Presidenti Hashim Thaçi po gabon rëndë - Bota Sot
Presidenti Hashim Thaçi po gabon rëndë

Opinione

Presidenti Hashim Thaçi po gabon rëndë

Nga: Ragip Guraziu Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 11:24
Ragip Guraziu

Kjo lojë politikë, është tallje e rëndë me popullin që po e bën Hashim Thaçi vetëm për të mbetur në pushtet së bashku me klikën e tij, si dhe vetëm për të shpëtuar lëkurën e vet, prandaj po kërkonë shpëtim, duke i dhënë Serbisë si kundërvlerë një “copë Kosovë”, që gjoja sikur na e paska falur Rankoviqi.

Shkruan ;Ragip Guraziu

Hashim Thaçi është bërë jashtëzakonisht i dëmshëm për vendin, si dhe për rendin kushtetues. Ai me klikën e tij të agjentëve të UDB-së si dhe pushtetarët e tjerë është duke u angazhuar ‘me mish e me shpirt’ për kauzën e tij antikushtetuese dhe antishtetërore, duke paguar me para të popullit kompani ndërkombëtare lobuese dhe analistë-UDB-ashë të medieve mercenare në Kosovë, që do ta ndihmojnë ndarjen e Kosovës sipas skenarit serb, pra të gjitha këto për një llogari personale të Hashim Thaçit dhe për të shpërblyer Serbinë edhe sot fashiste

 Dhe qytetarët mendojnë se është koha e duhur që të bashkohen subjektet politike opozitare, së bashku me qytetarët,  dhe të mos e lejojnë këtë kastë politike në pushtet, që së bashku me Hashim Thaçin dhe ekipin e tij të UDB-ashëve të Serbisë, të luajnë rolin e zëdhënësit dhe avokatit të Serbisë, të mashtrojnë dhe gënjejnë popullin kaq pa shije, pa pikë turpi, sa të thuhet se Kosova do të bëjë marrëveshje historike me Serbinë, duke bërë “korrigjim kufiri”, duke marrë Luginën e Preshevës dhe duke mos dhënë asgjë si kompensim, as tri ose katër komunat e Kosovës veriore, as ‘Trepçën’, as Ujmanin, as asociacionin me kompetenca ekzekutive, sepse të gjitha këto janë mashtrime të tij për të arritur qëllimin e Serbisë në ndarjen e Kosovës. Edhe analistët dhe qytetarët e anketuar mendojnë se Hashim Thaçi me ekipin e tij të agjentëve të devotshëm të UDB-së serbe po vazhdon të trajtojë këtë popull dhe këto parti politike aktuale si të retarduar mentalë, që nuk marrin vesh asgjë prej gjëje dhe luan si të dojë më të gjithë.

Kjo lojë,  është tallje e rëndë me popullin që po e bën Hashim Thaçi vetëm për të mbetur në pushtet së bashku me klikën e tij, si dhe vetëm për të shpëtuar lëkurën e vet, prandaj po kërkojnë shpëtim, duke i dhënë Serbisë si kundërvlerë një “copë Kosovë”, që gjoja sikur na e paska falur Rankoviqi.

Hashim THaçi po lozë me territoret e Kosovës

Dhe kjo është arsyeja se  shumica absolute e qytetarëve kundërshtojnë hapur dhe hedhin poshtë me vendosmëri, veprimet e dyshimta të tij, kundër tërësisë territoriale dhe sovranitetit të Kosovës, prandaj ka shpresë që kjo tentative gradualisht të bllokohet dhe pamundësohet, nëse subjektet politike vazhdojnë ta bashkërendojnë akoma më shumë kundërshtimin ndaj presidentit në këtë projekt antishtetëror.

Kjo ishte përgjigjja më e mirë, pas një kohe të gjatë pritjeje e durimi, kundër akrobacioneve të rrezikshme të këtij despoti kolaboracionist dhe aventurave tendencioze të Hashim Thaçit për ndarjen e Kosovës.

Është e pakuptueshme se si kjo klasë e dështuar politike ende mund të lejojë që në Kosovë Hashim Thaçi bashkë me ekipin e tij të UDB-ashëve të luajnë edhe më tej rolin e zëdhënësit dhe avokatit të Serbisë, të mashtrojnë dhe gënjejnë popullin kaq pa shije, pa pikë turpi, sa të thuhet se kinse Kosova do të bëjë marrëveshje historike me Serbinë, duke bërë “korrigjim kufiri” dhe marrë Luginën e Preshevës, përderisa në anën tjetër Thaçi ka mundësi të ketë arritur marrëveshje me Vuçiqin dhe tani punon nën hije për faljen e tri ose edhe katër komunave në veri të Kosovës, përfshirë ‘Trepçën’ dhe Ujmanin, ashtu siç dëshmohet se në vitin 2013, ai vetë ka nënshkruar për formimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive.

 AS VETË SERBIA MË SHUMË NUK KA BËRË PËR TA SHTYRË PËRPARA NDARJEN E KOSOVËS, AQ  SA PO BËN HASHIM THAÇI ME KLIKËN E TIJ

 Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pa fije turpi po e gënjen popullin e Kosovës, se Kosova do të bëjë marrëveshje historike me Serbinë. Për ta sqaruar këtë thënie të presidentit, ai ka edhe një pyetje, në të cilën do të dëshironte të marrë përgjigje nga e gjithë kjo kastë politike, e cila akoma duket se po sillet si e përgjumur, përjashto protestën e javës së kaluar. “Pyetja ime është kështu: Si po mundet kjo klasë politike në Kosovë ta lejojë Hashim Thaçin bashkë me ekipin e tij të UDB-ashëve të Serbisë, duke u hedhur hi syve popullit se Kosova na qenka para një Thaçi po mundohet që të luajnë rolin e zëdhënësit dhe avokatit të Serbisë, të mashtrojnë dhe gënjejnë popullin kaq pa shije, pa pikë turpi, sa të thuhet se Kosova do të bëjë marrëveshje historike me Serbinë, duke bërë “korrigjim kufiri”, duke marrë Luginën e Preshevës dhe duke mos dhënë asgjë si kompensim, as tri ose katër komunat e Kosovës veriore, as ‘Trepçën’, as Ujmanin, as Asociacionin me kompetenca ekzekutive?!!! Unë nuk mund ta kuptoj këtë. Nëse kjo mund të emërohet si diçka joserioze, unë them troç se kjo është vetëm një tallje e Hashim Thaçit me popullin e Kosovës dhe një humor i tij, që në demonstratën e së shtunës, organizuar nga subjekti politik VV, na le të kuptojë se nga një masë e madhe e qytetarëve, e organizuar vetëm nga një subjekt politik, VV, është paralajmërim për presidentin Thaçi të ikën nga ky post dhe të shkohet në zgjedhje të reja.

Qytetarët duan klasë të re politike

Pavarësisht faktit që qytetarët kishin protestuar  kundër qëllimit të Hashim Thaçit për të bërë pazare me territorin e Kosovës në favor të Serbisë, qytetarëmbeten nën ethe nga frika se mos këto subjektet tjera politike që u distancuan nga protesta nuk do të reagojnë për ta ndaluar presidentin Hashim Thaçi, bashkë me ekipin e tij të UDB-ashëve të Serbisë, që të luajnë rolin e zëdhënësit dhe avokatit të Serbisë, të mashtrojnë dhe gënjejnë popullin kaq pa shije, pa pikë turpi, sa të thuhet se Kosova do të bëjë marrëveshje historike me Serbinë, duke bërë “korrigjim kufiri”, duke marrë Luginën e Preshevës dhe duke mos dhënë asgjë si kompensim, as tri ose katër komunat e Kosovës veriore, as ‘Trepçën’, as Ujmanin, as Asociacionin me kompetenca ekzekutive.

 Disa mendojnë se Hashim Thaçi kurrë nuk do të duhej zgjatur dorën e bashkëbisedimit me zyrtarët e shtetit serb derisa ata nuk e kryejnë aktin e kërkim-faljes për krimet në Kosovë, ndërsa për shkëmbim territoresh e korrigjim kufijsh asnjëherë dhe në asnjë rast kjo temë nuk do të duhej hapur, sepse Serbia përmes pushtimit dhe përgjakjes së këtyre trojeve vazhdimisht i ka sjellë dhimbje dhe viktima popullit shqiptar, ka okupuar territor me luftë, kurse tani dëshiron që të përfitojë edhe në paqe, me bisedime përmes njerëzve që i ka instaluar në institucionet e Kosovës. “Për çfarë kufijsh po flitet tani, për çfarë territori…. Jo, kjo nuk do të duhej lejuar në asnjë mënyrë, por këta janë gati të na tradhtojnë dhe t’i shesin edhe viktimat e luftës. Këta po punojnë dora-dorës me serbët, sepse po tregohen që nuk janë të zotët për ta qeverisur vendin. Këtu ka dallavere e pazare të mëdha vetëm e vetëm që ta shpëtojnë vetveten. Këta nuk mendojnë për popull as për shtet.

Hashim Thaçi është bërë jashtëzakonisht i dëmshëm për vendin, si dhe për rendin kushtetues. Ai me klikën e tij të agjentëve të UDB-së si dhe pushtetarët e tjerë është duke u angazhuar ‘me mish e me shpirt’ për kauzën e tij antikushtetuese dhe antishtetërore, duke paguar me para të popullit kompani ndërkombëtare lobuese dhe analistë-UDB-ashë të medieve mercenare në Kosovë, që do ta ndihmojnë ndarjen e Kosovës sipas skenarit serb, pra të gjitha këto për një llogari personale të Hashim Thaçit dhe për të shpërblyer Serbinë edhe sot fashiste.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...