"Të rrosh apo të mos rrosh, kjo është çështja"

Opinione

"Të rrosh apo të mos rrosh, kjo është çështja"

Nga: Dibran Demaku Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 10:10
Dibran Demaku

Edhe çfarë duhet të ndodhi që analfabetët e pushtetit të japin dorëheqje kolektive?! Edhe çfarë duhet të ndodhi që ky popull të zgjohet nga letargjia ku ka rënë?! Edhe çfarë duhet të ndodhi që elita intelektuale(nëse egziston?!) të zgjohet nga gjumi?!Edhe çfarë duhet të ndodhi që të ndalet njëherë e mirë degradimi moral,social,ligjor e kanunor i këtij vendi dhe këtij populli?!...

Lajmi që vie nga Drenasi se si kanë abuzuar me një të re të mitur profesori,polici dhe mjeku është sinjal i ndezur se ne si vend dhe si shoqëri kemi kapitulluar para së keqes?!Kemi kapitulluar në ndërtimin e një vendi dhe shoqërie demokratike?! Kemi kapitulluar edhe si shoqëri ligjore edhe si shoqëri kanunore edhe si shoqëri njerëzore?! Kemi kapitulluar para së keqes sepse tash njëzetë vite pas fitimit të lirisë(liri i thënqin) ne vetë kemi lejuar që e keqja ligjore kanunore dhe njerëzore të shkojë duke u ntrashur deri në masën që pilafi nuk mban më ujë?!...

Me vetëdije apo pa të ne po shkojmë drejtë asgjësimit si shoqëri dhe si komb?!Po shkojmë drejt asgjësimit si shoqëri dhe si komb derisa lejojmë të kemi monstra të tilla me emrat:Profesor,polic,mjek?!...

Meqë organet e drejtësisë dhe të gjyqësisë në këtë vend dhe në këtë shoqëri nuk funksionojnë,atëherë a mos ka ardhur koha që të fillojmë të funksionojmë si shoqëri kanunore?!...A ka ardhur koha që vet secili në formën dhe mënyrën  si di dhe si mundet vetë të kujdeset për fëmiun e vetë,për familjen e vetë,për nderin e vetë?!

Pas lajmit makabër se si një profesor,një polic dhe një mjek kanë abuzuar me një të mitur,si do të veprojnë prindërit tjerë me fëmijët e vetë:do t’i ndalin nga shkolla apo do t’i lejojnë që edhe mëtutje t’i edukojë tipi i profesorit-monstër,t’i mbrojë tipi i policit -monstër, Kosovë apo ti mjekojë tipi i mjekut -monstër?!

Apo mos ka ardhur koha që ne si shoqëri të mendojmë metoda të tjera në parandalimin e këryre monstrave:që profesorin e tillë,që policin e tillë,që mjekun e tillë,ta kastrojmë?!...Po,po farën e keqe duhet kastruar,përndryshe ajo nuk do të ndalet në vepromtarinë e keqe të shkatërrimit?!

Nuk dihet se si do të përfundojë profesori i akuzuar,se si do të përfundojë polici i akuzuar,se si do të përfundojë mjeku i akuzuar (derisa të vertetohen faktet),por nëse faktet vërtetohen ata duhet të marrin dënimin më të rënd të mundshëm?!...Por,lind pyetja:kush do t’i dënojë ata kur ata që udhëheqin sot me shtetin dhe me organet e drejtësisë(me ndonjë përjashtim të rrallë ngjajnë me profesorin,me policin dhe me mjekun e ngjarjes?!...

Pas gjithë kësaj që u tha më lartë,në shoqërinë shqiptare në përgjithësi dhe më shoqërinë shqiptare kosovare në veçanti  vjen në shprehje ajo e famëshmja hamletiane e Shekspirit:Të rrosh apo të mos rrosh,kjo është çështja?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat