Rugova dhe vargu i Nolit-Na e shanë,na vranë, na i thanë trathtor - Bota Sot
Rugova dhe vargu i Nolit-Na e shanë,na vranë, na i thanë trathtor

Opinione

Rugova dhe vargu i Nolit-Na e shanë,na vranë, na i thanë trathtor

Nga: Prof.Mr. Imer Hamiti Më: 21 janar 2019 Në ora: 21:23
Prof.Mr. Imer Hamiti

Vizionari dhe Arqitekti  pavarsisë  së Kosovës , burrshtetasi shqipëtarë  cili pas Ismail Qemal Vlorës në analet e historisë do të shënohet si njeriu i kombit që priu me demokracin ne gjithë trollin shqipëtarë dhe dërgoi kosovën drejtë  pavarësisë  së pritur shekullore, pati  përvjetorin  e vdekjës së tijë ku u nderua me akademi madhështore nga bashkëveprimtarët e LDK-së dhe nga pasardhësit trashigimtarë Rugovian.

Por përveq respektit dhe nderimet nga ata qe e deshtën dhe mbështetën si mbrenda e poashtu edhe jashtë kosovës , pati “nderime dhe përkulje” edhe nga ata të  cilët pothuajse hiq ma largë se para 21 viteve , pra në fundë të shekullit të kaluar nuk lan pa bërë lloj lloj shpifje ndaj figurës  së tijë dhe  fjalorë më të paskrupullt gjoja në emër të qlirimit të kosovës dhe gjoja se ishte Rugova ai qe pengonte realizimin e aspiratave  të kombit shqiptarë të Kosovës.

Llomotitën e Llomotitën , e filluan ta shajnë e ta shajnë  e mandej atëher kur shumica dermuese e popullit shqiptarë të kosovës ishin peng  i rexhimit të egër Serbë ,gjejgësishtë makinerisë ushtarake serbe e poashtu edhe presidenti Rugova, nuk hezituan fare qe ta shpallin trathtar deri sa shkuan në pikën ekstreme për të bërë likuidimin e tijë fizikë, dhe kjo përpjekje e tyre për likuidim fizik nuk u ndal duke kurdisur atentate të njëpasnjishme deri në vdekjën e tijë.

Inspiruesit  e ndjekjës së Rugovës, të bashkëpunëtorëve të tijë  dhe gjithqka qe bartëte filozofi Rugoviane, akterët e sotëm të jetës politike dhe bartës të pushtetit qe nga Presidenti Thaçi e më poshtë,  tani gjoja bëjnë nderimin e tijë dhe atë duke shkuar heret në mengjesë  para të të gjithë  të tjerëve  për ti servuar opinionit kosovarë mashtrimin optik se edhe këta e nderojnë figurën e tijë dhe këtë e bëjnë pa fije turpi pasi asnjëher nuk kanë kërkuar falje  dhe nuk kan prekur ndërgjegjën e tyre për të gjitha të këqijat që i kanë bërë jo vetëm Presidentit Historik Z. Ibrahim Rugova por edhe gjithë popullit shqipëtarë të kosovës.

Por këta zemërligë dhe sherbëtor të SHISH-it Klosian dhe SHIK-ut Veselian  nuk do të flejnë asnjëherë të qetë nga ndërgjegja e tyre  prandaj për ti hedhur pluhur syve të opinionit nuk do të reshtojnë që në qdo përvjetorë të vdekjë së Presidentit Rugova të bëjnë kurtoazinë  elementare e mandej të vazhdojnë me avazin e tyre qe sa herë te ju vjen rasti  dhe të mundohen të denigrojnë figurën emblematike të kombit Shqipëtarë  Presidentin Historik të Republikës së Kosovës Z. Ibrahim Rugova.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...