Përvoja e punës sipas të ardhurave, pagave ku kanë punuar pensionistët

Opinione

Përvoja e punës sipas të ardhurave, pagave ku kanë punuar pensionistët

Nga: Ragip Guraziu Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 12:40
Ragip Guraziu

Përvoja e punës dhe kualifikimi arsimor do të jenë kriteret kryesore për kategorizimin e shkallës së pensionistëve,  u tha sipas përfaqësuesve të pensionistëve dhe zyrtarë qeveritarë.

Deri më tani kjo nuk po ndodhë shumica e pensionistëve kosovarë paguhën sipas kriterit arsimor dhe  nuk është ende si kriter përvoja e punës,ku p.sh. dëmtohën shumë nga paga pensionistë edhe pse kjo nuk ndodhë kund në botë,deri tani autori i këtij shkrim ka dy vite  që është i pensionuar dhe  paguhet sipa kriterit të kualifikimit arsimore dhe fare nga përvoja e punës .Ndryshe, numri i përgjithshëm i pensionistëve në Kosovë është 170 mijë. Prej tyre, 125 mijë janë shfrytëzues të pensionit të pleqërisë,sipas ekspertëve zyrtar të pensionistave.

Nuk është e vërtet se e kanë pritur me gëzim pensionistët rritjen e pensioneve,15-20 për qind?

''Pensionet janë shumë të vogla. Unë marr 172 euro në muaj. Çdo pension që është nën 250 euro është lëmoshë”, thotë një pensionist i arsimit.''.

Jeta e një pensionisti në Kosovë,  është shumë e vështirë. Kjo tani është dëshmuar me mija e mija herë. Kur kemi parasyesh se një pensioner,me emrin Rifat thotë se  pensioni nuk i mjafton as për gjërat elementare, por tregon se për të kujdeset djali i cili punon jashtë Kosovës,dhe të tjetër shrehen në këtë mënyrë ku po takohemi për çdo ditë në shtëpinë e dytë të tyre,lokali i pensionistave për të humbur kohën,dhe jo aqë i përshtatshëm për pensionistat e Prishtinës.

Dikush edhe nuk po i beson kësaj rritje edhe  ashtu nuk mjafton  për një pensionist

“Nuk besoj (në rritje pensioni) deri sa t’i marr. Mos ta kisha djalin në Gjermani që më ndihmon, nuk do kisha mundësi të blej as bukë. Pensioni i Kosovës nuk mjafton asgjë”, thotë pensionisti prishtinas qe nuk deshi të publokohet emri i tij .

Qeveria e Kosovës gjatë javës së fundit ka paralajmëruar se në kuadër të projektimit të buxhetit për vitin 2019 do të rriten pensionet prej 15 deri në 20 për qind nga pensioni bazë.

Përfaqësues të pensionistëve në Kosovë e vlerësojnë të konsiderueshme këtë rritje, duke shtuar se një veprim i tillë ka qenë i domosdoshëm.

Rritja e pensioneve është paralajmëruar publikisht gjatë një takimi të zhvilluar ndërmjet ministrit të Financave, Bedri Hamza, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe përfaqësuesve te Lidhjes së Pensionistëve.

Nisur nga deklaratat e bëra pas atij takimi, Hasan Berisha, sekretar në Lidhjen e Pensionistëve të Kosovës thotë se tashmë dihen edhe përqindjet e premtuara për rritje.

“Ministri i Financave ka konfirmuar se rritja e pensioneve ka hyrë në kuadër të buxhetit 2019. Për pensionet e pleqërisë, të cilët kanë marrë 75 euro pensionet, vitin tjetër pensioni do rritet për 20 për qind”.

“Ndërsa për pensionet kontribut-pagues shuma mujore do rritet për 15 për qind. Baza e pensionit kontribut-pagues është 158 euro deri në 230. Ne jemi të kënaqur me një hap të tillë edhe pse është një korrigjim i vogël, por i domosdoshëm, sepse pensionet në periudhën e pasluftës nuk kanë qenë ekuivalent me meritat”, thekson Berisha.

Sipas një përllogaritje ende jozyrtare, i bie se pensionet e pleqërisë, ata që marrin nga 75 euro aktualisht, me buxhetin e ri do të marrin 90 euro. Kurse pensionistët kontribut- pagues nga shuma prej 230 eurove, do të marrin 34 euro më shumë në muaj.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i pensionistëve në Kosovë është 170 mijë. Prej tyre, 125 mijë janë shfrytëzues të pensionit të pleqërisë, që marrin nga 75 euro në muaj, ndërsa 45 mijë janë kontribut-pagues, që ndahen në katër kategori, të cilët marrin nga 158 deri në 230 euro në muaj në bazë të përgatitjes shkollore, thuhet në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë të Ministrisë se Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Bahri Xhaferi, drejtor i Departamentit të Pensioneve në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, për Radion Evropa e Lirë, tregon se buxheti i përgjithshëm për vitin 2018 për pensionet në Kosovë është mbi 200 milionë euro.

Por halli tjetër që i preokuponë pensionistët e Kosovës,është kriteri i përvojësë punës për ato vite ....

 Përvoja e punës dhe kualifikimi arsimor do të jenë kriteret kryesore për kategorizimin e shkallës së pensionistëve,  u tha sipas përfaqësuesve të pensionistëve dhe zyrtarë qeveritarë.

Deri më tani kjo nuk po ndodhë shumica e pensionistëve kosovarë  paguhën sipas kriterit arsimore dhe jo edhe si kriter të përvojës së punës,ku p.sh. dëmtohën shumë nga paga pensionistë edhe pse kjo nuk ndodhë kund në botë,deri tani autori i këtij shkrim ka dy vite  që është i pensionuar dhe  paguhet sipa kriterit të kualifikimit arsimore dhe fare nga përvoja e punës .Ndryshe, numri i përgjithshëm i pensionistëve në Kosovë është 170 mijë. Prej tyre, 125 mijë janë shfrytëzues të pensionit të pleqërisë,sipas ekspertëve zyrtar të pensionistave.

Biles,sa jam i njoftuar në shtetet tjera,ndoshta jo të gjitha ama në Gjermani si kriter i parë për  kategorizimin e paga të pensionistit hynë së përi përvoja e punës për ato vite të punës dhe si kriter i dytë  shkalla e arsimit.

Shumica e pensionistave të Kosovë,edhe pse kanë përvojë pune, marrin pagot e pensioneve si të moshuar,75 euro dhe kjo çështje ka hasur në hallet e disave sepse po ju ngatrrohet përvoja e punës,si p.sh., punëtorët e ish-IGK ''Ballkani'',të Therandës,ish-Suhareka,ata që kanë kaluar 10 vjet,që do thotë që nga 11 vjet  u ka pranuar 4 vite që ka ndikuar ta kalojnë pragun dhe të marrin pensionet deri tani siç ishin 173 euro. Gjë që kjo nuk po ndodhë me të tjerë pensionistave të tjerë edhe pse ka të atillë se për 4 mujë nuk ka arritur 15 vitet,dhe merr 75 euro ne muaj.

Ndryshe, është thënë këto vitet e fundit nga ekspertet e ndryshëm sa I përket kategarizimit te pagave të pensionerëve të Kosovës, se një ndër kriteret kryesore do të jetë kualifikimi arsimor dhe përvoja e punës. “Udhëzimi administrativ është në përgatitje e sipër. Ne mund të flasim vetëm parimisht, por jo edhe për elementet dhe kriteret e sakta. Aty do të hynë kualifikimi shkollor, stazhi i punës dhe kontributet. Por, më që kontributet nuk dihen se nuk ka shënime të sakta, pra elemente kryesore janë kualifikimi shkollor dhe stazhi i punës”….

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat