Tani e tutje Zaevi me LSDM-në mund të ketë mbi 100.000 votues shqiptarë. - Bota Sot
Tani e tutje Zaevi me LSDM-në mund të ketë mbi 100.000 votues shqiptarë.

Opinione

Tani e tutje Zaevi me LSDM-në mund të ketë mbi 100.000 votues shqiptarë.

Nga: Sulejman Mehazi Më: 23 janar 2019 Në ora: 19:07
Sulejman Mehazi

Fytyrë pozitive, fjalëbutë, zemërgjerë, realist e guximtar, sa patriot aq edhe altruist i politikës maqedonase, person që me politikëbërjen e tij ua ka mbyllur gojën shqiptarëve në Maqedoninë Veriore. Qesharake e ironike, duket se e "do gjuhën shqipe" më shumë sesa politikanët shqiptarë. 

Politikanët e tanishëm tog me politikanët e më hershëm shqiptarë që 28 vjet kurrgjë s'bënë përveç premtimeve të brumosura me gënjeshtra: "gjuha shqipe zyrtare, gjuha shqipe zyrtare, gjuha shqipe zyrtare..." me lavde, rrena e çallame. 28 vjet pritje deri sa të vinte në pushtet Zaevi maqedonas, e t'i thotë Zijadinit: "ja ta plotësoj dëshirën tënde kombëtare", poashtu edhe Kasamit: "u bë, si thoni ju do veprojmë", e t'ua zyrtarizonte gjuhën shqipe.

Po mos harrojmë se me ligjin e zyrtarizimit të shqipes, Zaevi, gjuhën e vet maqedonase, me kushtetutën e re të Maqedonisë Veriore, e ka bërë gjuhë kombëtare, nacionale, shtetërore e diplomatike botëre. 

Bravo i qoftë Zaevit!

Liderët e partive shqiptare i ka futur nën sjetulla sikurse pula klloçkë zogjtë e pa aftë nën krahët me penda.

Tani e tutje Zaevi me LSDM-në mund të ketë mbi 100.000 votues shqiptarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...