Në Gjermani po shtohet frika nga radikalizmi islamik në rritje

Opinione

Në Gjermani po shtohet frika nga radikalizmi islamik në rritje

Nga: Sherif Ramabaja Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 14:13
Sherif Ramabaja

Në fillim të janarit të këtij viti, në shoqatën e xhamisë “Ditib” në Këln të gjermanisë, ishte organizuar një konferencë islamike me më shumë se 100 pjesëmarrës.Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe pesë anëtarë të kreut udhëheqës të “Vëllazërisë Muslimane”. Fakti që shoqata e xhamisë “Ditib” ftoi islamistët radikal në një tubim të tillë, ka nxitur reagime të shumta në Gjermani. Dy ministra të Punëve Të brenshme të Landeve të gjermanisë, kërkuan sqarime dhe distancime nga shoqata islame “Ditib”, ose në të kundërtën, do të ballafaqohen me pasoja. Si hap i parë do të jetë që shoqata Turko Islamike “Ditib” do të vëhet nën vëzhgimin e përhershëm të organeve të jurispodencës. Organizata ekstremiste “Vëllazëria Muslimane” nga autoritetet gjermane është cilësuar si organizatë që dëshiron të krijoj shtet islamik, duke mohuar shtetin e së drejtës  kushtetuese.

Ministri i Punëve të Brenshme i Vestfalisë Herbert Reul bëri thirrje për një ndarje të qartë të Ditibit nga islamistët ekstremist. Nëse “Ditib “ ndan popullsinë etnike turke nga aktivitet e përgjithshme ndërkombëtare, do ta rrezikoi paqen e brendshme në vend. Mbrojtja e kushtetutshmërisë nga organet juridike, domosdoshmërisht duhet të merret në konsideratë, tha Reul. “Ditib”, ishte kërkuar edhe më herët që të vihet nën vëzhgim, po deri më tash nuk ishte zbatuar një kërkesë e tillë.

 Ministri Punëve të Brendshme të Bavarisë, Herrmann, kërkoi po ashtu që “Ditib” qartë të distancohet nga forcat e islamizmit ekstremist e jo vetëm të jap premtime boshe. Nëse “Ditib” nuk distancohet, do të jetë një shkak, që ne do të detyrohemi që veprimtarinë e tyre ta kemi, si në shuplakë të dorës.

Politikani i partisë SPD, ekspert i çështjeve të brenshme në Bundestagun gjerman, Bukhard Lischka deklaroi : ” Ditib” ose distancohet në mënyrë të shpejtë dhe të rrept nga të gjithë ata ekstremist nga rradhët e veta ose duhet të llogarisë që fuqishëm do të rrëshqasin nën vëzhgimin e shërbimit sekret të shtetit. Paraqitjen e “Vëllazërisë Muslimane” në Këln ai e vlerësoi si provokim, ndaj shtetit të së drejtës.

Politikani tjetër i FDP Stephan Thomae konsideron se nëse nuk aprovohet vëzhgimi i menjëhershëm, së pari mundësinë e vëzhgimit ta shqyrtojmë menjëherë. Ftesa nga “Ditib” për “Vëllazërinë Muslimane” ishte një fyerje e mëtutjeshme kundër rendit të tonë të lirë demokratik. Shteti nuk duhet t`i mbyllë sytë, po të merren masa edhe kundër Turqisë, deklaroi ai.

 Kurse themeluesja e xhamisë liberale në Berlin S. Ates, flet për një “ Skandal ”. Ajo thotë se “Vëllazëria Muslimane” janë një rrezik shumë i madh i demokracisë sonë. Qëllimi i tyre është islamizimi i Evropës. “Vëllazëria Muslimane” kërkon futjen e sheriatit në mbarë botën dhe është kundër ndarjes së fesë nga shteti. Ata jo vetëm që kërkojnë një mbulesë totale dhe absolute për gratë, po së bashku me salafistët përgadisin terrenin ideologjik të ekstremizmit të dhunshëm.

 Politikani i Partisë së Gjelbërt, Volker Beck paralajmëron për aleancë mes forcave islamike. Ish anëtari i Bundestagut, i cili sot është mësimdhënës në Qendrën për Studime Fetare në Universitetin e Bochumit thotë : “ Ky është një zhvillim shqetësues”. Pas kësaj qëndron një, pretendim i ri për pushtet. Turqia dëshiron të jetë forca muslimane mbizotëruese në kontinentin evropian, në tërësi, përfundon Beck. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat