Kryeministër, arrestoje Baton Haxhiun?!

Opinione

Kryeministër, arrestoje Baton Haxhiun?!

Prof. Dr. Binak Maxharraj Nga Prof. Dr. Binak Maxharraj Më 8 shkurt 2019 Në ora: 06:27
Ramush Harajdinaj dhe Baton Haxhiu

Kryeministri i Kosovës Ramush Harajdinaj sot është deklaruar për veprimtarin e Baton Haxhiut. Lidhur me te ai deklarohet së Baton Haxhiu i paska kaluar te gjitha limitet, por nuk thotë së cilat janë ato limite që i Baton Haxhiu i paska kaluar...dhe vazhdon së nuk e kupton misionin e Baton Haxhiut i cili del hapatas na flet për disa opcione,se kuptoj së çka i vyjnë atij një rol i tillë,nga i vjen, nga kush?!

Kryeministër për punët që po merret haptas,lirshem Baton Haxhiu pa u pengu nga askush mund ta pyesish Presidentin e Republikës Hashim Thaçin,por edhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Kristaq Rama të i cili Baton Haxhiu është edhe këshilltar i tij, sepse ky njëri vepron ne një linijë me këta dy shtetar,te cilët po merren me veprimtari antikushtetuese qe ne fokus kanë coptimin, ndarjen apo shkembimin e teritorit dhe kufijve te Kosovës.

Zoti Kryeministër ti je shef i ekzekutivit nën juridiksionin tend i ke Ministrin e brendshme dhe AKI, nga te cilët edhe duhet të marrin informacione me te detajuaja lidhur më “limitet të cilat i paska tejkalu Baton Haxhiu”, por informata te detajuar mund ti marrish edhe nga Presidenti Hashim Thaçi dhe Edi Rama nëse janë te gatshëm të të informojnë, sepse Baton Hagjiu është ndihmësi kryesor rreth ndarjës se Kosovës.

Por zoti Kryeministër po te ndihmojë pak.Baton Haxhiu është figura më tragjiko-komike në Kosovë. Këtë njeri te gjithë e quajn spiun të Serbisë pasi ka bashkpunuar me sigurimin Serb sidomos me kriminelin Stanishiq. Kështu thonë shumë portale dhe media në Kosovë. Ky njeri sot sillet si azgan, shetit lirshëm nëpër Kosovë dhe Shqiperi, haptas ju delë në ndihmë,por është edhe pjesë e tyre,atyre qe po tentojnë me e shkaterru Kosovën, banë plane dhe skica,opcione te ndryshme, për coptimin,ndarjën apo korigjimin e kufijve. Ky njeri është totalisht në shërbim te planeve Sorosiane dhe serbo-ruse për ndarjën e Kosovës.

Prandaj,z Kryeministër qe ta këshë shpirtin dhe zemrën e pastër për veprimtarin e tij dhe te atyre qe bashkëpunon me ta rreth qartjës së kufijve të Kosovës qe është një veprimtari antikushtetuese,duhet që Baton Haxhiun ta arrestoni që me te të mërret prokuroria dhe të vërtetojë së cilat janë ato limite qe Baton Haxhiu i paska kalu, se ato limite se a është i rrezikshëm ky njeri për vendin, a po tenton të  bëje shkelje Kushtetuese, sepse sipas Kushtetutes kufijtë e Kosovës janë te pacenueshëm, te panergocueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat