Fyerje të turpshme dhe të pa dëgjuara ndonjëherë!

Opinione

Fyerje të turpshme dhe të pa dëgjuara ndonjëherë!

Nga: Qemal Musliu Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 07:35
Qemal Musliu

Ish kryeministri dhe kryeministri aktual, janë dy persona kyç në politikë bërjen e shtetit Shqiptarë dhe në tërë trojet autoktone shqiptare. Pra, Kryeministri i shtetit (gjysmë shtetit) Shqiptarë, përfaqëson jo vetëm shtetin oficiel ku vepron, por edhe tërë shqiptarët kudo, në trungun amë dhe në rruzullin tokësor. Kjo na pëlqen a s`na pëlqen, bënë apo s’e bënë, kjo kështu. Kështu është deri diku me kushtetutë, dhe me të drejtën pozitive-Zakonore Shqiptare. Madje, për të qenë turpi edhe më turpshëm, këta, kanë edhe tituj akademik dhe kanë ndikim (për fat të keq) në shoqërinë e gjerë shqiptare, brenda dhe jashtë kudo në mesin shqiptarë!. Jo vetëm KËTA, po edhe shumë nga votuesit kanë dozë të afërte të urrejtjes: socialist-demokratë! Më tepër kanë hallin e urrejtjes se sa të Zhvillimit dhe të kushteve më të mira për jetë! Kjo u pa në Parlament: LIVE. Çka pret Rinia e “shkretë” nga ky vokabular i ndytë?! ... Përfundimisht mundet të konstatohet se, këta nuk e kanë dertin e progresit, por brengën se, cili po ia del, ta përbuzë dhe ta ule për tokë, sa më turpshëm! Duke harruar armiqtë e kombit, si: grekun, serbin dhe sllavët në Maqedoninë shqiptare!

Për të qenë turpi edhe më neveritës, deri në kulm të qiellit, njëra palë i duartroket njërit, e pala tjetër tjetrit!!!  Thua se, ku menditë se çfarë marifeti dhe çfarë mençurie thanë! Duartrokitjet rënduan edhe më vokabularin ofendues. Popull, popull dijeni mirë e hollë se, me votën e juaj, o vazhdoni ta lini në Shqipërinë në TERR, dhe pa RINI. O votoni Ata që ju sjellin: DRITË dhe me RINI, e me zhvillim e ardhmëri për trashëgimtarëve të Juaj, vendit dhe mbarë kombit, dhe më gjerë!

Aktorët e kësaj skene, a mundet të gjithë të jenë të lidhur nga frika, apo nga interesi dikujt, nga brenda, apo nga ndonjë porositës i jashtëm ?! Kaq ky numër i madh, të jenë armiq të Shtetit Amë – Shqipërisë dhe të të gjithë popullit shqiptarë, nuk e besoj, pa ndonjë qëllim djallëzorë! Urrejtja është djallëzore, ndërsa respekti e dashuria janë HYJNORE. Vallë  mos u mungon ndërgjegjja njerëzore?!

Të gjithë këta “zjarr-dhezës” dhe duar “ngrohës”, e dinë se, kombi dhe trojet autoktone shqiptare janë copëtuar, dhe po copëtohen edhe sot?! Derisa në Tempullin e shenjt të Shtetit, gjejnë forcë, për t`ia zbardhin dhëmbët, si të jenë të tërbuar, duke u grind mes vedit?! Le të i shikojnë procesverbalet dhe stenogramet, sa kohë kanë harxhuar për grindje individuale? sa kohë kanë harxhuar për ekonomi dhe zhvillim? dhe sa kohë kanë harxhuar për hallin e tërë trojet autoktone shqiptare?! ... Për këtë të fundit ZERO, ZERO minutë! Siç dihet, sot populli shqiptarë jeton në gjashtë njësi që quhen: Shtete! Dhe Trungu Amë, dita ditës po zbrazet shumë më shumë nga, RINIA. Kjo gjeneratë më e shenjta e një kombit, po e merr rrugën e trishtimit dhe pa “kthim” në katër anët e botës!

A e dinë këta zotëri se, me votat e popullit, që i kanë “marrë” për ta zhvilluar dhe ndërtuar vendin, me qëllim të bëjnë një jetë sa më të begatshme dhe sa ma me standarde, të kësaj kohe?!

A e dinë këta zotëri se, mu në gjirin e shteti Amë- Shqipëri, ka vendbanime me jetë dhe standarde mesjetare! Mu aty afër, që mundet ta kenë dëgjuar me veshët e gjallë, ku dalin zëra çoroditës nga ai vend i shenjtë, aty ku shahet me fjalorin më të ulët, pa vërë vijë ndarëse, në anëtarët e familjes: nënë (emri i shenjtë), grua (me kanun shqiptarë e, pa prekshme nga i huaji) fëmijë e, të gjithë familjarët pa përjashtim!!!

Prandaj protesta e studentëve është më se me vend, dhe në kohë, por ç`të  bësh, kur mungon organizimi i mirëfilltë, interesat dhe botëkuptimet nga më të ndryshme (rruga e humbur në oborr) dhe të manipuluar, nga katër anët, e sidomos nga partitë e mëdha që kanë bërë një përzierje (një lëmsh) që kush nuk mundet të ia gjejë fijen (Nyja e Gordit) Po e deshtën  vedin, vendin dhe perspektivë jetës së mirëfilltë njerëzore, këta tërhiqen dhe në një afat sa më afërte, ua japin pushtetin dhe qeverisjen e institucione shtetëror gjeneratave të REJA. Dhe këta shkojnë në pension, apo punë ku kanë aftësi, por assesi të merren me Politikë: Sa më parë jashtë qeverisjes, jashtë parlamentit, këto struktura dhe të moshuarit e këtyre tre, subjekteve. .

Kohë më parë me shumë arsye gazetari, Ylli Rakipi, i quajti tri banda si: Edi Rama, Berisha e Basha dhe Ilir Meta: “Që bënë shtetin rrafsh tepsi”!

Pse këta “patriotë” një herë të vetme në parlament, nuk e ngritën mllefin e, as zërin “mitur” ndaj njëmijë e njëqind të zezave, që i bënë popullit shqiptarë dhe trojeve autoktone, si nga: greku, serbi dhe nga sllavët në Maqedoninë shqiptare?! Këtë që bëri greku ndaj shteti të quajtur tani: Maqedonia e Veriut, është dashur ta bëjë, Shteti Shqiptarë nëpërmes institucione përkatëse, me akademitë, me historian e me shumë të tjerë, kur dihet historikisht këto troje ishin: Ilire - Dardane! ...

Të gjithë shtete për rreth Nesh, tallen dhe bëjnë çka t`i teket ndaj çdo gjëje që është shqiptare, për TURP! Fyerjet të turpshme dhe të pa dëgjuara ndonjëherë, të bënë edhe më neveritëse: kur fyerjet duartrokiten nga deputetë e dy palëve: PS.-së, PD.-së dhe LSI-së! Këso turpe e, këso ofendime më të ulëtat, prekën jo vetëm qiellin shqiptarë, por gjithë andej kudo që punon, frymon e jeton, çdo shqiptarë. Kjo sjellje kaq e ulët, janë rreze dëshpërimi, rreze zhgënjimi dhe rreze që “stimulon” RININË, të largohet kush nga, “sytë këmbët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat