Zoti kryetar, ty dhe pushtetin ju ka zënë kallukaxha

Opinione

Zoti kryetar, ty dhe pushtetin ju ka zënë kallukaxha

Nga: Luz Tomaj Më: 23 janar 2019 Në ora: 19:22
Luz Tomaj

Për kallukaxhën më shum dine ata me prejardhje fshatare, sepse fshatarët duke levizë nga fshati në fshat edhe e kanë përjetuar. Në moshë të re, diku në fillim të viteve të gjashtdhjeta e kam përjetuar edhe vet. Ishte interesante.

Kur njeriun e zënë kallukaxha totalisht e humb orjentimin. Edhe kur dikush përpiqet me ta tregu rrugën nuk po ndihmonte. Jo,  sepse njeriu po mendonte  se nuk është duke ia tregu rrugën e drejtë. Madje, kur njërin, kali e kishte sjellë para dyerve të shtëpis, nuk e kishte njoftë as shtëpin e vet, deri sa nuk e ka lëshuar kallukaxha.

Prandaj, thonin, kur të zenë kallukaxha, ulu n’guri, heqe setren ose xhemperin, këtheje mrapsht dhe veshe se t’lshon kallukaxha.

Sugjeroi që kryetari dhe pushtetarët t’a bëjnë një gjë të till sepse as shtëpinë nuk po e njofin. Madje, edhe kur të tjerët, njerzit e kualifikur, përpiqen dhe I apostrofojn lëshimet apo dobësitë e bartësve të pushtetit, kur përpiqen me ua tregu rrugën, fare nuk qon n’kanar.

Niveli I arsimimit, në Kosovë, nuk është më ai I vitit 1948. Jo, jo zoti Kryetar dhe ju pushtetar, qytetarët e kanë të qartë dhe e kuptojn domethënjen dhe rëndësin e shtetit dhe gjërave që kanë të bëjnë me shtetin dhe për shtetin. Ndoshta, iu duhet sadopak, ngritja e vetëdijsimit kur bëhet fjalë për përzgjedhjen e pushtetarve.

Ta shiqojm pushtetin, ashtu siq e radhon Kushtetuta e mjerë

Parlamenti

E Tërë ajo çka ndodh në Parlament, të nep me menduar se a mos Parlamenti është transformuar në një shtëpi teatrale, shtëpi në të cilën luhen  rrole destructive.

Vërtetë, demokracin e karakterizon sistemi shumpartijak. Në këtë sistem zhvillohen beteja të ashpëra mes subjekteve politike. Mu për atë, edhe sistemi quhet demokratik. Megjithatë, edhe në këto beteja, interesat as individuale, grupore apo klanore, as ato të subjekteve politike, nuk duhet të vehën para interesave të shtetit apo të popullit, nga se shteti I përket popullit dhe vetëm popullit. Shiquar në këtë konstelacion, në këtë histori të shkurt të këti shteti, para gjithash, nuk jam I sigurtë, se a ka ndodhë qoft edhe një here, në ndonjë pike, sadopak, të përputhen mendimet pozitë-opozitë. Shpesh mendoj se, athua, këta “përfaqsues” të popullit e njofin shkrim-leximin, athua e lexojnë donjëherë të mjeren Kushtetutë apo ligjet, të cilat vet I aprovojn, e mos të them, a janë fare të vetëdijshëm se për çka janë aty, se kujt I shërbejnë. Në tëgjitha këto dhe pyetjet tjera, mjerisht, përgjegjëja është negative.

Mjerisht, bazuar në atë që shofim dhe lexojm, Parlamenti është çdo gjë tjetër por jo edhe Parlament. Sëpari, kultura politike, e cila, sëpaku, duhet me e karakterizu parlamentin dhe shtresen e pushtetit, thua se nuk egzisston e lene më që të kultivohet. Gjuha e cila dominon I përket gjuhes së rrugaqëve, gjuhes huligane, e cila, shpien gjer ke gjuha e kërcnimeve madje edhe përleshjeve fizike, mjerisht e bastardhoi edhe gjuhen, traditen apo kulturen e shenjtë kombëtare. Zatën këto dhe dobësit tjera e veçanërisht mungesa e profesionalizmit, etikes, pietetit etj. Bëjnë që Parlamenti, sëpari, nuk e ka vetvehtën nën kontroll, nuk është në gjendje me e mbikëqyr as instituciionin e presidences as atë të qeveris!!!!

Kryetari I shteti

Mos hyn n’mal pa sakicë, zoti Kryetar

Nuk do pretendoi me elaboru faktin se në mendjen apo trurin tend është inkorporu ideja e lojes  rreth kufijve me shtrigen Serbi. Shkurtazi do të përqëndrohem në argumentimin se po del jasht kufijve të kompetencave të postit të  kryetarit të Kosoves.

Para disa muajve, me një letër, përmes NY times, Kryetarit tim, këtu në SHBA, nuk e quajta kodosh por I sugjerova se kur flet në emer të popullit, shum here, para se të deklaron diç, duhet të mendon tri here. Të njejtën gjë t’a sugjeroi edhe Ty.

Përgaditja e Kushtetutës në fuqi, nga Komisioni ka përfunduar me 7 prill, ndërsa Kuvendi e aprovoi me 9 prill 2008. S’do mend se Kushtetuta, jo vetëm se nuk është diskutuar nga popullata, por ajo edhe nuk e paraqet vullnetin e popullit por atë të Ahtisarit. Megjithatë, sipas të gjitha normave juridike, shtetërore apo ndërkombëtare, kur bëhet fjalë për shtetin, veqohen dy momente me rëndësi vitale – integriteti territorial dhe sovraniteti. Sugjeroi t’I shiqoni dispozitat në fillim të Kushtetutes.

OKB, në listen e përpiluar, përfshin tëgjitha shtetet e botes, anëtare dhe joanëtare. Në listë gjindet edhe Rrepublika e Kosoves. Ky document i ofron të dhënat për sejcilin shtet – cilit sistem I përket – parlamentar, presidencial, monarchist etj, cili institucion është bartës I pushtetit etj. Dallimi kryesor, nëmes shteteve presidenciale dhe parlamentare çëndron në faktin se shtetet presidenciale, si SHBA psh. Kryetarin e zgjedh populli drejtëpërdrejt, prandaj, ai konsiderohet edhe si udhëheqës I institucionit ekzekutiv dhe e gëzon të drejtën e veprimit në emër të popullit, në përputhëshmeri me Kushtetutë. Sipas asaj liste, Kosova, me sistem parlamentar, gjindej në mesin e 42 shteteve. Aty gjindeshin si psh. Gjermania, Austria, Kroacia etj. Pozita e Kryetarit në këto shtete, pra edhe në Kosovë, definohet si pozitë, CEREMONIALE me kompetenca ekzekutive simbolike. Mos I nep vedit të drejtga dhe autgorizime më shum se të nep sistemi dhe kushtetuta z. kryetar.

Përcjelli mendimet e shum personaliteteve të arenes ndërkombëtare. Mendimet jan të ndara – pro dhe kundër idesë tënde. Mendoj se mendimi I sejcilit varet nga diapazoni individual I njohurive të shtetit dhe të drejtës. E lexova edhe një mendim të një të quajtur eksperte gjermane. Mendimi I saj e kontestoi legjitimitetin e Kryetarit të Kosoves lidhur me çështjet apo lojrat me kufinj dhe e konsiderova si mendim të kualifikuar.

Qeveria

Nga një here, me qenë I pari, është mjerim. Sipas numrit të kabineteve qeveritare, numrit të zëvëndës kryeministrave, ministrave, zëvëndësministrave etj. Qeveria e Kosoves e zënë vendin e pare, sëpaku në Europë. Me qenë e keqja më e madhe, Qeveria I ka duart e lira t’a zgjëroi sa të doj numrin e kabineteve, I ka duart e lira n’aspektin financiar, të vendos për të ardhura mujore megalomane etj. Kjo nuk ndodh, jo në SHBA por as në shtetet, sëpaku të Europes përendimore.

Para disa muajve, lexova një deklaratë të Kryeministrit, përafërsisht, se Kosova nuk ka të drejtë me e inicuar proceduren, para Gjykates ndërkombëtare, për dëmet e luftes, sepse  për atë duhet të autorizohet donjë agjenci etj. Mendova se po më bjen pika n’zemer. Nuk më befasonte diapazoni I informimit të z. Kryeministër, por mendoja se a egziston donjë profesionalist në rrethin e veprimtaris së tij. Reagova me një artikull në gazetën Bota sot, nga se e njof atë lëmi. Po e përsëriti se, për t’iu drejtuar asaj gjykate, dallimi në mes shteteve antare dhe joanëtare të OKB është se këto të mbramat, pra joantare, duhet të participojnë në shpenzimet e gjykatës e asgjë tjetër.

Z. Kryeminister dhe ju pushtetar, para disa muajve, e shiqova një raport, një listë të 17 shteteve në botë, të cilat I kanë qeverit më moderne, më kualitative dhe më efikase. 14 nga ato shtete ishin të Europes përendimore. Sëpari, këto qeveri I karakterizonte numri I kabineteve qeveritar. Ky numër ishte diku 50% më I vogël se I Qeveris së Kosoves. Karakteristika tjetër ishte se, arsimimi I ministrave ishte në përputhëshmeri të plotë me veprimtarin e kabineteve. Ministri I infrastruktures ishte ingjenier e jo mjek, ministri I drejtsis ishte jurist e jo politolog etj. Në fund, ato qeveri I karakterizonte kualiteti I legjislacionit, efikasiteti kundër krimit dhe veçanërisht kundër korrupcionit.

 Tani për tëgjith sëbashku

Fjalë e moqme: kape njanin e mëshoj tjetrit, mazamakeq

Për momentin, memoria më këthen pak mbrapa. Akademikët, tani të ndjer por të pavdekshëm, Gazmend Zajmi dhe Esad Stavileci, ishin professorët e mi, por diku në mesin e shtatëdhjetave, edhe shokët e mi. Në atë kohë përdorej fjala shok e jo mik. Sëpaku një here në muaj pinim kafe dhe bisedonim. Për fat të keq, pas konflilkteve të shumta të familjes time  me serb në fshatin Dollc, të cilat përfunduan me vrasje, sëpari nga fshati u shpërngul axha, dhe nuk I harroi fjalët që mi tha në zyren time të gjyqtarit në Prishtinë: bre migjë, ma kollaj ke  mi vra dreqnit  se mi duru vajtimet dhe ankimet e tyne. Athua, a mos ishte më lehtë, me ndihmen e NATO-s me e përzën shtrigen nga Kosova, se sa me I dëgju vajtimin e saj përmes Vuçiqave, Vulinave, Gjuriqave etj.  Edhe babi I im vendosi të shkoi pas vëllaut të vet, e për hire të babit edhe unë. Në vitin 1980 pra, u largova nga Kosova, mjerisht.

Dy akademikët, dhe jo vetëm ata, përveç punës në Univerzitet, me punimet e tyre, vepronin në çshtjet e shumta kombëtare, me thekse të veçanta për të ardhmen e Kosoves. Shkruanin për shtetin, për formimin dhe funkcionimin e shtetit. E përcjellja me vemendje edhe pas largimit nga Kosova. Esat Stavileci, duke u përgjegjë në një pyetje se në se  neve, shqipëtarët, nuk do të dijm me e menagju shtetin e Kosoves, qka do të ndodhë? Do t’a napim menagjimin me qira, ishte përgjegjëja.  Nuk do t’a napim menagjimin me qira por po rezulton e sigurt se nuk po dijm me e bërë menagjimin. Ajo veprimtari, ato punime shkencore dhe të përshtatëshme për aplikim në praktikë, mjerisht, nuk shkuan fare as në veshë as në mendje të pushtetarve.  Shpesh mendoj se a do vij do një ditë për të shkruar donjëfjalë të mire, positive, lavdëruese për pushtetin e Kosoves.   Do përpiqem, shkurtazi, ti preki disa momente.

Sëpari, për lojrat  maca e mini

Nga analiza e shkurt e mësipërme, pa mëdyshje, rezulton se, subjektet politike janë mbyll në vete, janë byrokratizuar, janë klanizuar dhe nuk iu shkon në mend, se përveç tjerash, hyjn n’gjynah me vet elektoratin. Komunikimi në mes subjekteve nuk është komunikim. Nuk ka komunikim në aspektin e programeve, në aspektin e pikparjeve kreative dhe positive në interes të popullit. Vet procesi I  komunikimit, nëse mund të quhet komunikim, shkon në ekstrem dhe transformohet në process të inateve. Me fjalë tjera, nëse një subject ofron diç positive, subjekti tjetër, pa mëdyshje e rrefuzon e rrefuzon  për inat sepse, e konsideron se po vjen nga kundërshtari, mos të them nga armiku. Pra, procesi pozitë opozitë I përngjan lojes nëmes maces dhe minit.

Procesi I shtetformimit apo mosformimit

Nuk arrijtëm që të rilind Dardania, por, megjithatë, me ndihmen e  aleances NATO, e un them të SHBA, nga se, sëpaku në atë kohë, SHBA në NATO participonte me 73%, arrijtëm që Kosova të lirohet, më në fund, nga thundra, tiranija e paskrupullt e Serbisë. U shpall pavarsia por nuk u ndërtu shteti.

Ndërtimin e shtetit çdo kush e shiqon nga këndvështrimi personal, çfar e shiqojn edhe vet pushtetarêt,  por aty egziston vetëm një këndvështrim vetmi, këndvështrimi të cilin e ofron shkenca. Më duhet të them se, që nga shpallja e pavarsisë, procesi I shtetformimit, mjerisht, nuk lëvizi fare, ndaj edhe ballafaqohemi me pasoja të shumta.

Integriteti dhe sovraniteti

Kosova e shpalli pavarsinë, I themeloi institucionet e doemosdoshme të shtetit – Parlamentin, kryetarin, qeverin dhe ato përcjellëse. Mjerisht, nuk ndodhi rrumbullaksimi I procesit të formimit të shtetit. Kur them nuk ndodhi rrumbullaksimi I procesit, mendoj, paara gjithash, në integritetin territorial dhe sovranitetin. Integriteti dhe sovraniteti janë në lidhje të ngusht dhe njëri pa tjetrin as që mund të paramendohen. Kjo është temë e gjatë që të elaborohet në aspektin shkencor, madje edhe praktik, prandaj do ndalem shkurtazi.

Në mungesë të sovranitetit, në cilën do pjesë, cenohet vet integriteti territorial I shtetit. Mjerisht, juridiksioni I institucioneve të Kosoves, si shtet, nuk u shtri dhe nuk shtrihet në very, madje,  nuk jam I sigurt, as në enklavat serbe. Në mungesë të shtrirjes së juriksionit mungon sovraniteti ndërsa, në mungesë të sovranitetit cenohet integriteti territorial I shtetit. Ky cenim, tani më, ka dale plotsisht në horizont dhe në se ndodh, Kosova do të bëhet horë para tëgjitha atyre shteteve të cilat e kan pranuar, pavarsisht çendrimeve të tanishme.

Kohë më pare, tema më aktuale ka qenë tema e asociacionit. Me disa artikuj e pata shprehë mendimin se formimi I asociacionit vetëm I paraprin referendumit për shkëputje nga Kosova. Në ndërkohë, gjërat vetëm sa u thjeshtësuan. Tani flitet për do lëvizje apo korigjime të kufinjve, që nënkupton, përveç tjerash, ndarjen e veriut. Jo më larg se sot, lexova deklaratën e njëfar Rakiqit se nuk do të lejojnë bashkimin e Mitrovices.

Mjerët ju t’mjerët, akoma nuk e kuptoni situatën në të cilen gjindeni, në të cilen po e sjellni shtetin, popullin e Kosoves. Kallukagja iu ka bërë që nuk e njefni shtëpin, e keni humb rrugën n’oborr. Zgjohi more dhe kuptoni se duhet me u largu sepse ia keni zënë rrugën popullit, se pazaret që po pretendoni me I bërë me Serbin nuk I bëni në emër të popullit dhe populli nuk ua bënë hallall.                                                               

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat