A është populli në gjumë?!

Opinione

A është populli në gjumë?!

Nga: Hafiz Shala Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 08:38
Hafiz Shala

Nëse nuk më ka lënë memoria, nga historianët e ditëve të  para shkollore nga lënda e historisë na kanë mësuar se, për hir të gjumit që i zuri ushtarët, e humbën betejën!

Nëse e përkthejmë në situatën e tanishme e cila po zhvillohet në Kosovë, është koincidente më këtë rast historik e po që së populli nuk zgjohet, beteja do të humbët dhe atë më një kosto që asnjë histori nuk do të jetë në gjendje ta përshkruajë e përkujtojë që të zgjuar po të  përgjumosur e humbën tani, jo vetëm betejën por edhe luftën.

E, intelektualët, akademikët, a duhet të flenë?! A e ndiejnë vetën përgjegjës për heshtje intelektuale si borxhli ndaj popullit dhë gjeneratave të reja.

Sa zëra dhe sa personalitete flasin për Kosovën dhe në emër të Kosovës? Këtë, mund ta kuptojmë vetëm kur i hapim faqet e internetit, portalet, mjetet vizuele që, secila raportojnë sipas politikave të saj që, në befasi të të gjithë atyre që i lexojnë ose i vërejnë, krijohet huti deri të një nervozë të paparashikuar duke e pyetur vetveten së kush është në këtë Kosovë më shumë zot shtëpie e pa zot shtëpie.

I akuzojmë miqtë tanë ndërkombëtarë, anipse, dorën në zemër, aspak nuk janë pa gjynahe e për akuza që ju bëjnë për politikat e tyre më standarde të dyfishta, varësisht nga shtetet që i admirojnë qoftë edhe historikisht por, edhe ato që janë të interesuara “që të kryejnë punë sa ma lehtë e sa ma shpejtë” pa u lëshuar në dëmet që mund t’i krijojnë një populli apo kombi e, posaçërisht kur janë në pyetje shtetet shqiptare e në rëndë të parë Kosova.

Nasradin Hoxhës i kalojë miu nëpër mustaqe dhe fillojë të piskasë thuaj së u zhbë bota. Kur e pyetën, Nasradinin ç’ke se nuk u bë nami së miu kalojë njëherë dhe ç’ke që pisket. Nuk e kam punën e miut së kalojë kësiheri,por,ky po e mësonë rrugën dhë pastaj,nuk ka të ndalur.

Loja më kufijtë dhë tokat shqiptare,kurrë nuk u ndal dhë siq po shifët miu i Nasradinit vërtëtë e mesojë rrugën dhe, po që se nuk ja ndërpresim, ai do ta vazhdojë edhe më tej.

Por, në këtë rast, miu i Nasradinit, nuk e mësoi ketë rrugë vetëm por i ndihmuar edhe nga ata që Nasradinit kurrë nuk do t’i shkonte në mëndje.

Presidenti në një anë, Kryeministri në anën tjetër, Kryeparlamentari herë në njërën e herë në tjetrën, opozita e vërtetë (këtu nuk mendoj në PSD-e sepse ajo, nën hije është pjesë e pushtetit), ka qëndrime, unë do të thosha në këtë rast të drejta bashkë më Kryeministrin, kur është në pyetje sovraniteti, tërësia territoriale kufijtë në pacenueshmerinë dhe lojërat që po i luan presidenti me lobime aktive në Evropë e Uashington gjithnjë në kundërshtim më Kushtetutën dhe vullnetin e popullit, i cili, në bashkërendim me Vuçiqin, Edi Ramën më një përkëdhelje të Presidentit Trump sipas idesë dhe sugjerimeve të Këshilltarit të tij për Siguri Kombëtare John Boloton, i njohur si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës në vitin 2005 kur ishte i nominuar nga Presidenti Ë.Bush për Ambasador të SHBA-ve në OKB për tu dorëhequr (shkarkuar) në fund të të njëjtit vit, pra 2005 rreth mospajtimeve për statusin e Kosovës.

Lojërat e rrezikshme për Kosovën që po i luan Presidenti në detyrën e një renegati të besueshëm dhe shumë aktiv i Serbisë bashkë më ata që në cilësinë e këshilltarit të Kryeministrit Edi Rama, bëjnë propagandë çnjerëzorë për ta afirmuar idenë e korrigjimit, ndarjes deri të dhënia e pjesës veriore Serbisë më spekulime më të rrezikshmet që ndonjëherë ju është bërë Kosovës.

Isha i shokuar kur në emisionin televiziv të Blendi Fevziut -Opinion, më temën: “Shqipëria në debatin Kosovë-Serbi më 4 shkurt të këtij viti.

Nuk jam në gjendje që ndoshta t’i përmendi emrat e panelit për ketë temë, por, një emër assesi nuk mundë ta huq e ai ishte, unë do ta quaje: Bolton Haxhiu Stanishiqi i cili sikur i tërbuar reagonte çdo kundërshtim të idesë së Thaçit për korrigjim ndryshim apo ndarje, e tani së fundmi një korrigjim të vogël, të  cilit i ndryshonte fytyra sikur të ishte nën dozën më të madhe të drogës. Kameramani më mjeshtri i cili e përcillte më kujdes gjeste e pakontrolluara dhe djersitjen e tij dhe reagimet ndaj panelistëve të tjerë e posaçërisht ndaj zonjës së nderuar Edith Harxhi për çka e përgëzoj për këtë paraqitje dhe kundërshtimeve e cila në mënyrën më argumentuese e demaskonte teorinë e tij mashtruese dhe anti Kosovë e pro serb mu ashtu siç e kualifikoi zoti Albin Kurti kur ja qiti për ledine të bëmat e tij në bashkëpunim më shefin e shërbimit informativ serb, Ivica Stanishiqin dhe planet e të dyve afatgjata ogurzeza për Kosovën.

Merreni me mend në kënd ka mbetur Kosova që ky mercenar të flasë dhe shpjegojë për kufijtë e Kosovës, hartat dhe topografinë dhe demarkimin e kufijve.

Dorën në zemër, edhe panelistë të tjerë, asnjëri nuk ishte në anën e tij. Në pyetjen se kush ishte iniciator i idesë së korrigjimit, ndarjes ose bashkimit, ai, në mënyrën më të ndotur, përgjigjet së nuk e dinë. E, në të vërtetë ky është njeri i grupit të iniciatorëve, ideatorëve, idesë së Vuçiqit, Ramës, Thaçit më përkrahjen e Rusisë. Është e rëndë kur e dëgjon këtë monstrum kur i përgjigjët zonjës Harxhi se po ç’ke ti, Serbia nuk i ka bërë Kosovës edhe aq dëm?! Tani, mund të paramendoni së çfarë detyrave ka marrë ky njeri nga ideatorët për një propagandë e angazhim për çka, me siguri së nuk mungon as përkrahja financiare nga Serbia e cili ka shpenzuar para të mëdha për këto veprime.

Propaganda e tij mashtruese se Evropa dhe Amerika janë dakord, Mogherini-Trump në ketë rast qe nuk do të thotë se është përkrahje as e Evropës e as e Amerikës pasi që, edhe Mogherini por edhe Trump, nuk paraqesin vërtetë qëndrimet e atyre që i përfaqësojnë sepse, në Evropë të gjitha shtetet nuk pajtohen më korrigjim, ndërsa në SHBA nuk ka qëndrim të Kongresit i cili nuk mund të thuhet së mëndojnë njëjtë siç mendon Presidenti Trump ndoshta. Mos të harrojmë së Kongresisti Engel si Kryetar i Komitetit për Marrëdhënie më jashtë në Kongresin Amerikan, nuk është pro kësaj ideje, përderisa, Trump po ballafaqohet më akuza të rënda për infiltrimin e Rusisë përmes stafit të tij rreth zgjedhjeve të viti 2016 dhe në biznese të pista për çka duhet të pritët raporti i investigimit të zotit Moller.

Ishin vërejtje shumë domethënëse të disa panelistëve kur thoshin së: i takon popullit të Kosovës të flasë për këto probleme, për çka Shqipëria nuk duhet të përzihet sepse, Kosova e ka udhëheqjen e saj dhe përderisa politikanët fshehën “në llogore” e nuk flasin më popullin, ata, bisedojnë vetëm më ndërkombëtarët sikur ata duhet të marrin vendime legjitime e jo populli. Nuk kanë guxim të flasin më popullin sepse, nuk kanë çka më ju thënë popullit pasi janë të zhytur në këto veprime antishtetëror  e antikombëtare për arsye që i dinë vetëm ata por, edhe populli mundë lehtë t’i kuptojë. Populli po mashtrohet e gënjehet.

Është histori e ndërlikuar do të thoshin, por, kush e ndërlikojë? Ata të cilët hynë “në mal pa sëpatë” siç thotë populli kur hyri në bisedime pa kushte më Serbinë. Emri dhe mbiemri: Hashim Thaçi. Ai, në Vjenë në një takim pat deklaruat se, nuk kemi nevojë për ndihmë së problemet tona i zgjedhim vet, është fjala për bisedime Kosovë-Serbi apo Prishtinë-Beograd siç i quan Evropa më qëllim. Pra, kjo është një marrëveshje fantazmë që, kur bëhet fjalë për këtë, shpesh mendohet së nuk është vetëm çështje bilaterale por edhe ndërkombëtare.

Pra, populli në ketë moment assesi nuk guxon të heshtë sepse, po që së vazhdojnë të jenë në gjumë, jo vetëm beteja, por edhe lufta do të humbet, kur, të gjitha i kishim të gatshme si shtet sovran e i pavarur e vërtetuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare për legjitimitetin e pavarësisë. Pra, jo bisedime më Serbinë pa njohje reciproke.

Mos lejoni, që t’ua marrin nga duart ata që janë në shërbim të Serbisë e kundër juve. Ose tani, ose kurrë. Sot, e jo nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat