Në shkolla, e nevojshme lënda e edukatës fizike

Opinione

Në shkolla, e nevojshme lënda e edukatës fizike

Nga: Arben Ganiu Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 17:01
Ilustrim

Nxënësit e klasave fillore, shpesh janë diagnostifikuar me problemet e shikimit apo me problem të shtyllës kurizore, në disa raste edhe të rënda. Këto probleme të diagnostifikuara me vonesë, nëse do të ishin kontrolluar më parë, gjatë një vizite mjeksore rutine, do të ishin parandaluar, thonë mjekët. Kontrolli sistematik shëndetësor do të duhet të zhvillohet në të gjitha shkollat e vendit, thonë nga ministria e shëndetësisë. Ndërsa, drejtorët e shkollave fajësojnë prindërit, që pas vizitave të mjekëve në shkolla nuk vazhdojnë vizitat e fëmijëve, gjë që duhet të ndiqen me rigorizitet. Me organizimin e procesit mësimor, sipas kërkesave didaktike, edukata fizike ndikon në përmirësimin e shpejtësisë dhe në aftësitë konative dhe kognitive, si dhe të ndikimit në aftësitë funksionale. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, thotë se janë në proces marrveshjet me Ministrinë e Arsimit, për disa ndryshime në aspektin e aktiviteteve fizike, te fëmijët, të cilët janë evidentuar me shqetësime në boshtin kurizor. Ai shton se ora e edukatës fizike të jetë e përditshme.

“Ne kemi programe aktive, të lidhura me probleme të rënda të fëmijëve në shkolla, si sistem vitet e fundit funksionon shumë mirë. Megjithatë, kemi indikatorë të tjerë që janë paraparë, por edhe duam të bëjmë disa ndryshime në aspektin e aktiviteteve dhe problemeve fizike të fëmijëve. Ne kemi patur disa takime me ministrin e arsimit që edukimi fizik të jetë i përditshëm, për shkak të pengesave ligjore, respektivisht kufizimeve të orëve, kërkojmë alternativë për përfshirjen e shoqatave sportive. Me rregullimin e ligjit do të gjejmë mënyrë për ndryshime të mundshme”, tha ministri Filipçe.

Edukata fizike dhe sportive është proces i domosdoshëm për nxënësit me qëllim që ata të përfitojnë shkathtësi dhe shprehi lëvizëse. Kontrolli i mjekëve në shkolla dhe rekomandimi i tyre, për më shumë aktivitet fizik ndikon në zhvillimin e organizmit të fëmijëve duke i eliminuar paraqitjet  eventuale të devijimeve për shkak të ndikimit të pozitës së qëndrimit të ndejes së gjatë në bankat shkollore. “Prej klasës së parë deri në klasën e nëntë, patjetër bëhen kontrolle mjekësore, por pas kontrollit, në raste kritike, rekomandohen të vizitojnë shtëpinë e shëndetit, ku edhe kemi marrveshje me ta, të cilat raporte janë nën nivel. Sistemi i kontrollit shëndetësor bëhet për fëmijët, por ata kanë për detyrë vetëm të zbulojnë problemin shëndetësor te fëmija, nëse ka problem me kurizin, apo shikimin, pastaj ajo ngel te prindërit, që ata ta vazhdojnë procesin e shërimit të fëmijëve të tyre”, tha Enis Memeti, drejtor i shkollës “Penko”.

Për fizioterapistin Arian Selmani, ka rëndësi të madhe edukata fizike, por ai theson se te fëmijët janë shumë dominate deformimet e bushtit kurizor, ajo ndodh më shumë si pasojë e çrregullimit postular te fëmijët, përshkak të mbajtjes së çantave të rënda me libra. “Vetë pesha e çantës e rrit rrezikun e skuliozës apo deformiteteve të tjera të bushtit kurizor, si pasojë e bartjes jo korekte të çantave shkollore.  Edukata fizike ka rëndësi shumë të madhe, por në këtë rast rekomandoj se është mirë që të përfshihet në procesin arsimor një profesionist, me çrast që të bën vëzhgimin e fëmijëvë  në mënyrë të rregull. Natyrisht që fëmijët sot janë shumë pasiv dhe ka rol të madh edukata fizik , që fëmija të jetë më shumë aktiv.

Tashmë janë identifikuar fëmijë që kanë problem me boshtin kurizor, ku nuk u del në ndihmë edukata fizike, por për ato kërkohet trajtim special apo fizioterapist, që të bëhet korigjimi i atij deformiteti. Për fëmijët pasiv, që sot janë shumica prej tyre, është e domosdoshme të kenë orën e edukatës fizike të përditshme”, tha fizioterapisti Selmani. Mësuese Vjollca e mësimit klasor thotë se edhe ato si mësuese edhe mjekët kanë vërejtur pasivitet dhe problem fizike te fëmijët dhe se është i nevojshëm aftësimi i nxënësve për aktivitete të lira edhe në shkollë edhe jashtë shkolle, ku edhe të zhvillohen aftësitë kreative për paraqitjen lëvizëse. “Orë të edukatës fizke kemi tre herë në javë, por kushtet nuk i kemi. Oërn e sportit e mbajmë në klasë. Edukata fizike është e domosdoshme, nëqoftëse fëmija është i aftë në fiskëllturë është edhe në mësime”,  shtoi mësuesja e mësimit klasor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat