Politika e kontrollon drejtësinë dhe fatin e Kosovës ndaj Serbisë - Bota Sot
Politika e kontrollon drejtësinë dhe fatin e Kosovës ndaj Serbisë

Opinione

Politika e kontrollon drejtësinë dhe fatin e Kosovës ndaj Serbisë

Nga: Ragip Guraziu Më: 25 janar 2019 Në ora: 10:28
Ragip Guraziu

Një izolim të tillë për politikanët e inkriminuar Do të duhej,që të gjitha shtetet mike të Kosovës, duke filluar nga SHBA-ja ,Gjermani,Britania,Franca e shumë të tjera që t`i refuzojnë dhënien e vizave pushtetarëve të inkriminuar në Kosovë të lidhur me krimin e korrupsionin.

Sepse, pushtetarët e inkriminuar në Kosovë janë akoma mbi ligjin dhe nuk e bëjnë hesap sistemin e drejtësisë, të cilin e kanë në duart e veta.

Këta pushtetarë të inkriminuar, që e zhvatën këtë popull për gati dy dekada rresht, në të dyja nivelet, duhet futur në listat e zeza nga shtetet mike, pasi janë pjesë e krimit të organizuar dhe nëntokës kriminale, dhe i cili krim nuk ka shans të luftohet nga sistemi aktual i drejtësisë, pasi të gjithë janë vlerësuar me këtë diagnozë, por me ndihmën e shteteve mike të gjithë pushtetarët e inkriminuar, fillimisht duhet futur në lista të zeza të ndërkombëtareve, duke mos u dhënë viza dhe duke i bllokuar dhe duke i injoruar si jo të denjë që shtetet mike t'i trajtojnë si burrështetas.

Duke parë mungesën e vullnetit të politikës kosovare për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në radhët e veta dhe në nivel të institucioneve, nga ato lokale deri në nivelin qendror, konsiderojë se do të ishte zgjidhje e  mirëqëlluar nga vendet mike të Kosovës që t’i bëjnë listat e zeza për politikanët e korruptuar dhe inkriminuar, dhe ata të izolohen e t’u pamundësohet lëvizja e lirshme gjithandej në Evropë dhe nëpër botë pa pengesa, derisa për qytetarët akoma vazhdon regjimi i ashpër i vizave. Tani do të duhej që të gjitha shtetet mike të Kosovës, duke filluar nga SHBA-ja,Gjermani,Britania,Franca e shumë të tjera që t`ua refuzojnë dhënien e vizave pushtetarëve të inkriminuar në Kosovë të lidhur me krimin e korrupsionin, pasi pushtetarët e inkriminuar në Kosovë janë akoma mbi ligjin dhe nuk e bëjnë hesap sistemin e drejtësisë,të cilin e kanë në duart e veta. Sipas tyre, shumica nga këta pushtetarë të inkriminuar që e zhvatën këtë popull për gati dy dekada rresht, në të dyja nivelet, duhet futur ne listat e zeza nga shtetet mike, pasi janë pjesë e krimit të organizuar dhe nëntokës kriminale.

Ky krim nuk ka shans të luftohet nga sistemi aktual i drejtësisë, por me ndihmën e shteteve mike të gjithë pushtetarët e inkriminuar fillimisht duhet futur në lista të zeza të ndërkombëtareve, duke mos u dhënë viza dhe duke i bllokuar dhe duke i injoruar si jo të denjë që shtetet mike t’i trajtojnë si burrështetas.

Loja me Kosovë- ndarja e radhës…..

Në këto bisedimet Thaçi e ka futur Kosovën ngushtë gjithnj

Bisedimet e Hashim Thaçit, që nga fillimet e deri më tani, sa u përket bisedimeve KosovëSerbi, janë shterpe. Takimi i thirrur nga BE-ja, mes presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, i së dielës, do të jetë vetëm një takim i radhës i presidentëve dhe se nuk do të flitet për finalen mes dy vendeve, mendojnë shumica e politikanëve dhe qytetarëve të Kosovës. Kuvendi i Kosovës nuk ka ndërtuar një konsensus më të gjerë për finalen. Duhet të jemi seriozë dhe të jemi të përgjegjshëm para situatës në të cilën gjendemi dhe kur kemi parasysh se këto bisedime me Serbinë datojnë me vite dhe nuk kanë filluar dje. Nuk jemi të bashkuar rreth asaj që na pret. Kjo si pasojë e presidentit Thaçi që të gjitha bisedimet, kontakteve që janë organizuar, bisedimet Kosovë-Serbi, nuk ka mbetur vend kund''pa e futur hundën'' Hashim Thaçi, thotë një fjalë popullore shqiptare, prandaj jemi ku jemi.

Pazaret e dëmshme, në kurriz të shtetit

Në këto bisedimet  Thaçi e ka futur Kosovën ngushtë. Tani është një qëndrim që e kemi bërë të qartë se ne duam një proces kredibil që reflekton besueshmëri dhe transparencë. Grupet e Parlamentit duhej të ishin të angazhuara në procesin final, e posaçërisht Parlamenti. Duhet të marrim obligim që pika që mandatohet nga Parlamenti t'i referohet Parlamentit dhe të implemetohet në tërësi. Ka disa ditë që Qeveria ka tërhequr nga Kuvendi i Kosovës platformën për bisedimet me Serbinë. Partitë opozitare e kanë vlerësuar si të mangët këtë platformë dhe nuk kanë pranuar që udhëheqës i fazës finale të bisedimeve të jetë Presidenti Hashim Thaçi. Tryezat politike të mbajtura kohëve të fundit kanë pasur për qëllim edhe gjetjen e një marrëveshje.

'Trepça' dhe Ujmani nuk duhet të diskutohen, se ato janë asetet e Kosovës

Asetet shtetërore ekonomike me rëndësi strategjike, siç janë 'Trepça' dhe Hidrocentrali i Ujmanit, nuk do të jenë objekt diskutimi në tavolinën e bisedimeve që po zhvillohen me Serbinë me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel. Kështu patën deklaruar përfaqësuesit e Kosovës në fillim të bisedimeve me Serbinë. Ndoshta nuk janë pishman... Ndërmarrja "Trepça" tani për tani është e ndarë në dy pjesë dhe menaxhohet nga dy grupe, nga pjesa veriore dhe ajo jugore. Çështjet që janë nën sovranitetin e Kosovës nuk mund të jenë pjesë e bisedimeve. Në momentin që do të kemi njohje reciproke si dy shtete, çështjet mund të trajtohen me ligjet ndërkombëtare. Ndryshe, Qeveria e Kosovës, kishte miratuar para do ditësh dhe e ka dërguar në Kuvend platformën për vazhdimin e dialogut, për fazën finale me Serbinë, me propozimin që këtij procesi të vazhdon t'i prijë deri në fund presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Ky proces i deritanishëm është kritikuar edhe nga opozita, edhe nga shoqëria civile, për mungesë transparence dhe nënshkrimin e shumë marrëveshjeve të dëmshme, nga të cilat ka përfituar Serbia dhe kryesisht ka humbur shteti i Kosovës. Kosova humbi në bisedime. Mendohet se Kuvendi nuk do të duhej lejuar më tutje që presidenti të jetë në krye të këtyre bisedimeve, por që të gjejë zgjidhje tjetër, ngase deri më tash nga procesi i dialogut, të cilit i ka prirë presidenti, fillimisht nga pozita e kryeministrit, Kosova ka humbur dhe Serbia ka fituar.

Personalisht unë jam plotësisht kundër që Hashim Thaçi të udhëheqë bisedimet me Serbinë fashiste, sepse ka një mori arsyesh, por po i përkujtojmë se ka qenë disa herë shumë i papërgatitur, ka bërë shumë lëshime dhe gafa në dëm të Kosovës, është vërtetuar se është njëri i dyshimtë dhe i shitur. Publikisht dihet se shumë herë ka shtruar dreka e darka me Aleksandar Vuçiqin, nejse ato zyrtare, por e kam fjalën shumë sosh tinëzisht dhe prapa krahëve të popullit, që ka rezultuar shumë të dyshimta dhe kemi humbur shumë. Pastaj, vetëm e vetëm sa për të shpëtuar lëkurën e tij të zëmë me Gjykatën Speciale, që me fajin pikërisht të tij dhe të askujt tjetër u bëmë gazi i botës, pastaj sa dëm të madh na solli dhe na armiq- soji me Bashkimin Evropian dhe Amerikën'.

Të gjitha argumentet kundër Presidentit

Opozita ishte kundër takimit të thirrur nga BE-ja mes presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq,duke menduar se këtu nuk ka finale, nuk do ketë qëndrimin zyrtar, platforma aktuale është me mjaft mangësi dhe bie ndesh me parimet kushtetuese. Dhe thuhet se përmbajtjen e platformës, interesin nacional, arritjen e konsensusit askund fare. BE-ja ndodhet në mision për të shpëtuar dialogun Kosovë-Serbi. Prandaj presidenti për t'i shpëtuar Speciales po merr mbi vete barrën që do ta bartë shumë gjatë si njollë historike. Fillimi i ri i bisedimeve me Serbinë është një kamxhik mbi kokën e presidentit, Kuvendin, duke vazhduar me planet e tij djallëzore në dialogun me Serbinë. Tani me të drejtë duhet të shtrohet pyetja pse po e injoron Thaçi Kuvendin dhe cilat janë planet e tij që synojnë ta amnistojnë atë nga Gjykata Speciale, e që kjo gjykatë po rri si kamxhik mbi kokën e presidentit. Mendoj se atij po i ngutet që të ndërmarrë edhe një aventurë të re e tepër të dëmshme "historike", në procesin e Brukselit, ndërkaq që opozita po hesht. Përgjegjësia do të bijë mbi të gjithë nëse bëhen pazare të dëmshme mbi shtetin dhe sovranitetin e tij në këto bisedime. Një Kuvend normal do ta pezullonte çdo takim tjetër Kosovë-Serbi, derisa të qartësohet strategjia e dialogut, e cila është kthyer mbrapsht në Qeveri.

Këta pushtetarë të inkriminuar, që e zhvatën këtë popull për gati dy dekada rresht, në të dyja nivelet, duhet futur në listat e zeza nga shtetet mike, pasi janë pjesë e krimit të organizuar dhe nëntokës kriminale, dhe i cili krim nuk ka shans të luftohet nga sistemi aktual i drejtësisë, pasi të gjithë janë vlerësuar me këtë diagnozë, por me ndihmën e shteteve mike të gjithë pushtetarët e inkriminuar, fillimisht duhet futur në lista të zeza të ndërkombëtareve, duke mos u dhënë viza dhe duke i bllokuar dhe duke i injoruar si jo të denjë që shtetet mike t'i trajtojnë si burrështetas.

Një izolim të tillë për politikanët e inkriminuar Do të duhej,që të gjitha shtetet mike të Kosovës, duke filluar nga SHBA-ja ,Gjermani,Britania,Franca e shumë të tjera që t`i refuzojnë dhënien e vizave pushtetarëve të inkriminuar në Kosovë të lidhur me krimin e korrupsionin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...