Kënaqësia pa ndërgjegje e mësuesit dhe policit dhunues nga Drenasi

Opinione

Kënaqësia pa ndërgjegje e mësuesit dhe policit dhunues nga Drenasi

Nga: Dedë Palokaj Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 21:08
Dedë Palokaj

Gjersa ne humbim kohë duke u marr me patriotizëm, me flamuj me yje apo pa yje, me përfaqësues të futbollit, me ngritjen e nivelit të arsimit dhe edukimit etj. e në anën tjetër shoqëria jonë e përgjumur duron zyrtar publik pa integritet moral të cilët janë bartës të pozitave institucionale në Kosovë, njerëz gjysmak që shkatërrojnë personalitetin dhe dinjitetin njerëzor dhe familjarë. Pa llogaritur pasojat, rasti i dhimbshëm dhe skandaloz i 16 vjeçarer nga Drenasi, nuk e duron heshtjen e popullit të Kosovës. Si të mbahet shteti me njerëz të korruptuar, të pamoralshëm dhe seksualisht të sëmurë?

Thonë se një i arsimuar është i edukuar, por sa e vërtetë është kjo? Edukimi dhe arsimi qëndrojnë pranë, por nuk janë e njëjta gjë. Ato janë dy elemente tepër të rëndësishme në zhvillimin e shoqërisë. Të dyja ndikojnë në formimin dhe të qenit i suksesshëm. Shkollimi është baza e një njeriu të përparuar, ku në të shumtën e rasteve përcakton dhe rolin apo pozicionin e gjithsecilit në jetën profesionale. Edukimi është pikënisja e formimit të individit që në moshë të hershme.

Sigurisht që arsimimi dhe edukimi janë tepër të rëndësishëm në formimin e individit, por ajo që vlen për t’u theksuar është se vërtetë qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, por asnjëherë nuk mund të përcaktojnë nivelin e “njeriut të edukuar” siç është rasti i 16-vjeçares nga Drenasi. Nuk mund të merret i mirëqenë fakti se një njeri është me patjetër i edukuar në rast se është i arsimuar. Është e qartë se shkollimi iu jep mundësi të barabarta njerëzve që ecin në karrierë, por në fakt pak nga ecuria e tyre, pak nga fati dhe pak nga pabarazia, nuk pozicionohen gjithnjë në nivelin e kërkuar.

Vlerat e një njeriu të mirëformuar nuk i tregon vetëm arsimimi. Të gjithë pak a shumë njohim njerëz që mbulohën me një diplamë shkolle dhe jo në pak raste janë të paedukuar siç është rasti i. Sikurse njohim dhe shumë të tjerë të cilët nuk kanë patur mundësi të shkollohen pasi jeta i ka përplasur deri diku në situata jetike ku arsimimi mund të quhet luks. Jo në pak raste, mundësitë, shanset dhe pabarazitë nuk iu kanë mundësuar të edukuarve të shkollohen. Mësuesi me ditarë në dorë, polici i veshur me uniformë zyrtare, mjeku me mantil të bardhë, i diplomuari në universitet të mirënjohur etj. nuk don të thotë se janë të edukuar mirë, të kenë sjellje të njerëzishme dhe të shëndoshë familjare. Edukimin i përket edhe të arsimuarit, por edhe të paarsimuarit.

Mësimi përfundon në klasë, por arsimi fillon në shtëpi dhe perfundon vetëm me vdekjen tonë. Fëmija e fiton diplomen e shkollës e pasatj të universitetit për t’u arsimuar, për tu edukuar në mënyrë të shëndoshë si në familje ashtu edhe në shoqëri. I arsimuar nuk është ai njeri që ka lexuar apo që ka shkruar shumë libra, por ai që ka arritur ta transformoj veten, shpirtin nga dëshirat e këqija si dhe mendjen nga mendimet destruktive. Kush nuk arsimohet në këtë drejtim, është njeri i neveritshëm dhe shumë i gërditshëm edhe nëse është akademik i madh.

Njeriu që nuk lexon asgjë është shumë më i arsimuar se sa ai që nuk lexonë asgjë tjetër përveç gazetës thotë, Thomas Jefferson. Se, titulli akademik dhe shkencor nuk të bën intelektual dëshmojnë edhe rastet e shumta të pleqnarëve të popullit tonë shqiptarë të cilët nuk kishin as gradë akademike e as shkencore, por kishin edukatë, mençuri, dinjitet, kulturë personale dhe familjare etj., dhe kështu ata mbetën thesarë i çmuar i kulturës sonë shqiptare.

Mjerisht në kohën e sotme ka shumë intelektual që sillën në mënyrë të paarsimuar, pa edukatë të mirë familjare dhe morale. Kjo shihet nga të folurit e tyre, nga debatet publike, nga shkrimet, shprehjet banale dhe amorale, sjelljet e tyre pa respekt dhe shije të mirë. Niveli i qytetërimit të një shoqërie matet dhe tregohet në nivelin e shprehjes së fjalës publike, e jo në keqpërdorimin e saj. Ky është një problem që sot të shqetëson sa herë i shikon njerëzit duke u shprehur pa respekt minimal të jetesës së perbashkët shoqërore deri në ofendime më të rënda të shprehjes së lirë. Fjala e shprehur në skenë vepron më shumë se ajo që lexohet në libër.

Tmerret e Holokaustit i kanë krijuar akademikët kulminant, por që ishin të paarsimuar – të pa edukuar. Personi i arsimuar është vetëm ai i cili ka mësuar se si të mësojë të ndryshoj veten. Sepse nëse nuk ndërrojmë pë ta përmirësuar me kujdes veten tonë dhe marrëdhëniet me njëri – tjetrin, atëherë nuk përparojmë. Sot nuk duhet të mësohet vetëm për shkollën, për fushat e ndryshme të diturisë dhe të sigurisë shtetërore etj., por si ta permirësojmë shoqërinë me ambicje të sëmuara.

Jeta është shkollë dhe akademi e madhe. Aristoteli thotë: “Të edukosh mendjen pa edukuar shpirtin, nuk mund të quhet edukim”. Pra, të mësojmë duke punuar dhe të edukohemi duke mësuar. Sepse emancipimi i një shoqërie shprehet më së miri te fytyra e mësuesit dhe sjellja e tij. Kënaqësia pa ndërgjegje është e rrezikshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat