Kryekazani Rama garuzhde e kazanëve të vegjël të supës mediatike…

Opinione

Kryekazani Rama garuzhde e kazanëve të vegjël të supës mediatike…

Nga: Zef Pergega Më: 20 janar 2019 Në ora: 08:59
Zef Pergega

Unë nuk e njoh personalisht Beratin. Njoh qytetin qe ka një kala dhe një lum dhe kodikun më të vjetër të thesareve kombëtare., dhe nuk e njoh Beratin njeri. Po Berati njeri e njoha nëpërmjet fjalës dhe guximit qytetar. Ndaj emrin e qytetit qe ka e justifikon me emrin e lumit brenda vetes. Mendimi i tij derdhet ne liqenin e energjisë se interesave kombëtare.

Ai e mbron vendin e tij. Se Kosova është mushkëria shqiptare që bacilikoket Haxhite, Mustafet, Fev-zinjte…me ndonjë katolik gjysme përgjysmë here të fshehur here gjysme përballë u çojnë kafen osmane edhe në nevojtore, mjafton të dalin ne publik ose të marrin ndonjë cek nëndore. Nuk është fjala këtu për besimin e njeriut por për metodat osmane që përdoren në pazaret dhe dallaveret. Nëse ka një dallavere, fjalë dhe vepër osmane kemi një osmanizëm që i ka qelbur shqiptaret. Si mund të shkosh në perëndim me brekushet e Rimës dhe Erdoganit?!

Si ka mundësi që Baton qe ke pas bajgave të kalit e ke në vëmendje të studiove televizive, ku gazetaret që kanë marrë famën nga qylpana sorosiane të marrin rrogë sa dyfishi i presidentit te Amerikës?!  Si shpjegohet që ky njeri ka infiltruar deri në palce të liderve shqiptar Berisha, Rama, Meta dhe është në dijeni deri në rruazat e mendimit dhe të gjakut të tyre?!. Këtë e pranoi vetë , ashtu siç pranoi shitjen e Kosovës tek serbet. Ku e ka marr ai këtë pushtet që të ketë mbi pushtet mbi sistemin qeverisës të Shqipërisë?! Përveçse tek te shiturit e Serbisë?!.  Si lëviz ky 007 nëpër kryeqytetet e vendeve Ballkanike, madje të ketë akses në punët e Maqedonisë dhe të shqiptareve të trevat e tyre?! Një emision si syri mund të japë përgjigje

3.5 milion shqiptar në Shqipëri kanë aparat mediatik sa një komb me 100 milion banorë, dhe kurrë nuk e thonë një fjale serioze për 25 milion shqiptar që janë jashtë kufijve të  Shqipërisë. Kryekazani Rama është një garuzhde që i mbush te gjithë kazanët e vegjël me çorbën  e desinformacioni dhe ato ia ndajnë njerëzve të vet nëpër tasa si lulëkuqet mbi mure.

Serbia ka patur ne Tirane 3 mije spiune të stërvitur, të cilët merrnin dy rroga, njërën nga qeveria shqiptare dhe tjetrën nga qeveria serbe. Këtë e kanë thëënë shërbimet inteligjente europine. Ndërsa për të ngritur rrjetin e spiunazhit në Amerikë në mesin e shqiptareve është dhëne shifra 2O milion dollarë.

Asnjë nuk e mbrojti te drejtën e faljes se Beratit. Madje Muci e ofendoi duke i thënë ato fjale se ky na paska ardhur nga Prishtina të ua jape mend. Po Cakaj nga erdhi nga Prishtina apo nga Beogradi?! Ky njeri i ri qe paska lexuar te gjitha përrallat e Borëbardhës me shtatë xhuxhat do të bëjë diplomacinë shqiptare që duhet pranuar që është e kalbur deri ne farën e mollës me njerëz te papërgjegjshëm, te shitur dhe pjese e mykur e nepotizmit. Ne kohen e Berishës trupi diplomatik qe shërbente ne Amerike fliste hapur kundra vete kryeministrit që i paguante para personaliteteve amerikane dhe kjo nuk është gjë e re por e dëgjuar ne takimet e tyre me shqiptaret e Amerikës.

 Batoni duhet te shpallet non grada në Shqipëri dhe të mos lejohet te ketë akses ne asnjë mendia dhe ne asnjë organ qeverise te Shqipërisë dhe te Kosovës. Ndryshe kazanët e ziftit të tij do të bien mbi koka njerëzish. Ai e pohoi në Provokacia se duhet shitur 25% e te gjithë pasurive të pasurive që ka Kosova bashke me Shqipërinë për xhepin e Serbisë dhe Bato sheiku do të jetë më i pasur se mbreti i Arabisë.

Zot shpëtojë Kosovën dhe Shqipërinë, mallko Haxhinë dhe beko Beratin dhe të gjithë beratasit e fjalës së lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat