Shpend Ahmeti po digjet ngadalë

Opinione

Shpend Ahmeti po digjet ngadalë

Nga: Prof. dr Binak Maxharraj Më: 23 janar 2019 Në ora: 19:11
Prof. dr Binak Maxharraj

Shpend Ahmeti Kryenegociator i Ekipit për dialog me Serbinë paska thënë një të vërtetë kur tha: "Ndoshta Hashim Thaçi di diçka që ne të ekipit s'po e dimë".

Kjo është më së e vertetë, Hashim Thaçi i cili është në dialog kuturu me Serbinë që shtatë vite di gjithçka rreth dialogut qoftë i hapur apo sekret, kurse ju të Ekipit negociator nuk dini asgjë së çka është bërë për këto shtatë vite diagolim dhe kurrë nuk do ta dini, duke e njohur natyrën tinëzake të Thaçit, por do të merreni vesh vetëm në përfundim kur ai i vetmuar do ta kryen misionin e vet për Kosovën dhe rreth Kosovës.

Ti Shpend Ahmeti dhe ti Fatmir LImaj me ekipin e juaj jeni veç së një lodër ne duart e Thaçit. Këtë e tregoi edhe fakti kur ai ne vend të dokumenteve ju dorëzoi vetëm fatura të udhëtimit dhe një dokument me përralla e rrena të tij, kurse të vërtetën e di vetëm ai, e ruan për vete, derisa e vërteta të shpërthejë, atëherë ju do të jeni jo vetëm të përzhitur po edhe të djegur në furrën e druve si Gjordano Bruno.

Ti Shpend Ahmeti dhe ti Fatmir Limaj nëse i keni dy kokrra mend në kokë, si po duket veç e paskeni marrë vesh fundin e juaj. Së këndejmi nuk
ju mbetet gjë tjeter veç të largoheni nga ky dialog sa nuk jeni bërë përralla e Zotit që pastaj as uji i Drinit dhe Bistricës nuk do të ju lajë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat