Atdheu im është Kosova, Atdheu i dytë vend I huaj - Bota Sot
Atdheu im është Kosova, Atdheu i dytë vend I huaj

Opinione

Atdheu im është Kosova, Atdheu i dytë vend I huaj

Nga: Hysri Guraziu Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 11:24
Hysri Guraziu

Vendi ku kemi lindur e jetojmë ne dhe ku kanë jetuar të parët tanë, vendi ku banon prej kohësh një popull a një komb, mëmëdhe. Atdheu ynë. Atdheu socialist. Dashuria (malli) për atdheun. Çlirimi i atdheut. Për mbrojtjen e atdheut. Atdheu në rrezik. I shërbej atdheut. Ranë për atdhe. Të shkojmë atje ku ka nevojë atdheu! Atdheu i dytë vend i huaj, ku jeton dikush për një kohë të gjatë dhe e ndien veten si në vendin e vet. Duaj atdheun, si shqipja folenë!

Vendi ku lind e zhvillohet diçka për herë të parë, vendi prej nga buron a vjen diçka; vend i përshtatshëm për lulëzimin e diçkaje. Atdheu i socializmit. Atdheu i poezisë (i arteve). Atdheu i një bime (i një kafshe).[1]Për ata fëmijë, për vullnetin dhe dëshirën që kanë për të mësuar shqip për atdheun, për ata zëra të gëzuar dhe fytyra që qeshin sa herë shqiptojnë fjalët e gjuhës së nënës, mbi dymijë kilometra rrugë janë vetëm një shëtitj

Atdheu edhe nëse është i varfër e pa të mira materiale, mbetet i dashur e i pa zëvendësueshëm për çdo njeri. Njëjtë ndodh edhe me bashkatdhetarët tanë të cilët jetojnë e veprojnë larg. Ata çdo vit kthehen në atdhe, pas shumë muajsh punë të mundimshme dhe të ballafaquar me të mirat dhe të metat që ua ofron jeta larg atdheut, por as edhe një herë të vetme ata nuk ndalen se menduari dhe vepruari për atdheun e tyre, sepse është dashuria e madhe për atdheun ajo që i mban gjithmonë të fortë dhe të kujdesshëm për familjet e tyre, që i bën ata të ndjejnë nevojën që të vijnë për të kaluar pushimet afër tyre.

Stina e vërës gjegjësisht korriku dhe gushti janë muaj pushimi për bashkatdhetarët tanë, kështu që ata mezi presin të nisen drejt atdheut të tyre. Por preokupimi më i madh i tyre është si të gjejnë mundësinë që ardhja e tyre të jetë më e sigurtë dhe më me pak shpenzime materiale. E gjithë kjo për shkak së të gjitha agjencitë tona të udhëtimeve e shfrytëzojnë sezonin veror që të bëjnë shitjen e biletave me çmime tejet të larta, në atë mase saqë rendojnë në ekonominë familjare të bashkudhëtarëve tanë.

Prandaj të gjendur përballë vështirësish të tilla një pjesë e tyre marrin rrugën drejt Kosovës duke udhëtuar me makinë nëpërmjet Serbisë, pushteti i të cilës gjegjësisht policia, dhe doganieret, pavarësisht leverdisë ekonomike që shteti i tyre ka nga udhëtimet e bashkatdhetarëve tanë, reagon në mënyrë injoruese e poshtëruese, duke i maltretuar një pjesë të madhe të tyre. Ndërsa një pjesë tjetër e bashkatdhetarëve tanë për ti ikur këtij maltretimi nisen për në Kosovë, çajnë dete e male për mes Italisë dhe Adriatikut dhe mbërrijnë në tokën shqiptare, pa e ndier lodhjen, mundin, e pagjumësinë, qe t‘bën të mendosh se jo kot thuhet: “Njeriu vetëm në atdheun e vet mund të ndihet i lirë dhe mund të pushojë ashtu siç duhet”.

Prej armikut shekullorë ata e presin maltretimin, por është e hidhur dhe shumë e rendë të e pranojnë faktin që të ndjehen si të huaj në vendin e vet, sapo të shkelin kufirin e Kosovës, dhe kjo jo rrallë herë ndodhë kur ata ballafaqohen me shumë doganier jo profesionist, dhe me procedurat burokratike të shtetit tonë.

Por cili është roli i shtetit tonë në të gjitha këto?!

A është e mundur që pas 20 vitesh liri, ne ende kemi një shtet “fantazme”, kur është fjala që ai ti mbrojë të drejtat e qytetarëve të tij pavarësisht se ku gjinden ata dhe a ka më mjerim sesa shteti ynë tash e sa vite i bën bashkatdhetarët tanë të ndjehen në vendin e vet si të huaj, duke i plaçkitur ata përmes kinse një tarife të sigurimit, i cili tash e sa vite ishte në nivele të pa kuptueshme, ndërsa këtë vit u vendos për një zbritje të po asaj tarife sigurimi. Por pse të ketë zbritje, derisa për 20 vite mund të ishim disa herë anëtar të kartonit të gjelbër.

Natyrisht, kjo asnjëherë nuk ndodhi sepse s’do kishte miliona “plaçkë” në mënyrë të organizuar shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë. Po për mundin, djersen që ata e derdhen larg atdheut, në mërgim, shumë herë të përballuar me pasoja jetësorë nga puna e vështirë, për këto apo mendon shteti ynë?! Përpos Ministrisë se Diasporës e cila u krijua e po funksionon sa për sy e faqe, atëherë cilat janë veprimet reale te shtetit?

Shteti ynë duhet të ndërroj këtë politikbërje, duhet të ofron siguri dhe lehtësira në investime në mënyrë që bashkatdhetarët tanë të organizuar të vinin në Kosovë që kapitalin e tyre të fituar me djerse ta investojnë në vendin e tyre dhe në atë mënyrë sa do ndjeheshin edhe më krenarë dhe investime e tyre do të kontribuonin drejtpërdrejtë në zbutjen e papunësisë dhe në ngritjen e mirëqenies.

Të gjitha këto do duhej të ndërmerrej në mënyrë të organizuar shtetërore, që bashkatdhetarët tanë të ndjehen të dobishëm e të vlerësuar në vendin e tyre për të cilin punuan e vepruan vite të tera larg tij.

Por edhe shqiptarët e Kosovës të cilët janë të shpërndarë nëpër të gjitha vendet e botës me vete duhet të sjellin frymën e përparuar të çdo shteti ku jetojnë dhe ajo frymë të reflektoj pozitivisht në vendin tonë. E jo me vite të tëra jetojnë në metropolet me të zhvilluara të shteteve me përparimtare të botës dhe pjesa dërmuese e pushimeve ju kalon duke organizuar dasma me nga 500 të ftuar dhe duke shkuar nëpër to, traditë kjo jo e mirë që po na përcjellë me shpenzime megalomane për një dirsëm krejtësisht të pa nevojshme. Kjo është vetëm një ndodhi, pa i përmendur një mori ndodhish tjera ku një gjë të tillë në asnjë vend të zhvilluar bashkatdhetarët tanë këto gjera nuk i shohin sepse edhe ata bëjnë dasmë por me përmasa shumë të vogla dhe me një nuancë shumë moderne, jo me 200 makina e me 500 të ftuar. Si dukët është krijuar një konfuzitët i madh nga bashkatdhetarët tanë që nëse integrohet në atë vend ku jetojnë atëherë asimilohet si shqiptar por kjo farë nuk qëndron për faktin se aty ku jeton duhet të integrohesh që të jesh i barabarte me qytetarët e atij vendi pa e fshehur identitetin dhe kjo do të ishte e mirëseardhur edhe për në që jetojmë në Kosovë sepse me vete do të na sjellshin nga një copë kulturë perëndimi.

Tashmë të gjithë e dimë së Kosova për gjatë 10 muajve të vitit pothuajse është në paralizë totale e mbuluar nga pluhuri i skamjes dhe i varfërisë, por muaji korrik dhe gushtë janë shndërruar në një infuzion për gjithë vendin ku vërehet një gjallëri e madhe në të gjitha bizneset në Kosovë edhe në ngjalljen e jetës qytetare. Por Kosovë për ti eliminuar edhe këta 10 muaj të paralizës në vend, duhet të hartoj një plan konkret në mes të Qeverisë dhe bashkatdhetarëve për gjetjen e një modeli të investimeve të përbashkëta që gjenerojnë vende të punës, zhvillim të infrastrukturës, investim në resurset njerëzore, që të rinjtë tanë mos ta shikojnë të ardhëm në vendet ku jetojnë bashkatdhetarë për në vendin e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...