Kosovën e morën në qafë politikanët e paditur

Opinione

Kosovën e morën në qafë politikanët e paditur

Nga: Dibran Demaku Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 06:18
Dibran Demaku

Se Ramush Harafinaj ishte i uritur për pushtet(dhe atë të lartë)u kuptua menjëherë pas luftës.I vetëbindur se është i gjithëdijshëm ai që në zgjedhjet e para komunale pat deklaruar se ëndërrontr që të bëhej hiç më pak se kryetar i Kosovës?!Ai,pra,qysh nga atëherë pat deklaruar e meritonte postin që ëndërronte.Të gjithë atyre që merren me rrjedhat politike në Kosovën e pas luftës e kujtojnë deklaratën e tij pas pyetjes së një reporteri:-„Zotëri Haradinaj si ish komandant i luftës a do të konkuroni në zgjedhjet lokale për postin e kryetarit ta zëmë të Deçanit,ndërkaq pa një pa dy Ramushi(i dalur nga lufta si Rambo) pat deklaruar:(parafrazim):-Jo,bre posti i kryetarit të komunës është shumë pak për mua!Unë dëshiroj dhe e meritoj të bëhem Kryetar i Kosovës?!

Siç duket ata që i rrinin afër dhe që ishin analfabetë e gjysëm analfabetë si dhe servilët e ndryshëm edhe ata të etur për pushtet ia kishin mbushur mendjen se ai duhej të ishte Keyetar i Kosovës,edhepse që të gjithë e dinin se për nga arsimimi Ramushi ishte vetëm një gjimnazist mbase i dobët?!

Kështu Rambo(Ramushi) i etur për pushtet do të fillonte karierën e tij politike,me synimin që të fitonte postin e hiç ma pak se të Kryetarit të Kosovës?!...

Se përse nuk u bë Kryetar i Kosovës mbase „fajtorë“mund të jenë disa politikanë të tjerë që për fatin e keq të Rambos ishin më të shkolluar dhe në popull kishin shumë mė shumë besim se da kishte Ramushi!

Por,Rambo nuk do të ndalej në synimin e tij!I bindur në vetëvete se ishte më i miri dhe më i dituri se gjithe të tjerët ai në të gjitha zgjedhjet e mundshme do të hyntr me synimin që të fitonte ose pozitën e Kryeministrit të Kosovës ose të Kryetarit të Republikës?!...Por si për inat të tij,populli nuk ia jepte votën as atij e as partisë së tij që të bëhej i pari i Kosovës?!...Por,i etur gjithmonë për pushtet dhe i bindur se ishte më i miri do të hynte edhe në zgjedhjet nacionale të para dy e më shumë vitesh?!...Dhe sërish ai dhe partia e tij do të fitonin aq pak vota sa në rang kombëtar do të dilnin diku në vendin e katërt apo të pestë?!Por kjo e dhënë nuk do t‘a pengonte atë që ta fitonte hiç më pak se postin e Kryeministrit të Kosovës,për faktin se ai kishte lidhur koalicion me ata individë dhe parti që më parë i kishte sharë e ndonjërin e kishte sulmuar edhe fizikisht?!Kështu Rambo më në fund e kishte fituar pozitën politike që kishte ëndėrruar pothuajse njëzetë vite?!...

Por,nga padija apo nga mendjemadhësija,apo mbase nga të dyjat bashkë,ai që në ditën e parë të uljes në karrigën kryeministrore filloi të luante guxhas me postin e tij?!...Filloi të falte paratë e shtetit andej e këtej thuajse ia kishte falur baba Hilmi?!...Harroi premtimet që kishte dhënë për demarkacionin me Malin e Zi dhe e nënshkroi atë që dikur e kishte sharë?!...Dhe jo vetëm kaq...Ai në rolin e të gjithëdijshmit,si në lojën e  filloi të „qeveriste“ me skandal pas skandalit?!...E përse të mos bënte ai kështu,pasi që populli e duronte?!...Ata që e kishin zgjedhur ia rrihnin krahët duke e futur thellë e më thellë në llumin politik që edhe nëse ndonjêherë do të dilte nga ai llumë të dilte sa më i përbaltur?!...Ata që ia rrahën krahët që ai dhe qeveria e tij të vendosnin taksë ndaj prodhimet serbe,tash i kërkojnë që ta heq?!...Dhe Ramboja si Ramboja betohet e perbetohet se nuk do t‘a heq?!...Aq di ai dhe aq bën?!...

Në fillim të këtij shkrimi e cekëm faktin se Ramboja gjatë gjithë karrierës së tij politike kishte lakmuar dhe ëndërruar që të merrte njërën nga pozitat më të larta politike të vendit?!...Dhe dëshira ju plotësua vetëm atëherë kur atë pozitë ia dhuruan ata që ai më parë i kishte sharë?!...Si është e mundur që mos ta kishte kuptuar se ata që më parë i ke sharë ta duan të mirën dhe të dhurojnë diçka të vlevshme pa pasur për vete ndonjë interes?!...Dhe siç po del dhe siç po shihet në dritë të diellit,ata që ia dhuruan atë pushtet të ëndërruar prej Rambos,ia dhuruan me hile?!...Por a nuk thuhet në popull ajo e njohura:Të paditurit mos i zbrit as në përpjetëze?!...

Lakmia për pushtet të mori në qafë Rambo?!...Ngarkesat që t‘i kanë vënë mbi shpinë ka rrezik se do të kërrusin deri në atë masë saqë nuk do të mund t‘a gjesh derën e ndërtesës së qeverisë për të dalë?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat