Presidenti e “zbuloi sekretin shtetëror, ekipit negociator, ia dha dokumentacionin”?!

Opinione

Presidenti e “zbuloi sekretin shtetëror, ekipit negociator, ia dha dokumentacionin”?!

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 24 janar 2019 Në ora: 08:37
Ekipi diaologues i Kosovës në Bruksel

Nuk e dinë njeriu a të qesh a të qajë!.Kryetari i shtetit nuk i jepte dokumentacionin “Ekipit shtetëror” i zgjedhur nga Parlamenti!

Merreni me mend sikur Presidenti Trump t’i thotë CIA-së ju nuk mund ta merrni dokumentin sekret. Në të vërtetë, Presidenti i SHBA-ve, është nën mbikëqyrjën dhe kontrollin e atij organi të zgjedhur nga Kongresi pa ndikimin e tij anipse për udhëheqës të këtij organi shtetëror, vjen propozimi nga ai, por, që nuk i nënshtrohët presidentit në veprimet e tij sepse, po ai organ e kontrollon presidentin dhe në rast të rrezikimit të interesave shtetërore posaqërisht në sigurinë kombëtare, i jep propozimet e veta organit që e ka zgjedhë.

Tani, shtrohet pyetja se çfarë i dha Presidenti Ekipit të pakicës së përfaqësuesve në Parlament për çka në takimin e parë deklaroi se për hir të sekretit shtetëror, nuk mund t’u jap atë që ata e kërkojnë. Dhe çka ju dha?!

Përderisa në shtypin e përditshëm të atjehit, në bazë të deklaratave të tij, që unë dorën në zemër asnjëherë nuk iu besoj, sepse ato ndërrohen sa herë t’i mrrolët ndonjë i BE--së ose SHBA-ve, se çdo gjë ka marrë fund dhe pritet të merret vendimi përfundimtar. Çfarë roli tani ka ekipi negociator në këtë moment i cili, nuk e ka idenë se çka iu ka dhënë Presidenti për takimet legale, ndërsa asnjë fjalë për ato ilegale që, në të vërtetë aty edhe qëndron sekreti dhe e vërteta të cilën asnjëherë nuk është në gjendje ta formulojë së për çka bëhët fjalë.

Në një anë flet për korrigjim, ndërrim teritoresh, në anën tjetër thotë së nuk ka Kosovë një etnike, por trumbeton përditë se si do ta bashkojë Kosovën Lindore, i cili në këtë teori nuk qenka i vetëm.

Fatkeqësia më e madhe është kur kësaj teorie i bashkangjitet edhe akademik Nexhat Daci, i cili, po e citoj thotë: Unë i besoj Hashim Thaçit”. E zotëri akademik, shihet së ku kanë ardhur akademikët dhe Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Nuk jam i nivelit të japë vlerësime për akademikët, por, heshtja dhe mos reagimi i  tyre në këto situata  historike për Kosovën dhë të ardhmën e saj, ma jepë të drejtën të ndihem i brengosur tej mase.

Domëthënë, akademiku po i qëndrojka Thaçit krahë ndarjes së Kosovës për gjoja marrjen e Kosovës Lindore që as nuk përbihet e as nuk kuptohet si iluzion.Të jem i qartë: Kush nuk është për atë pjesë të Kosovës, por, askush nuk është në gjendje të bëjë tramp tokë shqiptare me atë shqiptare.

Si mundet zoti Nexhat Daci t’i besojë Hashim Thaçit se ky gjoja po na e bashkojka Kosovën Lindore, i cili deri më tani, kurrë nuk e hapi këtë çështje atëherë kur duhej në fillim të të ashtuquajturave “bisedime teknike” për të kërkuar të drejtat e njëjta për shqiptarët e asaj ane, të cilët numerikisht janë katër herë në numër më shumë së serbët në veri që nuk kalojnë 25.000 me të gjithë ardhacakët nga Kroacia, Bosnja, Sllovenia qoftë edhe nga Rusia, duke mos i numëruar edhe të shërbimeve sekrete që sillen dhe veprojnë të papenguar, sepse shteti i Kosovës nuk ka kurrfarë kontrolli në atë pjesë dhe nuk është në gjendje që ta vërtetojë numrin, prejardhjen dhë identitetin e qytetarëve që banojnë në mënyrë ilegale në atë pjesë.

Si mund t’i besohet këtij presidenti i cili, lejon që në shtetin e tij, katër komuna veriore të jenë pa kryetar të cilët “janë dorëhequr” që do të thotë, nuk ka komunikim zyrtar sepse nuk ka udhëheqës zyrtar në veri. Kjo e konfirmon anarkinë, krimin, trafikimin, terrorizmin dhe shantazhimin e shumicës së popullatës në veri e në jug.

Kësaj teorie i bashkangjitët edhe Lutfi Haziri i cili, gjithmonë ka qenë në anën e Thaçit, pra, të ndarjes së Kosovës për arsyet që i dinë vetëm ai, poredhe të tjerët i kuptojnë se një miqësi e kahershme ka egzistuar në mes tyre e posaqërisht tani.

Presidenti “i pa kontestuar”si udhëheqës” i bisedimeve me Serbinë, të cilit më shumë po i ngutet për ta përfunduar këtë mision mercenari të Serbisë, i cili krejt këtë angazhim e paska që Kosovën ta fusë në BE, në NATO dhë OKB dhë,sipas “strategjisë kombëtare” të Edi Ramës,njeri ndër iniciatorët dhë propagatorët e kësaj të keqeje që, pas kësaj do të ndodhë edhe bashkimi kombëtar.

Po e përsërisë edhe një herë: çka do të bashkoni pa veriun? Dhë nëse bashkohemi me Shqipërinë, pse kemi nevojë të hyjmë në BE, NATO e OKB, kur atje qëndron Shqipëria. Pse duhet të ipet veriu? Për Serbinë dhe kujt i shkon për shtati kjo teori e “strategji” që është komplet në dëm të çështjes dhe ardhmërisë kombëtare.

Ky Presidenti, nuk guxon me hjekë dorë nga ky synim për të cilin do të angazhohet duke e mospërfillur të ashtuquajturin “Grup i unitetit” që vërtetë as që është grup i shumicës e as që është i unitetit. Kur ta shikosh se kush është në atë grup, përgjegjja është e qartë: dështim, mashtrim dhe tradhti.

Dua të përdor një analogji në mes të kalit të Skenderbeut dhe Hashim Thaçit?!

Pëderisa kali i Skenderbeut nuk ka lejuar që pas vdekjes së heroit t’i hipte tjetër njeri, ai ngordhi, Hashim Thaçi, më shumë se një shekull e gjysmë nën Serbi dhe përseri nuk heq dorë nga sundimi serb?!

Një gjë është shumë e vërtetë, se kali është më i besueshmi i njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat