Kosova në rrezik si shtet dhe komb nga mafia politike?!

Opinione

Kosova në rrezik si shtet dhe komb nga mafia politike?!

Nga: Prof. dr Binak Maxharraj Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 12:19
Prof. dr Binak Maxharraj

Shtetet më të fuqishme të Evropës në krye me Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe janë kundër ndarjes së Kosovës,

-Edhe Amerika nuk është e përfshirë në lojërat për ndarjen e Kosovës. 

-Erërat për ndarjen e Kosovës vijnë nga Lindja, nga shtetet sllave Rusia dhe Serbia me ndihmën e tuxharëve mafioz të Kosovës,

-Në kohën e Sllobodan Millosheviqit intelegjenca Shqiptare ishte shumë aktive në demaskimin e dhunës që ushtrohej ndaj shqiptarve.Por tani kur Kosova rrezikohet të ndahet ajo po heshtë. Tash, ose kurrë Kosova kërkon ndihmë nga intelegjenca Universitare, Akademike, nga mendjet e ndritura të kombit kudo që janë, nga shoqëria civile për ta penguar copëtimin e Kosovës. Kjo është detyrë urgjente e intelegjencës dhe popullit që t'i del përballë kësaj egërsire që e ka kapë Kosovën.

Ëndrra Serbe për të marrë Veriun e Kosovës.

Është kohë alarmi.Kosova po gjendet para një rreziku të madh të cilës po i rrezikohët ekzistenca si shtet dhe komb. Janë bërë bashkë djajt nga mbrenda dhe jashtë për ta shkatërruar Kosovën. Nuk ka ditë qe mediat, portalet e ndryshme qe nuk raportojnë së Kosova do te ndahet, sepse kontrabanduesit e saj të jashtem dhe te brendshëm veç i kanë bërë planet makabre për ndarjen e saj duke theksuar se Kosova me këtë ndarje do te humbë tokë diku 20-30%, pra do ta humbë komplet Veriun e Kosovës, pjesën me te çmueshme te saj pa të cilën Kosova nuk mund të ekzistojë sepse atje janë pasuritë nentokësore më të mëdhatë në Evropë.

Ëndrra serbe për të marrë Veriun e Kosovës është shumë e vjetër. Të gjitha regjimet serbe e kanë bërë elaborate, projekte dhe plane për marrjen e Veriut të Kosovës. Këto projekte të bëra nga Akademia Serbe e shkencave i kanë përkrah të gjithë pushtetarët serb. Kështu “baba i kombit” serb Akademiku Dobrica Qosiq sa ishte njefarë presidenti i Serbisë dhe Malit të Zi, haptas doli me tezën për ndarjën e Kosovës. Këtë ide e përkrahi edhe kasapi i Ballkanit Sllobodan
Millosheviq. Por diçka më vonë kur Milan Paniqin e sollën nga Amerika dhe e bënë Kryetar, ai paprtitmas erdhi në Prishtinë për të biseduar me ”shtetin paralel” të udhëhequr nga strategu, politikani dhe atedhetari Ibrahim Rugova. Shkurt i tha veriu i Kosovës na takon neve, e ju shqiptarët me pjeseë tjetër jeni të lirë të shkoni kah të doni, bile ndaçi bashkohuni edhe me Shqipërinë. Por Ibrahim Rugova me mençurinë dhe pjekurinë e tij politike dhe me dashurinë atedhetare e këtheu pas Malian Paniçin duke e refuzuar kategorikisht një plan të tillë djallëzor të Serbisë.

Miku i madh i Rugovës dhe i Kosovës Amerika e këshilloi Presidentin e “shtetit paralel” ne Kosovë që të ruajë qetesinë e qytetarëve sepse nuk është koha që lufta të zbriste edhe ne Kosovë, anipse Kryetari i Kroacisë e cila ishte fut në ferrin e luftës e luste vazhdimisht Rugovën që t'ia niste luftës. Por, Rugova e dëgjoi Mikun e Madh të tij Amerikën që as se si nuk është koha për luftë.

Por nuk kaloi gjatë, kur u shpartallua ish-Jugosllavia dhe gati të gjitha republikat e shpallën pavaresinë e tyre, shigjetat e shovenizmit serb u drejtuan kah Kosova duke e nisë luftën së pari gjoja në luftimin e terroristëve shqiptarë të cilët kishin dalë në male për t'i dalë zot atedheut. Trimat e devotshëm të kombit luftonin si luan në male  kunder armikut, kurse një pjesë tjetër, sidomos nga LPK edhe pse ishte luftë dhe kallej Kosova, bënte sefanë e Zotit ne hotelin Rogner dhe bënin plane jo për luftën, por se si pas luftes të përfitojnë në emer të luftës. U bënë masakra të mëdha në popull, Kosova u bë tokë e djegur, pati përdhunime rrenqethese të bijave, nënave dhe motrave tona, u vranë mbi 12 mijë civilë, u deportuan mbi 1 milion shqiptarë, etj. Por falë zotit Kosovës i erdhi në ndihmë miku i Madh i Rugovës Amerika e cila së shpejti i mobilizoi shumë shtete të tjera të Evropës dhe e çliruan Kosovën nga kataklizma serbo-madhe duke e dëbuar nga Kosova.

Shtabi i Rognerit erdhi në pushtet falë klikës Enveriste që ishte në pushtet në Tiranë. Ata që dikur gjatë luftës hanin dhe pinin nëpër hotelet e Rognerit me
ndihmën e kastes enveriste që ishte në pushtet në Tiranë të tipave Fatos Nano, Paskal Milo, Fatos Klosi dhe Presidenti Mejdani, erdhën në pushtet e zapuan Kosovën në të gjitha nivelët të pushtetit. Filloi nga ta plaçkitja e madhe e Kosovës të cilët u pasuruan brenda natës duke e lënë popullin në mjerim, duke e sjellë në atë gjendje sa që të detyrohën të ikin nga Kosova, të bëjnë vetëvrasje bile kishte kogja shumë edhe nga radhët e UÇK-së tëcilët u dëshpëruan së për çka kishin luftuar.

Kjo kastë e fëlliqët e luftës, këta mafioz të mjerë kanë marrë aq turr sa qe kanë nisë me hy edhe në lojëra të pista për Kosovën. Në krye të këtyre lojrave nuk është askush tjetër pos Hashim Thaçi, i cili u bë President përmes kontabandës me Partitë politike dhe deputetë për t'i filluar planet e tij makabre në dëm të  Kosovës. Kurse në Serbi edhën në pushtet çetnikët e V. Sheshelit dhe Sllobodan Milosheviqit Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq. Këta të dy jo vetëm që nuk u distancuan nga politika vrastare e Milosheviqit dhe Sheshelit, por me ngulim vazhduan politikat e tyre kundër shqiptarëve dhe Kosovës. Ata së shpejti e zapuan edhe Veriun e Kosovës. Veriu me çdo gjë u bë serbe, mbishkrimet, flamujt, sheshet u bënë me emra serb. Aty nuk kishte, edhe sot nuk ka kurrfarë qasje shqiptare. Më fjalë tjera Veriu i Kosovës u okupua nga Serbia me një strategji të përgatitur mirë, derisa këta mafiozet tanë plaçkitshin çdo gje për çdo ditë duke mos u kujdesur për veriun, apo ndoshta kështu ishin marrë vesh me Serbinë në ndonjë takim diku në erresirë.

Dialogu me Serbinë dhe maskarada e Hashim Thaçit.

Pasiqë u ngaterru kështu puna rreth Veriut te Kosovës,më pa te drejtë,por me ndermjetesimin e nderkombetareve Kosova u detyru te futet ne njfarë dialogu të pa krye me Serbin.Aksidentalisht ne krye te këtij dialogu me dhunë u gjendë përkrahësi i interesave te Serbisë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi,kurse nga ana e Serbisë Çetniku Aleksander Vuçiq.Dhe këtu fillonë loja midis djajve(dreçërve) për Kosovën dhe rreth Kosovës.Kryeçetniku serb Aleksander Vuçiq,jo vetem qe nuk i zbaton bile ato Mareveshje te arrijtura deri me tani,por djallezisht e qiti para pro ruses dhe pro serbës Mogherinit dhe para Thaçit e cili rrinte me duar ne xhepa,tezën e vejtër Serbe për ndarjëne Kosovës.Presidenti i Kosovës  Hashim Thaçi,duke patur dosje nga Haga,por edhe shumë dosje ne Serbi ra në grackë,u zu rob nga Serbia u shantazhu dhe nuk kishte së nga të ikëte.

Dhe pikërishtë këtu filloi maskarada e Presidentit Hashim Thaçit për ndarjën,copëtimin e Kosovës.Derisa A.Vuçiq fliste më pakë ne publik rreth ksaj çështje,si duket “kompirin e nxehët”ia kishte lëshu në dor Thaqit.Ky i gjori bash si nxënesi i shkollës fillore u bë si papagall i Vuçiqit dhe nuk la gur pa rrexu ne dobi për ndarjën e Kosovës.Në çdo paraqitje te tijë publike te cilat edhe i shpeshtoj ne maje te gjuhes e kishte ndarjën e Kosovës.Jo vetem kaq,ne vend se ai te angazhohej qe ndonje shtet ta njohë Kosovën,ai vepron kundër shtetit te vetë,lobonte gjithandej nepër Evropë për me e nda Kosovën me Serbinë.E formoi
treshen e vetë ne përberje me Aleks Sorrosin djalin e Xhorxh Sorrosit,Kryemafiozin e Shqipërisë Edi Ramën,por aty kur janë ne pyetje interesat serbe dhe antishqiptare aty u gjend domosdo edhe spiuni i rafinuar serb Baton Haxhiu.Thaçi,Rama dhe Vuçiq takoheshin hapur,por edhe mshaftas neper birucat e Evrpoes për te krijiuar planet për ndarjën e Kosovës.Rrethe kësajë aq thellë ka shkuar puna sa shumë analist dhe njohës te kësaj errësire rreth Kosovës po deklarohen se plani veq ështe gadi dhe së pritet se shpejti të shperthej.Kurse ekipi i Kosoves i formuar për këte çështje do te shkoj si Muça pas daive.

Amerika nuk është e përfshiër ne lojrat për ndarjën e Kosovës.

Planet për ndarje e Kosovës e alarmuan edhe Evropën dhe Amerikën.Disa shtet ne krye me Gjermani dhe Britanin e Madhe as qe dojnë me ndegju
për këtë punë,janë kunder kësaj idje e cila do te hapëta Kutinë e Pndorës ne rajon e me gjërë,do te ndezete shumë nacilnalizma ne Ballkan qe veç presin te shpërthejnë.Edhe Amerika nuk është e përfshier në këto lojra makabre për ndarjën e Kosovës.Për ndarjën e Kosovës askund nuk përmendet as ne letrën e Presidentit Donald Trump.Por Hashim Thaçi me do letra po manipulon,po mundohet me ju qitë hi syeve popullit se edhe Amerika e përkrah,çfarë nuk është e vërtetë.

Hashim Thaçi,Aleksandër Vuçiq me Edi Ramen janë nguju keq ne folën e qyqeve,këta mjeran,këta mafijoz,matrapaz,këta antikombëtar,këta djaj
te ferrit më mirë është te lenë te qetë Kosovën,sepse Kosova nuk është pronë përsonale e tyre,Kosova është e popullit të sajë dhe se as Edi Rama dhe as Hashim Thaçi nuk e kanë mandatin e popullit që te mërrën më këto punë te pista rreth ndarjes së Kosovës me aremikun tonë shekullor.

Pse po heshtë intelegjenca shqiptare karshi tendencave për ndarjën e Kosovës.

 Në kohën e Sllobodan Millosheviqit kur ai ushtronte dhunë dhe terrorndaj shqiptarëve Intelegjenca shqiptare ishte shumë aktive në demaskimin e plateforme së tij për shfarosjën e shqiptarëve.Por tashti kur Kosova po rrezikonë të ndahet ajo po heshtë.E pa kuptueshme.Tash,ose kurr Kosovës i duhet nga  intelegjenca Universitare,Akademike,nga mendjet e ndritura të kombit kudo që janë,nga shoqeria civile për ta penguar coptimin e Kosovës.Kjo është
detyrë urgjente e intelegjencës dhe popullit që ti del për ballë kësaj errësire të egër qe e ka kapë Kosovën dhe po donë ta copëtojë për interesat e tyre meskine. Inetelegjenca dhe populli,sa nuk është ba vonë,duhet ta ngritë zerin e saj që te ndihet sa më larg,qoftë me peticione,projekte apo elaborat për pasajat e këtilla mesjetare,qoftë nëpër protesta masovike te prirë nga djaleria dhe vajzëria Kosovare te mbrojnë Kosovës nga e keqëja qe po i kanosetë,ti dalin zot te ua tregojnë mafiozeve,matrapazeve dhe tuxharëve te trojeve tona së ku e kanë vendin,duke ju treguar se nuk ka birë nanë që guxonë ti prekë
kufijtë e Kosovës te cilët janë te popullit,janë të pacenueshëm,për këta kufij është derthë gjaku deri ne gju dhe askush nuk guxon te shkelë mbi gjakun e tyre.Po te ndodhë ndryshe,atehere pse e bamë luftën,pse i dhamë mbi 12 mijë viktima,pse u ba Kosova prush e hi,tokë e djegur,pse u deshtë te bahen gjithë ato masakra ne popull, kush do te përgjigjët për te gjitha këto,kur Serbia shumë vite para lufte e kërkonte Veriun pa luftë.Apo e bame luftën për te ardhë mafiozet dhe matrapazet ne pushtet për ta masakru edhe një hërë Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat