Kur mësuesit pyesin: Pse kështu?

Opinione

Kur mësuesit pyesin: Pse kështu?

Nga: Ramiz Spahiu Më: 23 janar 2019 Në ora: 07:07
Ramiz Spahiu

Greva në arsim ka hyrë në javën e dytë e gjasat nuk janë që qeveria të tregoj seriozitetin e duhur dhe përgjegjësinë,  përveç ndonjë taktizimi apo forme të kërcnimit. E paralajmruar, greva erdhi me ligjin për paga, i cili i vendosi mësimdhënësit parauniversitar në kategoritë e fundit. Ky rangim është nënçmues, dhe përul dinjitetin e mësuesit. Edhe shoferet e qeveritarëve kanë paga më të larta se mësimdhënësit e shkollës se mesme. Zyrtarët e qeverisë sonë kanë pagën më të lartë në rajon e dihet se numerikisht qeveria jonë është ndër më të mëdhatë, jo vetem në rajon.

Le të dihet se mësuesit grevojnë kundër një dallimi aq të madh në paga, që shkon nga 1 me 6 (presidenti), 1 me 4 (zëvendëskryeministra, ministra e deputet), dhe 1 me 3 (zëvendësministra), që janë me bollëk në qeverinë tonë. Dallime të dukshme ka edhe në rangim me të tjerët, ndoshta sipas meritokracisë, duke i lenë realisht të nënçmuar mësimdhënësit. Këtu do i kisha pyetur të gjithë ata që këto ditë po vjellin vrerë kundër mësuesve: - a ju kujtohet nëse grevuan ndonjëherë mësuesit në vitet e 90-ta, qoftë edhe një orë të vetme?  - a ju duket e drejtë që një deputet, minister apo edhe zëvendësminister të paguhet afërsisht sa katër herë mësuesi, pa llogaritur meditjet dhe benifitet tjera? – a e shihni shperdorimin e perditëshëm të parasë publike dhe luksin e shfrenuar të pushtetarëve tanë? Si thot F. Arapi: Njerëzit e bëjnë historinë, kur pyesin: pse kështu?  /kur thonë: mjaft më kështu!

Disa “njohësve të arsimit” që si element kundërshtues përmendin Pisa-n dhe mungesën e cilësisë në arsim, ju kisha përkujtuar atë që botërisht dihet. Nuk ka cilësi në arsim duke përbuzur , nënçmuar e lenë anash mësuesit profesionist dhe duke favorizuar militantet partiak e klanor. Ndërsa, djali i papajtuar i mësuesit grevist, ndoshta ka qenë më mirë të ju kujtoj pushtetarëve vargjet e Dritero Agollit: /Kurrkënd s’lejojmë ne me ju të tallet, /O baballarët tanë, /Se ju mbi shpina mbajtët tërë hallet.

Pushtetarët tanë ndoshta e ndiejnë veten aktor të mëdhenjë dhe më meritor për gjithçka në ketë shtet, por ju kisha kujtuar vargjet e Fatos Arapit: Dramën e loznin aktorë të mëdhenjë, /po dhe spektatorët të vegjel nuk qenë.  Mësuesit nuk ishin spektator të vegjël të lirisë dhe të ndërtimit të shtetit. Madje ata nuk ishin vetëm spektator. Ata ishin edhe aktor të shtetit dhe lirisë. Një pjesë ishin edhe luftëtarë të UÇK-së, dhe tani janë veteran (të vërtetë). Në fjalorin e shqipes, me nënshkrimet e tyre komandantet tanë, pjesa më e madhe e të cilëve janë në pushtet, futën termin “veteran i rrejshëm”. Dhe, me ato nënshkrime shkojnë milionat në xhepat e qytetarëve mashtrues, në vend se të derdhen në projekte punësimi të rinisë që ikën çdo ditë nga Kosova.

Pavarësisht se qëllimi i grevës është rritja e koeficientit të pagave, megjithatë kjo duhet parë edhe si shenjë pakënaqësie e revolte e mësuesve kundër qeverisjs se keqe që nga paslufta, dhe kam dro që do jetë fillim i një pakënaqësie më të madhe në shtetin tonë të ngulfatur e të keqqeverisur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat