“Unë” e kam dhënë i pari idenë për taksën

Opinione

“Unë” e kam dhënë i pari idenë për taksën

Nga: Sinan Kastrati Më: 20 janar 2019 Në ora: 11:26
Sinan Kastrati

(Nga ditari im)

“Unë” e kam dhënë i pari idenë për taksën. Kjo shprehje, lirisht mund ta quajmë edhe “sentencë”, ma kujton prishjen e Perandorisë Romake, pas vdekjes së Oktavian Avgustit, i cili paska thënë: “Vendin tim duhet ta zë ai që është më i zoti”.

Ruajna Zot prej k`tyre politikuajve tanë sepse aq shumë ngjarje ndodhin brenda javës, nga “mahitë” e tyre sa edhe sikur të gjithë zëvendës ministrat e “qeverisë” së Ramushit me i pasur, nuk mund ti mbledh as gjysmën e temave për me i qit në letër të bardhë.

Prandaj Ramushi e ka ditur se do të ketë shumë “mahi” e “rraka penla” prandaj ka punësua gjithë ata zëvëndës ministra e (35?) këshilltarë. Ata duhet të bëjnë diçka.

Mas paq edhe sonte ku me ja ngjit

Po mundohem edhe unë ngapakë nëse mundem me i përthekua me të dy krahët, sikur kur e mushnim krahun kashte e iu qitshim me hëngër gjâja e çka e lishin, iu shtrojshim. E tyre ishte kashta e sana, talla e atava.

Po ia filloj, po ku me je nis se? Apo me ja bâ sikur dhanrri kur ka hi n`dhomë te nusja, natën e parë e nuk ka folur asnjë fjalë?

E mos me fol dhëndërri, thonin plakat, fëmojët lindin, shurdh memecë. Dikur, kur nusja e pyet:

-Ngjitja bre burrë dikund!

-Vallahi s`po di ku me ja ngjit!

-Edhe sonte mas paq ku me ja ngjit ....

Edhe unë, nuk ish se nuk kisha ku me ja ngjit por aq shumë kishin folur politikajt tanë sa as kuajt teknefes nuk kishin me P... më shumë.

Por unë dua të flas edhe për shkrimet e njohësve për këto tema e këta dai.

Lexova shumë shkrime nga doktorë e doktoresha, analiste e anekdota, ama ajo që më së shumti më pëlqeu ishte zonjusha Kimete Berisha, shkrimi me i saj: “Hashim, të ka pyet ‘Kush e ka vra duarlidhur Behadin Hallaqin ... ?

Hashim dramaturgu dhe gjykata si teatër i tij.

Goxha njëfarë drame e luajti dje edhe Hashim Shekspiri në teatrin e gjykatës.

Por drama e ka katarsisin (Katarza, spastrim I shpirtit… shën. Imi), lolo.

Gjykatësit e dinë rolin që ua ka dhënë Shekspiri, Kadri Veseli e Xhavit Haliti po ashtu e dinë, mezenskena gati, të gjithë aktorët në skenë kur Presidenti e bën regjinë e skenarit të tij (me asistent regjie Kadri Veseli) e lëshon intrigën si bombën dhe mendja e tij shpërthen lufta qytetare bëhet kiameti, veç për hatër të tij.
(Kurrkush nuk e di kur bëhet kiameti)

Mirë i ka lidh situatat dramatike, duhet me ja pranu, po megjithatë e ka bërë një gabim.

Amatorizmi dramatik erdhi në shprehje kur Hashim dramaturgu u habit dhe (sikurse Kadri Veseli dhe Xhavit Haliti) dëshprimisht i doli në mbrojtje Murat Jasharit, bash atij që u zu me ‘pelë përdore’.

Pse?
.... "
Pse e mbron atë që ka dasht me t’vra!
Dhe plus po zgjedh ‘kush po ke qejf me dasht me t’vra’.
Po ke qejf me zgjedh ‘vrasësës’ tëndin Albin Kurtin!
(Po askush nuk e zgjedh vrasësin e tij).

E Murat Jashari s’po dika me shkru!

Ai nuk ka shkru romane por të ka pyet (dhe ka konstatu), thjesht, për shembull të ka pyet ‘kush e ka vra natën duar lidhur Behadin Hallaqin dhe ku e ka varrin ai’!
Besa ka konstatu që ‘ti e ke vra’.
Gojën sa qorapa, ke mujt me thënë ‘s’di’."

E lexova deri në fund dhe mu duk pakë.

Kjo puna e taksës do me u bë e madhe, sa “bulli”

Edhe Dardan Gahi paska folur

Merre me mend paska folur edhe Dardan Gashi, sekseri i cili pa asnjë votë, në shumë qeveri, ulet ngatë kryeministrave (vec Edi Ramës i tutet) thua se e dëgjon kush ate, “Zëvendëskryeministri Dardan Gashi e ka quajtur vendosjen e taksës prej 100% ndaj mallrave të Serbisë, si vendimin më “popullor” të arritur deri tani.

Gashi në emisionin Zona B në Klan Kosova ka thënë që nuk duhet të apostrofohet vetëm një person si “fajtor” pasi ky vendim sipas tij është i të gjithëve.

“Ky vendim nuk është i drejtuar kundër BE-së dhe as kundër partneriteti me Amerikën po është i drejtuar kundër një politike shumë agresive të padrejtë të Serbisë”.

Edhe E Hoxhaj nga friga se nëse nuk flet, po bëhet budallë, ia paska shkrepur ”Unë kam dhënë idenë për vënien e taksës”.

Dhe prap Hashim presedniku doli e tha: Kjo nuk ishte ide e Ramushit por e Rexhep Hoxhaj-t dhe Kadri Veselit.

E Zoti ka kyvet të madh. Ai e ruan edhe Hashimin, Kadrinë e … Enverin.

Hashimi, madje edhe taksën prej 10% nuk e përkrahte, sikur që i ruan edhe derrat, drenaushat, luanët e lepujt në mal.

E “Presidenti” i Republikës, Hashim Thaçi?

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi e ka quajtur hap jo të duhur vendimin e Qeverisë “Haradinaj” për vendosjen e taksës 10% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.

Në një konferencë nga Parisi, presidenti Thaçi është pyetur nga reporteri i “Indeksonline” rreth kësaj çështje.

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi e ka quajtur hap jo të duhur vendimin e Qeverisë “Haradinaj” për vendosjen e taksës 10% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.

Në një konferencë nga Parisi, presidenti Thaçi është pyetur nga reporteri i “Indeksonline” rreth kësaj çështje.

Hashimit, po i gutet

Thaçi i hidhëruar me taksen kundër Serbisë: Veprimin e tij as Rrahman Morina nuk do e kishte bërë!

Thaçi e quan të rrezikshme taksën ndaj Serbisë, thotë se s’bën të prishemi me ndërkombëtarët“Hashim Thaçi ishte ai i cili e ndau Mitrovicën, sipas kërkesës së Serbisë të artikuluar nga KFOR-i francez (DGSE), pra thënë shkurt një punë që e ka filluar para 19 viteve tash do ta përfundoj dhe zyrtarizoj juridikisht”, pohon ai.
Qeveria e Kosovës, ka marrë vendin që të rritë taksën në importe për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Kështu nuk kam thënë unë, kështu e pash në një portal që Hashimit as syni vërr s`i bënë.
Ai sa herë që e ka B... ngushte thirret në amerikanët (SHBA-në). Nuk e ka gajle për “f`tyrë” që dje kishte thënë “ … Luaj koqe me amerikanët” e tash, “Feriti”, ndërron.

Po a ishte ky Hashimi që nuk I dëgjoj amerikanët, Ollbrajtin në Rambuje? Shkaku I vonesës së nënshkrimit, Serbia bëri shumë masakra dhe gati na gjuajti në det. Por “fati” i jonë dhe I shqiptarëve ishte se kishim “uçk-në” e ajo i printe popullit për në Maqedoni, Mal të Zi e për në Shqipëri, sepse rroli i saj ishte, “humanitar”.

Deri në javën tjetër askush nuk din çka na pret. Ndoshta don Zoti e nuk hidhërohen Hashimi, Kadria e ... Ramushi se as borë e breshër më nuk ka me ra. 

E tjeër, çka u tha?

U fol nga të mëdhenjët se Dardani përfaqëson Tetuta Rugovën e Hashim Thaçi, përfa¨qeson LDK-në.

Tybe, edhe kjo është sagllamë se vetë Isa Mustafa tha: “Nuk jam pishman që e kemi zgjedhur Hashimin .... cka ... “

Për mahitë e meselet e Turjakës do të shkruaj njëherë tjetër e tash dua ti tregoj vetëm dy mahi.

N`dash ne ta han` e ndashin ne ta lânë për dimen

E kanë për veti, n`dash ne ta han` e ndashin ne ta lânë për dimen.

Shaqë Tusha, djali i vogël i Hamzës, djalit të Ali Agës a kânë hajgaraxhi i madh. Besoni se as tash në “Kabinetin qeveritar të Ramushit” nuk ka asnjë hajgarexhi më të madh, ani pse edhe këta janë afër ti.

Hamidi, vëllai i Shaqës nuk punonte hiç. Gjithë ditën, verës rrinte nër hije të Dudit, e kah shkonte hija, ky i shkonte për mas.

Besa edhe qitelinë gajdet i mante ngat vetit e kur lodhej, e dridhte nga një cigare, duhan kaqak.

Shaqa, ishte gjithkund, në mal e në mulli, me kosit, me korr e me prashit.

Njëherë kur vjen nga puna e rëndë e ditës, Hamidi i thot: O Shaqë, o shko bre hiçi loptse pe hanë sanën!

-Vallahi o Hamid, nuk shkova. N`dashin ne ta hanë qitash (në verë, vr. Ime) e n`dashin ne ta lanë për dimen, për veti e kanë.

Abedin Aga shkon për Bajram te Hamid Tusha në Turjakë

Abedin Aga i Dragabilit ish pas shkue për Bajram te Hamid Tusha në Turjakë.

Turjaka, “Sillën e Bajramit” e kanë hangër në darkë sepse nuk kanë pasur Xhami afër dhe kanë shkua në Marali, Astrazub, Sferrkë të Gashit apo edhe në Vermicë e më vonë, edhe në Bubavec me e falur Bajramin dhe, aty e kanë falur Namazin e Bajramit, aty te ndonjë I aferm e kanë hangër Sillen e Bajramit e mandej e kanë marrë ni mashkull e janë ardhur në Turjakë e në darkë e kanë hangër “Sillen e …”.

Edhe Abedin Aga kish pas shkue te Hamidi.

Hamidi I thot të vëllait, Shaqës:

-Shaqë, kur t`ja nisum me hanger bakllaven, ti dil jash e thuaj: -O mulne burra se u kallem e qohum e nashta na jet bakllava pa henger e kur të shkon Abedin Aga, na e ham. Ani, thot Shaqa.

Kur vjen bakllava, Shqa del e bërtet: O ngani burra se u kallëm!

Hamidi qohet nga sofra e I thot: - Abedin Aga, qu se u kallem!

Vallahi, nuk qohna pa um ra gacat n`qafë!

Atherë Hamidi I thot Shaqes: -O Shaqë o hajde se shkoj bakllava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat