidhjës së nyjës me emrin Kosovë.Pra, pa një dakordim SHBA-Rusi, konsolidim të raportit të forcave globale, “marrëveshja e imponuar” mes Kosovës dhe Serbisë pak se do ipte rezultate në zgjidhjen e çeshtjës së saj.Po pse tema është korigjimi?

Nëse i referohemi trendeve ekonomike gjeostrategjike në rajon, dijm që naftësjellësi rus me çdo kusht tenton të hyj në tregun Europian, shtetet perëndimore bëjnë çmos duke tentuar t’a bllokojn dhe mos lejojn që nëpërmjet ekonomise t’i drejtoi edhe politikat ruse në Europë, Ballkan apo anasjelltas (nga politika tek ekonomia).Një korridor i vetëm i Rusisë është Turqia” jo-europiane” që nëpërmjet saj, Greqisë, Maqedonisë nëpërmes Serbisë apo regjionit të Preshevës të hyj në Europë pasi vijën pansllave të Teodosit vetëm se Europa ka marr masa për t’a neutralizuar.Dalja e saj në det nëpërmes Krimesë është një hap drejt shpërthimit ekonomik, a është një kompromis i llojit të vet, Krimea edhe Kosova mbetet të shihet?Më shumë rreth këtyre zhvillimeve ekonomike është artikulli dy vite më parë që u mundova t’a elaboroj më detalisht këtë trend që sot më jep edhe një argument shtesë në të. https://gazetablic.com/bota-post-europiane/

Koridori kryesor i tentimit rus është Kumanova drejt Serbisë, Kosova europiane e pengon këtë koridor të dikurshëm ndër Serbi, por tani nëse korigjohet kufiri dhe pjesa e Preshevës dhe Medvegjës i takon Kosovës, perimetri kufitar drejte Vranjës Serbe ngushtohet sa që strategjikisht “mbyllet” nga Maqedonia drejt Sërbise, pasi atë pjesë do e kontrolloj Kosova pro-amerikane.Me ndryshimet qeveritare në Maqedoni vetëm sa po e konfirmojn rrugën europiane me qeverisjen e Zaevit, plus Greqia me disa reforma tjera ekonomiko-politike dhe e mbikqyruar nga Europa pas kollapsit të përjetuar ekonomik, vetëm sa e bënë më të vështirë rrugën pro-ruse, tradicionalisht të lidhur me këto vende, mos harojm as Bullgarinë tani pro-perëndimore dhe koridorin e mbyllur drejt Varnës.Pra, me një korigjim kufitar në baza etnike vetëm sa pozicionohen strategjikisht forcat pro-perëndimore në Ballkan duke kontrolluar pothuajse të tërën dhe amortizuar ndikimin Rus, duke u lënë si kompenzim… pasi parimi është etnik një pjesë të veriut të Kosovës etnikisht me përbërje serbe, Serbisë.Kumanova është një ndër pikat apo do jetë më strategjike në Ballkan pasi lidh tre shtete që ishin antagoniste njëra me tjetrën.Maqedonia, Kosova dhe Serbia që të gjitha ishin në ineteres për secilën superfuqi.Se kush do ndikoj dhe ndër cilën rrugëtim të përkrahjës së superfuqive botërore do rreshtohet.Nuk ishin rasisht trazirat që ndodhen viteve të kaluara mu aty.Një vend jo i sigurt politikisht nuk është vend për të investuar në të projektet ruso-maqedone miliardë dollarëshe.Qëllimi rus për t’u penguar, pasi qeverit e kaluara dinin të koketonin edhe me Europën por edhe me Rusinë.Kosova dihet se çfarë kursi “përjetësisht” do të mbajë, ashtu që duhet të sigurohet ky koridor njëherë e përgjithmonë në emër të korigjimit kufitar në baza etnike dhe largimin e dominimit rus në ballkan, pasi edhe Mali i Zi qartë e tregoi kursin e vet politik duke e penguar daljen në det të Rusisë.Serbia mbetet treni i fundit i saj me qëllim që edhe këtë t’a shkëpusin nga tradicionalja.Por çka do fitoj Rusia si këmbim nga i gjithë ky ripozicionim i pikave strategjike?

Rusia mund te kompenzohet në pretendime territoriale tani veçse te ditura ne Abkhazi, Osetinë Jugore dhe Gjeorgji, pa llogaritur Krimenë, ishin disa hapa të saj që u bëri me dije spektrit ndërkombëtarë qëllimet e veta të qarta në këtë drejtim.Ky ndryshim, korrigjim i kufinjëve Kosovë-Serbi do i ipte pretekst Rusisë me të njejtën monedhë të veproj duke i “korigjuar” kufinjët në të mirën e vet.Kjo atëherë mund t’i dërgoj drejtë tek kompromisi mes vendit që sponzorizohet nga SHBA-të, pasi përfiton edhe Rusia.Por si do duket kjo në sy të Serbisë apo Ballkanit, a po i bie që ka tërheqje të ndikimit nga Rusia prej kësaj pjese? Jo, aspak! Ajo veçse ka instaluar një kamp emergjent në Serbi me mundësi që ky ndikim të zgjerohet edhe në Republikën Serbe apo edhe të bëhet në një të ardhme të afërt… “pse jo” pjesë e “Serbisë së Madhe” me konceptin tash të promovuar të korigjimit kufitar, ndërsa Hercegovina t’i bashkohet Kroacisë, mbetet Bosnja e vetme apo s’bashku me Sanxhakun, mvarësisht prej raportit të forcave dhe interesave të superfuqive globale.Europa si do ndikoj në krejt këtë? Europa luan “ngre e mos këput”, po tenton t’a afroj drejtë vetës, Rusinë me qëllim që mund t’a kontrolloj ndoshta më mirë.Rusia e sheh Europën si rast të mirë tregetar apo ekonomik duke tentuar që të hyj në OBT apo mekanizma tjerë që do e stimulonin rritjen dhe ndikimin e saj ekonomiko-politik në Europë.Këto përafrime politike disa po i shohin me skepticizëm e disa po inkurajojnë, kjo po krijon qëndrime policentrike europiane mes bartësve kryesorë të këtij koncepti.

Pra janë “korigjime territoriale”, akte që do i qetësonin “apetitet e të gjithëve në skenë” por njëkohësisht do kishte mundësi të çrregullojn rendin e sotëm ekzistues.Pasojat cilat do ishin? Ky efekt i ri-organizimit territorial mund të sjell ndikime të pariparueshme nëse merr përmasa të gjera, globale!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat