A ka marrëveshje të dakorduar në dëmë të Kosovës e që pritet të nënshkruhet?!

Opinione

A ka marrëveshje të dakorduar në dëmë të Kosovës e që pritet të nënshkruhet?!

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 19 janar 2019 Në ora: 15:49
Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq

Përmes këtij titulli, nuk e kamë për qëllim që të spekulojë, por të ngrehë dyshime për të gjithë atë që po ndodhë muajve, javëve dhe ditëve të fundit rreth bisedimeve Beograd - Prishtinë. Grupit negociator dhe më në fund veprimet të fshehura të Presidentit, i cili “humbi pa lënë gjurmë”, duke e njoftuar popullin se herë është në skijime, dhe herë në ndonjë takim të fshehët me “mikun” e tij Vuçiqin, etj.

Letra e Presidentit Trump po komentohet sipas qejfit, sipas një kuptimit që më shumë duket sipas interesave individuale e partiake.

Asesi nuk po mundë të kuptojë, bile edhe analistët politik, që thonë se, gjërat janë të kryera, dhe se “Marrëveshja” sipas tyre është e gatshme bile ajo, duhet të nënshkruhet në Shtëpinë e Bardhë.

Çka po i sugjerojnë këtij populli, që e kanë sjellë në vobektësinë më të madhe, pakënaqësinë më të madhe,  dhe shprehja e pakënaqësisë përmes protestave në arsim, shëndetësi, në shërbimet e administratës që mos t’i numërojmë, një e nga një sepse do te ngelet ndonjë pa e përmendur.

A duhet një popull i cili edhe pas njëzet e tetë vite të dalur nga lufta më brutalja që ka ndodhë pasë Luftës së Dytë Botërore, të pajtohet më një zgjedhje të përgatitur sipas kërkesave ruso-serbe më ndihmën e Presidentit të Kosovës dhe Kryeministrit shqiptar si bashkëideator, ku mundë të jetë edhe ndarja e Kosovës, duke ja ckëputur veriun.

E, sihariqi i përgatitur për këtë nga Edi Rama për Kosovën dhe shqiptarët në tërësi, do të ndodhë me bashkimin më Shqipërinë?! Sipas tyre.

Por çdo njeri do të thoshte “Po çka do të bashkoni o të mjerë kur pjesa më e pasur e Evropës t’i dhurohet Serbisë?! Po nga toka e Kosovës , pra “shit e blej” sipas këtij pazari Rama, Vuqiq e Thaçi tokën e shqiptarëve.

Kjo, do t’u thotë bythëcullakëve bashkohuni. A ka ndonjë kuptim çdo marrëveshje nëse nuk bëhet gjithë kombëtare?! Me siguri se jo! Kërkundi në botë.

Këto janë vetëm ëndërra dimri “cullak” i thonë në Kosovë, të Edi Ramës e Thaçit për ta fundosur Kosovën e dobësuar dhe Shqipërinë e keq udhëhequr, dhe, për të shpëtuar nga Gjykata Ndërkombëtare Hashim Thaçin.

Këtë e di edhe miku i ynë Amerika, e cila kësaj here duket se do të jetë pranë nesh në këtë moment historik, për të ardhmen e kombit shqiptar.

Mjaftë kemi dhënë toka shqiptarë dhe mjaft janë ato viktima për hirë të paqes, tani kjo “dorëlirës” nga Kosova, duhet të ngrit në këmbë e çdo shqiptar, që të bëjë çmos të ndërpritet ky lloj pazari ose Marrëveshje që mund të jetë bërë mes Thaçit, Vuçiqit dhe Edi Ramës.

Unë mbasi pajtohem e përkrah fuqimisht qëndrimin e kryeministrit Haradinaj, me shpresë se nuk do të nga “gënjejë” kësaj rradhe, dhe dhashtë zoti kësaj here mos të jetë mashtrues e manipulues si më demarkacionin me Malin e Zi!!!

Unë, nuk po mundë t’i kuptojë institucionet e Kosovës, se si notojnë në këto ujëra të turbullta, të cilat j’au përgatiti “Presidenti tokashitës” - “Presidenti i pazareve” të vendit të vetë, duke i mashtruar dhe ngrehë për hunde, edhe Parlamentin, partitë politike, Grupin negociator gjoja për bisedime, e në anën tjetër thuhet së gjithçka është gati vetëm të nënshkruhet.

Por a mendon ndokush se Amerika duhet të veprojë në mënyrë antidemokratike dhe kundër dëshirës së një popull për ta shpëtuar apo amnistue një President nga Gjykata Speciale, për krime dhe atë, fatkeqësisht për e krime ndaj popullit të vetë dhe “pranuar nga vet ky President.

Dhe një pyetje shumë e thjeshtë, pse Parlamenti përmes Gjykatës Kushtetuese, nuk kërkon sqarime për shkarkimin e Presidentit për mashtrim, tradhti dhe anashkalim të institucioneve në rëndë të parë, Parlamentin.

Në këtë rast edhe amerikanët, nuk duhet të besojnë e dëgjojnë tradhtarët e popullit të vetë, se kur ata tradhtojnë popullin e tyre për të tjerët as që duan t`ia ndijën kur vjen puna te vetvetja dhe karrigia e tyre.

Uashingtoni duhet të bëjë presion për pranimin e çfarëdo marrëveshje e posaçërisht aty ku bëhet fjalë për ndarje të Kosovës. Nji bashkim i “vizatuar’ me lapsin e Edvin Kristaq Ramës, askush nuk do t’ia pranojë.

Ndërsa, për sa i përket Serbisë, ose uljani bishtin, ose prejani, sepse duke e përkëdhelur e përkëdhelur si në kohën e Titos, edhe tani , asnjëherë nuk keni për t`ia arritur qëllimit për paqe e siguri në rajon. Serbia nuk ka ndryshuar asgjë sepse ajo po bënë të gjitha pengesat kundrejt Kosovës. Ndërsa, Europa është gati luaj me Kosovën ashtu si ka luajtur më të qe njëqind vjet -  të gjitha të këqijat Kosovës, i kanë ardhur nga ajo politikë e cila nuk duhet të harrohet dhe as të injorohet.

Sepse, në asnjë mënyrë populli shqiptar, nuk do të pajtohet për ndarje ose cungim të Kosovës, me atë pazarin Rama -Vuçiq-Thaçi ; “ të jap këtë më jep atë”, përderisa kjo ka edhe pasoja të brendshëm apo ndërkombëtare.

Për një gabim të këtillë historik në dëmë të Kosovës, populli nuk mundë të fajësohet, ndërsa, reagimet eventuale nuk mundë të gjykohen sepse janë bërë dhe po bëhen pas shpinës së tij.

Më shpresë së e keqja nuk do të ndodhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat