Kur nuk flet intelektuali ere të rëndë mban bakalli!

Opinione

Kur nuk flet intelektuali ere të rëndë mban bakalli!

Nga: Zef Pergega  Më: 19 janar 2019 Në ora: 15:03
Zef Pergega 

Ne në Amerike i ndjekim emisionet televizive në Tiranës. Them të Tiranës se aty janë 60 televizione dhe 800 portale. Te them se kemi mall, nuk e them dot se nuk dua të bëhem mish për krimba për kritizerët. Them të Tiranës se nuk ka emisione për rrethet, psh për Shkodrën kryeqytetin e Ilirisë, apo për Korçën, “kryeqytetin” e bukurisë, vetëm ndonjë korrespondent që pasi ka ngrenë një byrekë në piace e fillon lajmin me emrin dhe e mbaron me mbiemrin e tij.

Dhe vijnë e mblidhen analet si mizat në kërcon e pyllit mediatik nga një zgavër në një zgavër tjetër duke e ruajtur monopolin si ariu shkurret dhe gjahun e tij. E vije e mblidhen kokat e mykura të kombit pasi kanë dal si fosile nga kapota e dhjerë e diktaturës dhe kanë vënë frakun sorisian në këmishën e zeze të fjalës, duke na dëshmuar se ne shtet, politike dhe media për 30 vjet janë helene –osmanet, që nxjerrin  vetëm shkume si qetë e kularit, duke mbjelle farën e keqe. Pastaj dalin dhe shëtisin herët bregut të Lanës të marrin ndonjë përshëndetje për emisionin e zhurmshëm dhe pa tembth e tharm nga njerëz që përulen si ne dacibaout kineze, për këta mendimtarë të pikuar nga qielli, me kallajin e kusive të corbes greko-turko-serbe se vetëm për ato flasin dhe kurrë për një vlerë perëndimore. Nuk është e kuptueshme pse këta bashkë me të gjatin që pasi kanë marrë garuzhdën e supës i fusin hundët në hurdhën e qelbur të sllavizmit dhe bëjnë pazare e dallavere monstruoze. Ku e gjen forcën kjo frymë që del nga dhëmbët e krimbur të qeverisjes shqiptare?! Kazani i vogël i krimit politik dhe ekonomik që si kalin i shkon pas edhe ai mediatik i Tiranës e çeli tubin e ziftit të zi të spekase kullën me të lartë të fjalës së lirë siç është “Zëri i Amerikës” Kur flet “Zëri i Amerikës” ke krye bac, sado i forte të jesh?!

Ne e duam Zhejin. Ma fort e duam kur u quajt Kadri. Po me se forti në këtu në Amerikë e duam Petron babain e tij eruditin e madh shqiptar. Këtë ma ka përforcuar Prof. Dr. Gjon Kelemendi me origjine nga shqiptaret  në trojet e veta në Mal të Zi, i cili ka qenë për shumë vite profesor në universitetet amerikanë.

Në emisionin e Zhejit një Kadri i ri që i gjati, bashkëshorten e “Dritares” rezervoi ta quante Kadrije, tha se “Zëri i Amerikës është një fosile” të them të drejtën e ndjeva veten të fyer si shume të tjerë, duke e ditur rolin e kësaj media të lirë dhe pa komplekse që i ka shërbyer me një devocion të madh kombit shqiptar.

 Pse kaq goje shqyer ndaj “Zërit të Amerikës”?! Kjo zëdhënëse e Lajmit të mirë për shqiptaret është një sinjal pa kompromis dhe kurrsesi një lapsus i çastit. Ai është një institucion i departamentit te shtetit. Aty ka analiste e gazetar të sprovuar dhe elitar!

  Ne verioret që nuk jemi në asnjë nga televizionet kombëtare tiranase, të vetmin qortim që ua bënim prindërve ishte momenti kur do te fliste “Zëri i Amerikës” Një struc i vogël nuk mund të thotë për Presidentin e Amerikës se është turp i civilizimit…

Zheji, fyerja, tradhtia, pseudonimi, nazizmi, urrejtja nacionale dhe tradhtia nuk futen në gjininë e debatit. Ne shqiptaret e Amerikës për ju media të Tiranës jemi delja e zezë. Ju jeni 3 milion ne jemi 25 milion. Faleminderit për mirëkuptimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat