Zyra e Kryeministrit është shndërruar në lokal për festat e ditëlindjeve. Aty dje aty e kremtoi ditëlindjen djali i Kryeministrit Trimi
me shokët e tij. Paskan hangër e pi produkte jo serbe.
Nuk është hera e parë që Zyra shtetërore e Kryeministrit keqpërdoret për festa dhe vizita private. Ramush Haradinaj posa u pat zgjedhur për
Kryeministër, per tu fryer në stilin se kush jame unë, i pat sjellë familjarët e tij, nipat, dajët, e tezet, thua se Kryeministri nuk ka pasur vend tjetër me gjitha ato pallate që i ka, që të takohet me familjarët në ambientet familjare për të festuar se u bë i madh, se u bë Kryeministër.
Të enjten ai përsëri e organizoi ditëlindjen e djalit të tij Trimit, në Kryeminstri. Ky është një keqpëdorim flagrant i pozitës së tij dhe të zyrës së Kryeministrit.
Po në këtë zyrë, për qudi të të gjithëve, Kryeministri Harajdinaj e pat sjellur shokun e vet Kryekriminelin Radojçiq nga Mitrovica, i cili ka vrarë dhe kthellë në Veri eshtë marrë me kontrabandën dhe cka mos tjetër, në kuadër të krimit të organizuar. Por ky njeri është edhe kriminel
ordinar, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, për të cilin edhe është lëshuar fletë-arrest.