Delegacioni i “Burrave të dheut” - Bota Sot
Delegacioni i “Burrave të dheut”

Opinione

Delegacioni i “Burrave të dheut”

Prof. Mr. Imer Hamiti Nga Prof. Mr. Imer Hamiti Më 20 janar 2019 Në ora: 22:55
Delegacioni i Kosovës në Bruksel

Vizita famoze e të ashtuquajturit delegacion shtetëror i Kosovës në Bruksel sikur mbajti në ethe tërë Kosovën se cfarë mrekullirash do të bëjë ky delegacion i përbërë hiq ma pak se 10 (dhjetë) ”burra të dheut” të Kosovës të cilët aq për zemër e kanë vatanin sa që nuk pritojnë natë e ditë të udhëtojnë në Bruksel vetëm e vetëm që Kosova të reahatohet.

Por shtrohet pytja se si shiheshin këta përfaqësues shtetërorë të Kosovës në sytë e Znj.Mogherini, duke filluar nga dy bashkëkryesuesit, Limaj e Ahmeti binom ky i ëndrrave të të gjitthë shqiptarëve të Kosovës për prfaqësim dinjitozë.

I pari Z.Limaj i akuzuar e akuzuar nga të gjitha Gjykatat e sidomos i akuzuar për korrupsion si ish Ministër iTransportit dhe telekomunikacionit, e përfaqësimi i tij nuk mund të del më shumë se nga Komuna e Malishevës (Nuk po shkruaj ma shumë për të sepse i gjithë opinioni është i njohur me të bërat e tijë).

I Dyti Z. Ahmeti ni kaskader politik i hyrë në politikë si frymë e re, duke hapërur në Lëvizjën Vetëvendosje për të fituar mandatin e parë të kryetarit të Prishtinës me pazare të mfshehta të natës me PDK-në dhe i mbështetur nga Baton Haxhiu (Miku i Jovica Stanishiqit ) me Klan kosovën e tij që në fakt është klani i Mishkoviqit të Beogradit me seli në Tiranë e poashtu fitoi mandatin e dytë në krye të Prishtinës përmes po të njejtëve mbështetës përmes manipulimit të votës së prishtinasve duke qeverisur në formë të qeverisjes së një Despotati. Në fund z. Ahmeti Shantazhoi qeverisjen pakicë dhe jolegjitime të Z.Haradinaj me votimin e buxhetit vetëm për t'u bërë pjesë e këtij delegacioni dhe qe Znj.Mogerini t'ia shpjegoi çështjen e vendosjes së kunagjave të kufirit duke sjellur përvojën më të mirë nga Prishtina.

Po çka shihte Znj.Mogherini te i treti Zv. Kryeministri i famshëm i Kosovës z.Dardan Gashi, përveq se një skseri dhe shantazhuesi të shkëlqyer i cili bëri qe ta futë në kurth anëtarin e familjes Rugova e mandej shantazhoi motrën e tij deputete për të siguruar koorumin e Parlamentit të kosovës, nga doli qeverisja pakicë shqipëtare e Republikës së Kosovës dhe njikohësisht siguroi postin për vete të zv kryeministrit, ndërsa Kosovës, shqiptarëve të Kosovës i dhuroi izolimin ndërkombëtarë të kosovë, izolim ky ngjashëm me izolimin e shqipërisë Enveriano-Staliniste dhe natyrisht i inspiruar nga bastardët postkomunistë të qeverisjes aktuale të Tiranës.

I katërti Z. Gorani, ish këshilltari i Presidentit Thaçi i trafikuar në Vetëvendosje për qëllime obstrukcioniste dhe për të fshehur të bëmat e tij në vitet nëntëdhjeta kur shumë familje shqiptare ishin të shtrënguara për bykën e gojës e ky si birë i kryetarit të sindikatës së atëhershme, pati besimin nga bashkëatdhetarët qe jetonin në Slloveni, të sjellë mjete financiare për ndihmë familjeve të Kosovës dhe ky pa një pa dy hiq ma pak se 20 mijë marka i vodhi me arsyetimin se ja kanë konfiskuar policia serbe.

E arsyetoi hajninë e bukës së gojës së fëmijëve shqipëtarë të Kosovës me sqarimin e dhënë më lartë dhe vazhdoi gazetarinë në kohën e atëhershme duke shitur patriotizëm sikur mos te kishte ndodhur asgjë.

Këtijë delegacioni i mungoi Lab Tallavaja i cili do të kishte qenë mirë të ishte me këtë delegacion ashtu që para Mogerinit t'ia niste një kënge Jasha, Jasha dhe të mësonte atë se si duhet bërë dy pasaporta dhe si duhet gënjyer opinionin se gjoja ka hequr dorë nga njëra.

Të tjerët e këtij delegacioni nuk kanë rëndësi fare, sepse iu ka dhënë rasti për të shkuar në Bruksel e pse jo ku atje mund ta mbushin barkun e tyre të uritur dhe natyrisht ndonjë selfie për familjet e tyre dhe për Kosovën e dashur të tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...