Jo kushtëzim me njohje, kushtëzim me ndërprerjen armiqësore ndaj Kosovës - Bota Sot
Jo kushtëzim me njohje, kushtëzim me ndërprerjen armiqësore ndaj Kosovës

Opinione

Jo kushtëzim me njohje, kushtëzim me ndërprerjen armiqësore ndaj Kosovës

Nga: Gani I. Mehmeti Më: 19 janar 2019 Në ora: 00:38
Gani I. Mehmeti

Taksën prej 100% të produkteve serbe dhe të Bosnjës e Hercegovinës, nuk do e kushtëzoja me njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Jo, sepse, nuk do ta detyroja askë të më njohë as të më dua, aq më pak Serbinë, e cila vazhdimisht sillet në mënyrën më të vrazhdtë armiqësore ndaj shqiptarëve në përgjithësi e ndaj Kosovës në veçanti.                    

Asaj kurrë nuk do i besohet, edhe sikur krejt çka na duhet ne i pranon.

Nuk do kërkoja asnjëherë nga armiku të më njohi! Ai le të mendojë vetë për këtë. Ne do duhej të punonim sa mundemi e sa dimë, me seriozitetin e sinqeritetin më të madh në zhvillimin  e vendit, jo në plaçkë të vetvetës.

Me punë e mytë hasmin! – kanë thënë të parët tanë të sprovuar.

Do duhej punuar me zellin më të madh edhe në diplomacinë shtetërore, sidomos në atë të punëve të jashtme, në mënyrë që të na njohin më mirë, gjithherë me bindje, ata që ende nuk na njohin. Me ata që na njohin, do të thelloja e zgjëroja edhe më shumë marrëdhëniet ndërshtetërore.

Korrpsioni  nuk do të kishte guxuar fare të zhvillohet, ndoshta do i humbte edhe emri brenda shtetit tonë të ri, sepse ai nuk do të kishte vend fare.

Do të çmoja dijen dhe nuk do të vinin në radhë në vende kyçe pune  të futen njerëz që mendojnë vetëm për vete dhe që nuk dinë. Kështu, brenda këtyre 20 viteve, Kosova do të ishte anëtare e BE pa e lutur fare, nga që, shumë gjëra nuk shkojnë me lutje, por vetëm me punë, pa korrupsion dhe me sundimin e ligjit e jo të politikës.

Kam bindjen se këso fare, jo vetëm BE-ja që do të na pranonte, por së shpejti, me apo pa dashjen e Serbisë, Kosova do të ishte anëtare e OKB.

Në çfarë mënyre u anëtarsuan sportet e Republikës së Kosovës në sportet ndërkombëtare? Vetëm me punë të përkushtuar e me rezultate. Në asnjë sport ndërkombëtar deri sot nuk kanë qenë zhgënjyes pse pranun në gjirin e tyre sportet kosovare. Jo, sepse kanë treguar rezultate, por, natyrsiht, me anëtarësimin e tyre iu dha mundësia të tregojnë se kush janë, nisur nga sporti i xhudos, që u fituan shumë medalje të arta prej tyre, ai i futbollit që duket të jetë në rrugë të mbarë drejt lojërave evropiane e kështu me radhë.

Kush pengoi zhvillimet ekonomike e ato politike në nivel shtetëror? Askush tjetër vetëm politika e gabuar, politika korruptive, politika e plaçkitjes së shtetit të vetë, politika jo e barabartë në ndarjen e pagave, politika familjarizmit, ryshfetit dhe asaj partiake – që e rrënuan gjithçka shtetërore. Natyrisht edhe moszbatimi i drejtë i ligjit në Kosovë, si dobësia më e madhe.

Mbas një pune të fortë dhe me dashuri ndaj shtetit tim, do e kisha kushtëzuar Serbinë me taksë e me gjithçka deri sa ajo të kishte ndërprerë lobimin në shtetet e tjera kundër shtetit tim, do ta kisha kushtëzuar në çdo drejtim në partneritet. Nuk besoj se ndonjë shtet i drejtë, i logjikshëm, do të të thoshtë hiqe taksën, deri sa Serbia lobon kundër shtetit të Kosovës, deri sa ai nuk ndërpren armiqësinë me ne.

Në vend se do më kushtëzonte ajo me dialog mua, unë do e kushtëzoja me të pagjeturit, në bisedime do të kërkoja llogari për dëmet e shkaktuara gjatë luftës, për femrat e dhunuara, për gjithçka të shkatërruar nga ajo, deri edhe pensionet për ata që kanë punuar atje e ajo ua mohon.

Por, për të gjitha këto, do duhej të kishim angazhim të mirëfilltë edhe me ndërkombëtarët dhe sipas ligjeve ndërkombëtare e jo vetëm të heshtet e të heshtet deri në pafundësi.

Ky veprim këso fare, çfare ka treguar deri sot Kosova, sidomos pas Shpalljes së Pavarësisë e deri sot, është mjerim! Mjerim shtetëror dhe për gjynah nga ata që janë në krye të shtetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...