Qeveria shqiptare dhe Tirana zyrtare nuk ka qëndrim konstant për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni

Opinione

Qeveria shqiptare dhe Tirana zyrtare nuk ka qëndrim konstant për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni

Nga: Skënder Karaçica Më: 28 janar 2019 Në ora: 19:22
Skënder Karaçica

Qysh nga koha e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe ndarja e Maqedonisë nga shteti Jugosllav(1918-1990)dhe çështja shqiptare e (pa)zgjidhur në shkallë të barazisë kombëtare përmes Kushtetutës,ky problem ka mbetur pezull dhe në margjinat e politikës (mat e çmat)të çështjes shqiptare!

Kryeministri shqiptar Edi Rama nga Tirana zyrtare,duke e komentuar ,,Marrëveshjen e Prespës,,ne mes të dyja vendeve Greqi-Maqe njohuraedoni,thotë me (patetikë)të njohur të diplomacisë shqiptare se ,,ngërçi politik në mes të këtyre vendeve u zgjidh mirë,,(!).

Ky mbeti çështja e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni,do të pyesnim kryeministrin shqiptar Edi Rama...?!Me ligjet kushtetuese,populli shqiptar me 40% të përbërjes kombëtare ende ka mbetur në pozitën kushtetuese të pakicës dhe jo shtetformues,për këtë momentum,nuk e di se a është në dijeni kryeministri shqiptar Edi Rama dhe Tirana zyrtare(?!)/

Më skandaloze do të përmendim me këtë rast ligjin për ,,gjuhën shqipe zyrtare,,(sic!),që me përmasën e politikës së Zaevit në Shkup,ka afruar njëfarë ,,demokracie,,për gjuhën e lashtë shqipe që ajo të ketë të drejtën e përdorimit,,zyrtar,,
vetëm me shkallën matematikore 20% për shqiptarët në ato qytete e fshatra që shqiptarët përbejnë numrin e njëjtë të kësaj përqindjeje(20%)!

Me këtë ligj skandaloz e denigrues ndaj popullit shqiptar në Maqedoni,nuk di a është në dijeni qeveria shqiptare dhe diplomacia me qnedrime (ad hoc)ndaj këtij problemi të njohur tash e një shekull në këtë shtet me një ,,demokraci,,të brishtë dhe pse jo edhe pa ndonjë të ardhme të mirfilltë me kodet e demokracisë që po afron BE-ja dhe kërkesat e njohura të SHBA-së karshi çështjeve aktuale në Ballkan.

Qevria shqiptare dhe Tirana zyrtare duhet të jenë më afër çështjes së (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni.Mos të nxitojë me deklarata të kaheve me ,,buzëqeshje për ,miqësinë,,në mësy të dyja vendeve tona,ndonëse çështja shqiptare në këto hapësira etnike në Maqedoni,edhe me fajin e partive politike shqipptare tash e tridhjetë vjet qysh nga shpërbërja e këtij vendi nga familja e ish-Jugoslllavisë ka mbetur në binarët e njëjetë ,,rrini mirë,punoni e veproni ashtu si thotë shteti,,-që tashmë për ne është e njohur si ,,ligj,,politik i pushtetit maqedonas ndaj shqiptarëve etnikë!

Për fund,kryeminstri shqiptar Edi Rama merë informatën e qartë dhe me kohë për aktualitetin shqiptar në Maqedoni në dritën e ,,Marrëveshjes së Prespës,,që nuk ka të bëjë fare me çështjen e (pa)zgjudhur shqiprare në hapësirën etnike në Maqedoni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat