Mos e kritikoni Halil Kastratin o ju mizat e tregut!

Opinione

Mos e kritikoni Halil Kastratin o ju mizat e tregut!

Nga: Ilir Muharremi Më: 29 janar 2019 Në ora: 21:37
Halil Kastrati

Ky njeri ndihmon dhe vazhdon t’i ndihmoj njerëzit, asgjë nuk fiton si këmbim. Përveç ndihmës financiare ai ju ofron edhe ndihmë shpirtërore.

E sulmojnë ca mace duke mjaulluar se gjoja e bën për reklamë mediale. Nëna Terezë çdo ndihmë e bëri pothujase mediale. Por, çfarë humaniteti bën ata gazetarë që po i hipin mbi kokë Halil Kastratit? Ata vetëm përmes politikës u pasuruan dhe në kurriz të varfërve fituan vota. M’u dukën si demon që  qaraviten para teje Halil. Asgjë të keqe nuk ka t’i ndihmosh jo veç populit tënd, por çdo njeriu në botë. Këtë duhet ta bëj shteti e një njeri si Halili morri një barë të madhe mbi supe.

E di, ti nuk je gur Halil, por nuk mund të gërryejn pikat e injorantëve. Kur lexova kritikat ndaj teje m’u duken si miza helmuese që u munduan të përgjakin në shumë vende nga pickimet e tyre. Energjia dhe pafajsia jote u shndrrua si një magmë dhe u bë forcë bashkë me popullin kundër hijenave dashakeqëse.

E shohë në sytë e tu, o i thellë, ti i vuan edhe këto plagë mikroskopike, edhe më keq, akoma pa u shëruar mirë, i sheh këta krimba tek afrohen e helmatisin. Padrejtësia e tyre helmuese mund të sjellë propagandë fatale.

I dyshimtë  je për ta çdo moment dhe çdo e mirë apo ndihmë në Kosovë që bëhet shumë, menjëherë është dyshimtë. A e di pse? Askush nuk ndihmon nga thellësia e shpirtit. Andaj, ata që të kritikuan nisen nga vetja e tyre.

Je i drejtë, human, i gjerë, ti në vete thua: “Ata nuk kanë faj për këtë ekzistencë të tyre  të pa rëndësishme”. Aq janë shpirtngushtë sa që mendojnë se njeriu i madh dhe i mirë gjithmonë përbën faj.

Ta kuptoni Halil Kastratin dhe humanitetin e tij, duhet të visheni me dhimbjen. E keqja që ju gazetar u pasuruat dhe asnjë familje nuk ndihmuat si në kontributin gazetaresk e aq më pak human njerëzor.

Ti Halil vazhdo jo veç në Kosovë, por edhe në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat