Përgjigja e Nexhat Hazirit për Bekë Berishën

Opinione

Përgjigja e Nexhat Hazirit për Bekë Berishën

Nga: Nexhat Haziri Më: 23 janar 2019 Në ora: 22:07
Nexhat Haziri

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha më paska kërcënuar me një padi nëse unë nuk i kërkoj falje  për një reagim timin të postuar në rrjetin social ''Facebook'' dhe të botuar me lejen time në Gazetën Kombëtare ''Bota Sot'', ndaj deklaratës së tij në një emision televiziv , ku  kreun e LDK-së, Isa Mustafën e quan ''xhenaze politike''.

Bekë Berisha!

Po ta rikujtoj publikisht se ju në vitet '90, e nëse nuk gabohem në vitin 1997, e keni vrarë personin G.H.M nga fshati Saradran, Komuna e Istogut, vrasje për të cilën keni mbajtur burg dhe jeni liruar në vitin 1998.

Bekë, ju para një viti keni kërcnuar gazetarin me ''plum n'ballë'' (emër i njohur për mua, edhe për ty), por nuk po ia përmendi emrin pa lejen e tij, për hirë të korrektësisë.

Ndërsa mua më paskeni kërcënuar më padi, nëse brenda 24 orëve nuk ju kërkoj falje. Mbase këtë gjest tuajin më duhet ta vlersoj si një avancim tuajin, në vend se të më kercnoni me ''plum n'ballë'' sikur kolegun tim, zgjodhët kësaj here padinë, gjoja për shpifje.

Bëje Bekë, jam i sigurt se do ta fitoni,sepse nuk bëhet ndryshe, deri sa në ato t'shkreta ulëse të Kuvendit të Kosovës dhe institucionet e tjera të larta shtetërore, keni zënë vend soji i vrasësve,të dënuarve për krime lufte, haraqegji, shefi dhe ekzekutorët e organizatës kriminale SHIK, bosi i kokainës, zaptues të pronës shoqërore,pronar të klubeve të striptizit dhe prostitucionit, kontrabandist të gjithçkaje antiligjore, të gjitha faqeve t'zeza

Bëje Bekë, deri sa të zgjas kjo orë e ligë e historisë që iu solli n'pushtet, dhe që po vazhdon si një mallkim tash e një dekadë, ju jeni ''fitimtar''

Bëjeni, se unë as që e kam ndërmend të të kërkoj falje, jo për 24 orë, por as për një jetë të tërë.

Ju vet akuzoni, ju vet denoni, si Kadia, ''vet preni e vet kepni'' deri sa shoqëria të zgjohet një ditë nga kjo ''kllapi'' nën sundimin e GORILLAVE

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat