Kufijtë janë të vendosur dhe nuk ndryshohen! - Bota Sot
Kufijtë janë të vendosur dhe nuk ndryshohen!

Opinione

Kufijtë janë të vendosur dhe nuk ndryshohen!

Nga: Skender Gashi Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 13:46
Skender Gashi

Po shihet se janë duke u bërë lojëra te këqija për shkëmbimin e territoreve dhe ndryshimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, por kjo lojë është e pamundur të realizohet për arsye se Kosova është shtet i pavarur me kufij të pranuar pas daljes nga lufta dhe pas shpalljes se Pavaresise se Kosoves.

Me këta kufij na kanë pranuar 116 shtete të botës (ndër to shtetet më të mëdha të botës SHBA , Gjermania, Anglia, Franca).

Nëse preken këta kufij , mund të hapet Kutia e Pandores dhe Ballkani mund të kaloj në një krize politike , ku do të preken kufijtë edhe në shtetet tjera, sepse vetvetiu proceset jo të mira të kaluara deri tani e mundësojnë këtë ndryshim.

Po shihet se Brukseli me përfaqësueset e tyre Znj.Mogherini dhe Znj.Kocijanciç , nuk janë duke vepruar në mënyrë të drejtë.

Ju bëj thirrje Brukselit të vendosin ashtu siç është e vërteta , mos t`i mbajnë letrat nën tavolinë dhe te mos vendosin zjarr në Ballkan.

Këto fjalë po i them sepse ka një kohë të gjatë që jam duke bërë hulumtime e vizita në pjesën veriore të Kosovës, Zveqan, Zubin Potok , Leposaviq, dhe në bisedë me qytetarët nuk shihet se gjendja është ashtu siç e përshkruan Brukseli dhe Beogradi.

Qytetaret janë të interesuar që të jetojnë të lirë në shtetin e tyre ashtu siç kanë jetuar edhe më parë, por kanë frikë nga grupet kriminale që veprojnë në pjesën veriore.

Kur flitet për Trepçën , Trepça gjithmonë ka qenë, është dhe do të jetë pronë e Kosovës.

Ju bej apel Institucioneve të Kosovës , nga Presidenca , Qeveria dhe Kuvendi , në veçanti deputeteve të Parlamentit të Republikës së Kosovës , që të jenë më shumë në terren dhe të vizitojnë votuesit nga të cilët kanë marrë votat, t`i vizitojnë ndonjëherë edhe qytetaret e Pjesës Veriore e t`i pyesin për problemet me të cilat ballafaqohen, e jo të mbyllen vetëm në Parlament , të fyhen në mes vete, e të bëhen përrallë para qytetarëve të Kosovës.

Deputetët mos t`i vizitojnë qytetaret vetëm në fushata elektorale, kur kanë nevojë për vota,por të ju gjinden pranë qytetarëve kur qytetaret kanë nevojë.

Këtë kërkesë më kane përcjellë edhe vet qytetarët e Pjesës Veriore kur unë i kam vizituar  në  Leposaviq , Cerraj , Koshutovë-Vllahi, Bistricë, Zveqan, Boletin, Kelmend, Zubin Potok , Bernjak, Ujman.

Mjaft më me fraza  , duam pune dhe rezultate konkrete!

Kur është çështja të vendosja e taksës 100 % ndaj Serbisë dhe anulimi i saj që kërkohet nga lider dhe përfaqësues vendor e ndërkombëtar , unë nuk pajtohem me ta ndërprerje të taksës.

Nëse pyetet populli, pjesa me e madhe e popullit , duan që taksa të qëndroj dhe vazhdoj , sepse Serbia është duke përdorë metodat më të ndyta kundër Kosovës në të gjitha sferat dhe në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

Me Serbinë duhet të veprojmë në mënyre reciproke.

Nga kjo analize del që Kryeministri Z. Ramush Haradinaj me ekipin e tij, taksen e kanë vënë me arsye të fortë, dhe Serbia njëherë e mirë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe duhet ta pranojë këtë realitet.

I vetmi Kryeministër që 2 dekada që solli vendime konkrete dhe që dridhi Serbinë dhe Brukselin dhe i zgjoi nga gjumi, është Kryeministri z.Ramush Haradinaj , dhe duhet përkrahur deri në fund.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...