Rasti i Kumanovës do të mbetet pikë reference në analet e historisë shqiptare

Opinione

Rasti i Kumanovës do të mbetet pikë reference në analet e historisë shqiptare

Nga: Enver Hoxha Klein Më: 19 janar 2019 Në ora: 16:12
Enver Hoxha Klein

Sado të pa përkrahur që mbetëm, ballafaqimi ynë në Kumanovë ishte “kambanë” për ata që kanë vesh. Të kundërshtuar, të neglizhuar, të mohuar, por një gjë është e sigurt, data 09/Maj/ 2015 ka për të mbetur pikë reference në analet e historisë. Rrjedha e zhvillimeve që pasuan mu pas ngjarjes dhe që po ndodhin sot e tutje, vërtetojnë të pamohueshmen, se ishte pikërisht momenti i qëlluar që duhej të inicohej, me qellim të zhbllokimit të një procesi të ngrire për vite, për hapjen e një kapitulli të ri.

 Zaten ka të ngjarë që ngjarja e izoluar ishte planifikuar si e tillë për qëllime të shumëfishta, me përfshirjen e disa palëve. Po t'i kryente politika detyrimet obliguese të saj siç duhej, nuk do ndodhte kjo.

Por, për shkak të papërgjegjësive të shumta, të mos flasim për ato kombëtare, u gjeten kurbanët, ata që do të mbesin të vrarë e të sharë. Ishte ky vetëm njëri ndër synimet e këtij plani djallëzor të atyre që donin, që me një të rënë, të realizojnë shumë qëllime.

Kur shteti apo shteti i së drejtës nuk funksionon, atëherë kemi të bëjmë me veprimtari kumbarie dhe këtu nuk mund të flasim më për interesa kombëtare, por duhet t'i shohim gjërat përmes një dioptrie tjetër.

Është koha të kundërshtohet kjo veprimtari djallëzore, anti qytetare nga kollare mbajtësit që me politikë bërjen e tyre (qoftë edhe në mënyrë indirekte), nuk vret vetëm natën përmes “mashave” të tyre, por vazhdojnë edhe përgjatë ditës me diell qysh në agun e mëngjesit të ardhshëm të shoqërisë.

Image
Enver Hoxha Klein

Duke emigruar në kontinuitet nga rajoni, popullata shqiptare, në veçanti nga pa perspektiva ndër vite, kriminalizimi i shoqërisë aty ku jeton e ndarë nëpër shtete të  ndryshme, hasim në zbatim një praktikë të degjenerimit të vlerave dhe së fundmi një gjenocid të sofistikuar ekonomik, me pjesëmarrje të vetë politikë bërësve shqiptarë.

Banorët e rajonit kanë nevojë për progres ekonomik dhe në të kuptuarit që “të gjithë qëndrojmë në një barkë”, pra kërkohet stabilitet dhe vetëdijesim kur vet kontinenti evropian kalon nëpër një periudhë reformash, fazë të ri-strukturimit në shumë fusha. Duke u ballafaquar me këto sfida dhe për t'i zgjidhur ato kërkohen fuqitë e përbashkuara me një shpirt të ri për bashkëjetesë në kuptimin më të gjerë.

Në këtë kontekst shqiptarëve  të mbetur e të ndarë edhe sot e kësaj dite,  ju duhet ngjizja shpirtërore, në mësymjen përfundimtare të aspiratës kombëtare që do të përkonte edhe me zhvillimet në nivel evropian. Ky interes kombëtar i inicuar nga rinia me gërshetimin e vlerave bashkëkohore evropiane dhe universale, do flakte tutje mendësitë e vjetra shkatërruese, në veçanti kancerin e shoqërive të shumta-korrupsionin. Ne të mbijetuarit e Kumanovës ishim dhe do mbesim zëri i shokëve të rënë në një ballafaqim për jetë a vdekje. U kujtofshin për jetë e mot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat