Taksa realizohet në disa mënyra?

Opinione

Taksa realizohet në disa mënyra?

Nga: Prof. Avdi Gjata Më: 31 janar 2019 Në ora: 20:37
Prof. Avdi Gjata

Trajtimi i çështjeve nga fusha politike (ekonomike) në mjediset e multinacionalitetit në shtetet e ballkanit, paraqet një çështje me interes të veçantë dhe si e tillë meriton një qasje shumë dimensionale. Vet fakti që Serbija, po edhe Kosova janë mjedise me multinacionalitete në Evropën Juglindore,do të ishte një nxitje e mjaftueshme për intelektual të profileve të ndryshme për të dhënë kontributin e tyre për rezultatet dhe pasojat e taksë së vendosur ndaj Serbisë e Bosnjes nga qeveria e Kosovës.

Ndonëse në pluralizëm dhe në fushën e ekonomisë, janë bërë ndryshime jo të vogëla, megjthate shteti i Kosovës po vazhdon të ballafaqohet me probleme të rënda e kjo ka të bëjë sidomos me minoritetet serbe etj dhe në veçanti tani së fundit edhe me hjekjen e taksës në veçanti pas kërkesës së SHBA që duhet të jetë çështje parësore e qeverisë dhe e Kosovës..

Në këtë aspekt më së paku janë të nevojshme deklaratatë formale të zyrtarëve të ndryshëm shqiptar, por që më mirë do të ishte që të respektohen ligjet dhe aktet demokratike ndërkombëtare-evropiane të tregtisë së lirë e reciprocitetit, për mjediset e multinacionalitetit e vendeve të Ballkanit. Për veprime konkrete nevoitet vullneti politik i pushtetit të Serbisë sepse edhe taksa është politizuar tejmase që sigurisht që në të ardhmën nuk do të kaloi pa pasoje edhe tek ne. Andaj, për veprime e ndryshime cilësore e konkrete kemi pasur mundësi e kemi edhe forma tjera të sabotimit të mallrave që është dashur menjëher të inkuadrohe e angazhohen edhe kuadra jashtëpartiake shqiptare që janë të dëshmuar me punë konkrete në profilet e ekonomisë e tregut. Derisa qeveria, vendosi taksën ndaj mallrave serbe e që në parim bie ndesh me tregtinë e lirë të mallrave, institucionet e Kosovës e veqanërisht ato arsimore të përkrahura nga ministria e arsimit është dashur që t'i përpilojnë e ti kenë projektet rezervë që nëse në ditët e ardhshme do të duhet të tërhiqet vendimi ndaj taksës, qytetarët do të duhej të ishin përgatitur me kohë e psiqikisht për vazhdimin e bojkotimi si mos blerjen e mallërave serbe, edhe ashtu të dyshimta që është e drejtë qytetare e çdo njeriu.Kjo është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për ta arritur qëllimin edhe politik po edhe ate ekonomik po që nuk do të kishte mundësi askush të na akuzoj për pengimin apo bllokimin e qarkullimit të lirë të mallrave.

E në këtë drejtim çështje të veçantë paraqet vetëdijsimi dhe dizajnimi i rrugës së mos konsumimit të mallërave serbe, pasi kemi të bëjmë me përceptimin e identitetit kombëtar, forcimin e ekonomisë dhe integrimin e Kosovës në BE evropiane. NJë hap apo veprim të tillë, ne nuk arritën që ta konkretizojmë si qytetar, po as pozita e aq më pak opozita, për shkak të asaj që partitë më shumë janë përqendruar rreth kapjes së shtetit-pushtetit, sesa rritjes së presionit ndaj qeverisë serbe e bojkotimin e mallarave serbe për fat të keq. Qytetar dhe bashkëkomas të mi, nëse ia dëshirojmë të mirën vetes, popullit e Kosovës nuk e kemi vështirë nëse rezenojmë sship e mirë.

Stop mallrave serbe. Lëviz e vepro praktikisht populli i zotit. Më 30.1.2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat