A do të zbardhen vrasjet politike nga Gjykata Speciale në Hagë?...

Opinione

A do të zbardhen vrasjet politike nga Gjykata Speciale në Hagë?...

Hasan Hasanramaj Nga Hasan Hasanramaj Më 20 janar 2019 Në ora: 11:39
Familjaret e të gjithë këtyre burrave të vrare dhe të plagosur të rezistencës shqiptare pyesin a do të zbardhen vrasjet nga Gjykata Speciale?

Si mundem ne shqiptarët kaq shpejtë të harrojmë tmerrin, të cilin okupatori serb e shkaktoi anë e mbanë Kosovës në luftën e fundit duke  na dhunua  fizikisht, duke na burgosur, duke vrarë, duke na djegur, duke na plaçkitur, duke na shkatërrua, duke na shkrumbuar gjithçka që ishte shqiptare. Për befasi shumë shpejt i  harruam tmerret dhe vuajtjet e luftës së fundit që  përjetuam ne shqiptarët, duke ecur këmbë nëpër shi, nëpër borë, nëpër baltë, nëpër  të ftohtë, pa bukë pa ujë nëpër Bjeshkët e Nemuna, të  Sharit, të Rugovës, të Drenicës dhe regjioneve tjera anë e këndë Kosovës, në të cilat shumica prej nesh, në ato momente të vështira u kacafytem me jetën apo vdekjen?!...               

Të gjithë ne jemi të bindur se drita e shpirtrave të shqiptareve në çdo moment, çdo ditë dhe muaj duhet t’i  përkujtojmë dhe të vijnë deri të përfundimi së për momentin nuk pajtohem me gjendjen e krijuar, nuk  pajtohem me realitetin e hidhur gjatë njëqind e dyzet e dytë  viteve të kaluara, për rrethanat tepër të favorshme për kurorëzimin e aspiratave tona shekullore në momentet më të duhura  dalim në skenën kosovare e më larg duart tinëzare që t’ia vejnë flaken gjithë skafit.                                                                                                                                                                  

Vrasjet në pritë dhe pas shpine i bënë njerëzit  e ligj dhe shpirtit e shitur të kombit ...                                                                                             

Këto duar nuk janë duar, por ishin gojë gjarpinj që  tentuan që të kafshojnë ardhmërinë e fëmijëve, ishin gjarpinj që me çdo kusht deshën  ta helmojnë lirinë e Kosovës, vetëm e vetëm për t’i realizua platformën dhe strategjitë e tyre të njëjta me ato të Serbi dhe të revolucionit të vonuar “Demokratik” në Shqipëri në vitin 1997. Andaj, nga vuajtjet dhe dhimbjet të ne shqiptaret në Kosovë e vende të tjera përjetuam njëqind e dyzet e dy vite radhazi skenat më dhimbshme, tani me në fund duhet ta vejmë gishtin në kokë dhe të mendojmë mirë në një anë, kurse në anën tjetër duhet të marrim mësim në mënyrë që mos të lejojmë që për nderë të eshtrave të gjysheve dhe stërgjysheve tonë të behëm ata që nuk jemi dhe nuk kemi qenë kurrë?!                                                                                                                                                                   

Është detyrë e shenjtë e çdo  shqiptarëve në Kosovë e më larg që më në fund të lidhemi fortë me besa- besë kundër interesave të  gjithë atyre që tentuan dhe po tentojnë me çdo kusht ta vlerësojnë sakrificën e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe liderëve të saj të mirënjohur.

Pse nuk e ngrinim zërin kundër këtyre skena dhimbshme dhe të zezave, jo me fjalë, e premtime  boshe, por me aksione konkrete kundër krimit të organizuar, korrupsionit me famë botërore, qendrave mafioze dhe të zezave  tjera në Kosovë, të cilat pa therë në këmbë po lëvizin dhe veprojnë lirshëm që nëntëmbëdhjetë vite radhazi. Athu a po presim të kryhet edhe ndonjë vrasje e re?... Patriotet, njerëzit të ndershëm me ideal të fortë kombëtar, të cilët që nga ditët e para të rezistencës kundër pushtuesve shekullor e deri në momentin e fundit të jetës së tyre, si shqiptarë të vërtet luftonin dhe punonin me një përkushtim të madh për të mirën e Kosovës dhe pavarësinë e saje, nga dora e rebeleve të përkrahur  dhe dirigjuar nga bandat dhe banditët e kuq nga Tirana dhe Kosova, vasalet e Beogradit dhe të Moskës në pritë pas shpine dhe me maska në kokë  pa kurrfarë të drejte ua morën jetën intelektualeve, eproreve ushtarak, të rinjve, grave të cilët në momentet më të duhura për Kosovën dhe qytetaret e saj shkuan atje ku nuk është dashur të  shkojnë...                                                                                                     

Në shumë mjedise në Kosovë dhe Serbi ditët e vrasjeve  e njerëzve me vlerë të madhe për Kosovën shqipfolësit dhe kriminelet serb në Kosovë e Serbi i kremtuan në forma të ndryshme?... Ne shqiptareve, në momentet më delikate të historisë po na ndodhin gjera, të cilat nuk është dashur të na ndodhin. Historian na ka mësuar së vrasjet në pritë, natën dhe ditën pas shpine dhe me maska në kokë i kryen njerëzit me të ligj të kombit, të cilëve deri me sot edhe përkundër  premtimeve, kërkesave dhe fjalëve të mëdha, se  shpejti do t’i arrestojmë  deri me sot  nuk u realizuan  në jetë dhe vepër në një anë, kurse në anën tjetër të gjithë ata që dhanë premtime të mëdha nuk arritën t’u dali përpara?!                                                                                                           

Kush  i ndërseu, kush po i ngacmoni dhe  i frymëzon këto qarqe kriminalo- mafioze në Kosovë ?                                                                

Ku ishte policia ndërkombëtare, SHPK-ja, Qeveria, parlamenti, partitë politike dhe strukturat udhëheqëse dhe forcat progresive në të gjitha nivelet në Kosovë, të cilat që nëntëmbëdhjetë vite  ngritën shumë pluhur dhe   dhanë shumë premtime, por për fat të keq nuk arritën për tu ra në gjurmëve zbulimin e krimit në qendër të krimit?!... Atëherë, ne me të drejt pyesim nuk donim, apo nuk mundemi tu binim  në gjurmë bartëseve të këtyre të zezave?...

 Kujt i konvenuan të gjitha këto të zeza në Kosovë?  të cilat shumë na ulen autoritetin në botë?  Kërkohet nga Gjykata Speciale në Hagë që ma në fund të zbardhen vrasjet politike të familjareve që i humben  me të dashurit e tyre më në fund  ti zbulojnë së kush janë ata që vranë dhe plagosen elitën e rezistencës shqiptare në një anë, kurse në anën tjetër të çrrënjosim krimin e organizuar  në qendrat mafioze, të cilat lirshëm po punojnë dhe qarkullojnë nëpër Kosovë që nëntëmbëdhjetë vite ?!                                                                                                                                                     

Nëse, këtyre krimineleve, forcave mafiozeve nuk mund t’u dalim përpara gjykatat vendore dhe ato ndërkombëtare dhe forcat tjerra progresive  dhe t’ua shkatërrojmë shtrofullat dhe t’ua ndalim hovin, të gjithë atyre që janë përgjegjës të deklarohen para opinionit se nuk janë të afte me u kacafyt me ta. Përndryshe, të gjitha ato familje dhe individ që pësuan më në fund nëse nuk zbulohen autoret e këtyre vrasjeve me në fund edhe  nga ana  Gjykatës Speciale në Hagë ka ardhur koha që vetë  familjaret e goditura ta gjejnë forma dhe metoda për çrrënjosjen e të këqijave dhe bartëseve të tyre. Ata, të cilët gjatë nëntëmbëdhjetë viteve të kaluar,   vranë personalitete të larta të inteligjencës, eprore ushtarak, të rinj, gra  e të tjerë, forcat progresive në Kosove mirë e dinë së të gjithë këta janë trashëgimtaret e bandave.  Të presim edhe ndonjë ditë se çka do të ndodh në Gjykata Speciale në Hagë?                                                             

Lutjet  që të mos na përsëriten krimet nuk ua zbuten zemrën krimineleve?!                            

Andaj  mirë u pa dhe po shihet edhe sot së ata që duhet të na mbrojnë për momentin nuk janë në gjendje ta mbrojnë as vetveten, e mos ë flasim për mbrojtjen e qytetarëve! Atëherë, kujt  me ia lënë fundin, të  madhit Zot, me lutje që mos na përsëriten vrasje të tilla. Për fat të keq lutjet të tilla që u  bënë nëpër tubime mortore dhe vende të tjera nuk arritën t’ua zbusin zemrat atyre  që nuk kanë zemra, të gjithë atyre që e vranë elitën, vëllezërit dhe motrat veta  në momentet më të duhura për Kosovën. Të gjitha vrasjet që u kryen po i trumbetojnë, së në Kosovë ka antikombëtar, të cilët atëherë kur këtyre trojeve stërgjyshore u nevojitet bashkimi, qetësia, rendi,ligji dhe të mirat tjera të cilat  na ngrinin besimin të myqet tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat