Të largohet Thaçi, që të hiqet Serbia qafe?! - Bota Sot
Të largohet Thaçi, që të hiqet Serbia qafe?!

Opinione

Të largohet Thaçi, që të hiqet Serbia qafe?!

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 20 janar 2019 Në ora: 17:54
Hashim Thaçi

Ankoheni në Serbinë e nuk e vëreni se sherrin e keni brenda në shtëpi! Pse e toleroni njeriun i cili po don me jau nda veriun për gjoja “anëtarësim në OKB, në NATO dhë në BE”. Që të gjitha janë manovrime të tij për të shpëtuar vetën nga Gjykata Speciale, Mogherinin nga debakli në politikën e jashtme evropiane dhe mosrealizimin e synimeve të Serbisë për ta aneksuar veriun.

Po që dëshironi të vërtetoni së këto konstatime janë të sakta, atëherë, largojeni Thaçin, shkarkojeni përmes Parlamentit duke u bashkuar që të gjithë pozitë e opozitë në mbrojtje të Kosovës.

Nuk do ta pranoja arsyetimin e asnjë subjekti politik e shtetëror, i cili thotë së po punon e po lufton në të mirën e Kosovës duke mos ju kundërvënë shitësit të pjesës së Kosovës para syve dhe mendjes së juaj.

Cdo sjellje tjetër nga kushdoqoftë, për mua është demagogji në superlativ që i del krah të keqës dhe punon kundër interesave të Kosovës.

Assesi nuk duhet as që të mendohet për tërheqjen e taksave ndaj Serbisë, duhet t’i vihën kushte tjera që derisa ajo nuk bën çnjohjen e çnjohjeve ndaj Kosovës, do të vazhdohet me masa tjera kufizuese dhe do ta shihni “sinqeritetin e Evropës e besa edhe të Amerikës” për zgjidhje të drejtë të çështjes së Kosovës, e cila e kishte zgjedhjen definitive, por me tradhtinë nga Thaçi, ajo u kthye në rifillim që Serbisë i dha shansin të luajë me Kosovën, me Evropën dhe me Ameriken.

Na falë miku ynë Amerikë, por, Serbia sot e kësaj dite nuk thirri askënd për t’u përgjigjur për djegien e ambasadës juaj në shenjë revolte me rastin e shpalljës së pavarësisë Kosovës, që do të thotë, nga mbështetja e Rusisë, po iu injoron juve dhe Evropën duke ju mashtruar se do të hyjnë në BE.

Ne, si shqiptar, hstorikisht kemi një përvojë të hidhur, me Serbinë si gënjështare, agresore dhe labile. Ne, nuk kemi më mundësi e as që dëshirojmë që Serbia të na mbajë më nën okupimin politik si shtet i pavarur, por nën diktatin e politikës të saj përmes përkrahjes së Rusisë.

Nuk ishit të sinqertë e as të guximshëm për të ndërmarrë masa ndaj Serbosë, edhe kur i mban peng të pagjeturit. Ju,edhe kur në mënyrë agresive vepron kundër politikave tuaja ku, edhe pse e njohët Kosovën, ajo në mënyrë agresive,vepron kundër Kosovës, kundër BE-së dhe kundër Amerkës.

Ju, zotëri të BE-së, paturpshëm talleni me Kosovën dhe popullin e saj rreth liberalizimit të vizave. Është asgjë tjetër përpos sjellje raciste, antinjerëzorë e antihumane. Si t’u besohet juve.

Ju lutemi nëse nuk keni çka ti bëni kalit, mos i mëshoni “samarit”. Stop me këto politika ledhatuese ndaj Serbisë në dëmin tonë kombëtar për shekuj të ardhshëm.

Nuk ka më dyshime se kush është fajtori për krijimin e kësaj gjendje politike, ekonomike e shoqërore të Kosovës. Ai është njeriu fatkëqësisht në krye të shtetit të cilin po e duroni, po e mbani dhe po e afirmoni. A mbrohet tradhtari, mercenari i Serbisë dhe shkatërruesi i Republikës së Kosovës e krijuar me gjakun e popullit, i cili tani, nuk guxon të heshtë, por t’u kundërvihet të gjithë atyre që janë në favor të ndarjes,k ushdoqoftë ai.

Thaçi, urgjetisht duhet të largohet dhe më këtë rast, nuk keni nevojë direkt të konfrontoheni me Serbinë, Evropën e Amerikën. Kjo është në dorën tuaj, por duhet guximi, vendosmëri dhe vetëdije qytetare.

Paralajmërimi i demonstratave masive “pasi të falët bajrami” është dështim qytetar e institucional. Veproni mënjëherë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...