Shqipëria kaloi nga  një regjim  ateisto-komunist në një  regjim korruptivo-narkoshtet - Bota Sot
Shqipëria kaloi nga  një regjim  ateisto-komunist në një  regjim korruptivo-narkoshtet

Opinione

Shqipëria kaloi nga  një regjim  ateisto-komunist në një  regjim korruptivo-narkoshtet

Nga: Skënder Kapiti Më: 29 janar 2019 Në ora: 08:01
Skënder Kapiti

Nuk është e vështirë për ta konstatuar këtë realitet të kalimit të Shqipërisë nga regjimi ateisto-komunist në një regjim korruptivo-narkotik.

Shqipërisë ia dhe epitetin shtetëror shtetit shqiptar ideologjia socialkomuniste, të  një Republike ideologjike komunisto-socialiste , pra  të  Shqipërisë Socialiste, si një fener “ndriuçes” në botë ku triumfoi proletarizimi i njeriut dhe i patriotizmit, ku u xhvesh njeriu nga personaliteti, iu hoq atij besimi dhe ku u godit rëndë dhe u ndëshkua tradita dhe trashëgimia,  u prangos liria dhe u shtetëzua edhe intelekti e prona.

Nëse njeriut dhe kombit u hiqet dhe u ndalohet besimi, tradita e trashëgimia atëhere çfarë i mbeten më njeriut, familjes dhe kombit.

Kjo ishte trauma më e rëndë që iu bë shtetit dhe kombit në Shqipëri dhe për të cilat besoj se është e mjaftueshme dhe nuk ka nevojë për komente dhe argumete të tjera pasi për ishkominizmin dhe diktaturën është shkruar e stërshkruar, por që akoma është dëshmitarë edhe brezi i cili e ka përjetuar atë traumë e tragjedi sketerre vuajtjesh, krimi e padrejtësie të komunizmit ideologjik marksisto-leninist  dhe me orientim sllavo-bizantin.

Pas vetërënies së komunizmit si pasojë e asaj se ai i konsumoi  të gjitha, dhe madje ai falimentoi dhe degradoi pasi konsumoi edhe veten , edhe ideologjinë edhe mashtrimet e tij , në Shqipëri u duk sikur po vendosej ajo që quhet demokraci, dhe se po kthehej liria, trashëgimia, prona, besimi dhe shpresa.

Por realisht edhe paskomunizmi në Shqipëri rezultoi një zhgënjim me pasoja pothuajse të njëjta dhe në disa aspekte shteti dhe shoqëria e pësuan më keq se sa në diktaturë.

Aktori kryesor i kësaj gjëndjeje të rëndë edhe në këtë tranzicion janë  politika dhe pushteti, qeverisjet dhe drejtësia në Shqipëri.

Politika ,pushteti dhe drejtësia në Shqipëri vetëm sa ndërruan maskën, pasi politika dhe pushteti mbeten po ajo praktikë dhe trashëgimi e komunizmit si pushtete e politikë antipublike, antishtetërore , antihumane dhe vetëm e interesuar për pushtet; si politikë e pushtet që tashmë nuk quhet komuniste por që është maskuar me maskën ideologjike “demokratike” e cila si pseudodemokraci realizoi  liritë politike negative gjithëllojshe: të krimit e grabitjes së pasurive shtetërore e kombëtare; lirinë e pasurimit të shpejtë në mënyrë kriminale, vjedhjeje e trafikimesh qëniesh njerëzore e droge; lirinë e korrupsionit gjithinstitucional; lirinë e pushtetit për të vjedhur e grabitur paranë publike; lirinë e trafikimit ,vjedhjes dhe e manipulimit të votës popullore; lirinë për mafioligarkinë  për të vjedhur  vlerat dhe  diturinë, diplomat, mandatin e deputetit, të kryebashkiakut , të postit e të detyrës shtetërore,të shkencëtarit e të profesorit; lirinë e drejtësisë për ta bëre ligjin dhe drejtësinë pazar, ankand  dhe treg shitjeje të tyre.

Ky realitet traumatik paskomunist degradoi aq rëndë dhe aq thellë sa që në Shqipëri,  pas komunizmit u instalua një sistem korruptivo narkotik, ku ligjin e bëjnë krimi, korrupsioni, antiligji, antishteti, droga dhe pushteti e paraja e tyre.

Këtë e dinë shumë mirë edhe vetë politika, edhe drejtesia , edhe shoqëria shqiptare, pasi politika dhe drejtësia janë autorët e ngritjes dhe të funksionimit të këtij sistemi korruptivo-narkotik , dhe nga ana tjetër është e saktë se këtë realitet  e dinë dhe e njeh shumë mirë edhe shoqëria shqiptare e cila i vuan dhe paguan kostot e këtij sistemi korruptiv, dhe madje edhe vetë shoqëria është infektuar në një masë të madhe nga korrupsioni dhe nga kultivimi i drogës përderisa është kanabizuar dhe korruptuar sistemi dhe qeverisja e politika  e tij .

 Dhe ajo tjetra e cila edhe e verteton realitetin në Shqipëri të këtij shkrimi  me këtë titull, është edhe fakti se: edhe SHBA edhe BE pothuajse për çdo ditë porosisin shqiptarët dhe politikanët e tyre për luftën kundër krimit të organizuar e sidomos kundër krimit të korrupsionit dhe trafikimit te drogës; se BE nuk pranon në gjirin e saj shtete të cilat kanë probleme me korrupsionin , krimin , drogën, ligjin  dhe demokracinë.Shqipëria është  vëndi kryesor europian i  cili edhe “eksporton” krim, korrupsion dhe drogë nëpër vëndet e BE-së,dhe  kjo vjen si pasojë se  Shqipëria ashtu si edhe Kosova , politika e tyre , nuk kanë agjendë dhe preokupim e as shqetësim punësimin, zhvillimin dhe progersin ekonomik, juridik e demokratik , por poliika shqiptare ka si problem dhe si shqetësim e interesim vetëm ineresat e saj të ngushta politike, ekonomike , biznesore dhe sidomos pasurimin e vetës së saj dhe paranë.

Politika dhe diplomacia e BE-së , si dhe mediat kryesore të botës demokratike e kanë deklaruar në jo pak raste Shqipërinë si Kolumbia e Europës, si Kanabistan dhe si narkoshtet siç ishte edhe rasti më i fundit ai i gazetës britanike “The Indipendent”.

Sot në BE kur flitet e diskutohet për Shqipërinë menjehere vjen e sillet imazhi i  korrupsionit, drogës dhe azilit. KJO  PËR MERITË TË POLITIKËS DHE TË POLITIKANEVE SHQIPTARË TË TRANZICIONIT.PRA,KËTË  SI “MERITË”  E KA HIPOTEKUAR ELITA POLITIKE E TRANZICIONIT SI VEPËR TË SAJËN.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...