Sfidat e Kosovës për dekadën e ardhshme! - Bota Sot
Sfidat e Kosovës për dekadën e ardhshme!

Opinione

Sfidat e Kosovës për dekadën e ardhshme!

Nga: Bajram Shabanaj Më: 18 janar 2019 Në ora: 15:33
Bajram Shabanaj

Qeverisja aktuale, bazuar në retrospektivë, delë të jetë më e pakrahasueshme institucionalisht, mbase janë vendimet kombëtare ato që e paraqesin të suksesshme dhe konstruktive. Kosova para vetit ka sfida të mjaftuesheshme, bazike është sfera brendshme, e cila parasegjithash është sundimi i ligjit si detyrim kushtetues dhe ndërkombëtar. Në aspektin e brendshëm,  viteve të e fundit Kosova ndodhet në një komunikim minor ndërinstitucional, kjo është rezultat i kalkulimeve  politike, mirëpo këtë stagnim po e vuan rënd qytetari. Raportet pushtet – opozitë, kanë pamundësuar seriozisht vendim-marrjen e plotë, madje edhe për çështjet e cilësuara si interes nacional, siç është liberalizimi i vizave, për çka pushteti dhe opozita nuk arritën të vendosin as një komunikim normal për tejkalimin e krizës. Vështirësi tjetër ndoshta edhe sfiduese për qeverisjen e tanishme është edhe zhvillimi ekonomik, kjo përbën edhe problemin kryesore, ngase Kosova si shtet aktualisht nuk ka ndonjë strategji të theksuar institucional, për t’i bërë zgjidhje këtij dikasteri.

Kosova brenda kushteve që është, nuk e zotëron lëvizjen e lirë, me këtë cështje edhe vet Evropa nuk ishte shprehur fer, Kosova për aq kushte sa ishte obliguar, i përfudoi me sukses, por si duket kjo cështje po vazhdon të mbetet peng fale  mungesës së mjaftueshmë të momentumit politik Brenda BE-s. Kosova, në aspektin e jashtëm duhet të konkretizoj suksesshëm platoformën e saj euro-atlantike, ajo përmes mekanizmit përkatës, duhet të shtoj gatishmërinë operuese dhe të kërkoj pandalshëm prej  BE-s që të njohë pavarësinë e Kosovës në mënyrë të plotë.

Ngase janë 5 shtete të cilat mbajnë qendrim negative sa i përket njohjes së shtetësisë, dhe duke qenë funksional ky qendrim i këtyre shteteve, edhe Serbia po e ka më lehtë të shtrijë propagandën e tyre fashiste tek këto shtete për mos njohje. Këtu konsideroj se duhet të godas shteti ynë, përmes shtimit e definimit të aleancave, rishqyrtimit të raporteve si dhe përpjekjeve të vazhdueshme që të minimozoj rolin e Serbisë tek këto shtete. Pikërisht pse politika e jashtme ishte zvogëluar në veprim, ishte Serbia ajo e cila fuqizoi rolin e saj negative, duke bërë që Kosova të mospërfshihet brenda INTERPOL-it.

Përfundimi i bisedimeve me Beogradin zyrtar si dhe rregullimi i raporteve të qëndrueshme ndër fqinjësore do të jenë sfida jo edhe të lehta për Kosovën. Avancimi i plotë i sistemit të drejtësisë ashtu edhe përmbyllja e misionit të Gjykatës Speciale do të jenë  procese mjaft shqetësuese ku  do ta shoqërojë Kosovën edhe gjatë dekadës së ardhshme. Në këtë linjë potencoi se nuk do të jenë të lehtëkalueshme as sfidat zhvillimore e demokratike që do të kërkojnë adresim racional të çështjeve politike dhe nevojave ekonomike e shoqërore, përmes një strategjie konkrete zhvillimore që do të jetë në funksion të interesave të brendshme ashtu edhe të jashtme. Sot shtetet zhvillimore dhe demokratike, tërë kapacitetin e tyre subordinues e orientojnë drejt shoqërive me vlera, ku dinjiteti dhe institucionalizimi janë mbi të gjitha.

Përmbushja e detyrave intelektuale dhe institucionale përbëjnë mundësinë me relevante drejt prekjes së disa proceseve demokratike, si BE, OKB, dhe organizatave tjera me rëndësi vitale për shoqëritë.

Angazhim dhe përkushtimi që ta bëjmë Kosovën shtet të denjë për qytetarët dhe të jetësojmë ëndrrën dhe amanetin e të parëve tanë duhet të jetë në nivel maksimal.

Përvjetori i 11 i shtetësisë sonë, karakterizohet në tri dimensione;  një duke reflektuar stabilitetin aktual social dhe institucional, në kuptimin e sabotimit për të gjetur një modul për tejkalimin e gjendjes së mjerueshme,  këndvështrimi e dytë  obligon institucionet në ridefinimin e politikës sonë ndaj fashizmit të vazhdueshëm serb në arenën ndërkombëtare, si dhe në komponentën e tretë, shtetit tonë i kërkon ritheksim më sublim të subjektivitetit.

Vendosja e tri përspektivave të kësoshme për këtë dekadë, përcakton ose determinon edhe orientimin tonë si shoqëri  në proceset e mëtejshme. Këto komponente po i implementonë kjo gjeneratë politike, dhe krejt në fund, transformimit të FSK-s drejt ushtrisë, i nevojitet përkushtim buxhetor, kjo duhet të jetë primare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...