Kapja e shtetit, rënia e demokracisë parlamentare dhe rreziqet e papritura

Opinione

Kapja e shtetit, rënia e demokracisë parlamentare dhe rreziqet e papritura

Nga: Ali Kelmendi Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 13:55
Ali Kelmendi

Nëse e quajmë një shtet demokratik, i cili në rastin më të mirë e njeh popullin e vet si sovran, dhe sovrani në parim i njeh papërsosmeritë e  sistemit të drejtësisë, kërkon të behën ndryshime dhe përmirësime më të mëdha, pasi i njejti nuk i plotëson ato në optimum, dhe se shteti as që tenton ti optimizojë dhe t’i zbatojë ato, atëherë  pasojnë dimensionet tjera të cilat qojnë në padëgjueshmëri (mosbindje) dhe rezistencë civile përmes demonstratave.  Për këtë arsye nëse shteti don që rezistencën apo padëgjueshmerinë civile përmes demonstratave ta qetësojë, ai duhet të apelojë për ndryshime të ligjeve ose legalizimet e tyre duke mos e lejuar rënien e demokracisë, por, duke zbatuar ligjet mbi të drejtat qytetare të popullit sipas së drejtes kushtetuese. Ndërsa, hapësira limituese  e rënies së demokracisë parlamentare është kalimi i saj në diktaturë. Në këtë hapësirë të kufizuar  do të mund të bëhen veprimet n’emër të demokracisë, të cilat në asnjë mënyrë nuk mund të legjitimohen si të drejta. Atëherë shkatërrimi i demokracisë dhe rënia në diktaturë, përfundimisht legjitimon  format të përgjakshme të rezistencës, përderisa sistemi dhe eksponentet e tij ndeshën dhe ushtrojnë dhunë mbi to. Por, ai duhet të përmbahet nga shfrytëzimi i potencialit ndëshkues për sanksione, ndaj padëgjueshmerisë civile. 

E “drejta“ në mosbindje civile, mbetët për arsye të mira në „ baraspeshën“ midis legjitimitetit dhe ligjshmerisë. Sundimi i ligjit i cili në mënyrë të pandërgjegjshme përsekuton civilet për një krim të zakonshëm, bie në planin e gabuar të legalizimit autoritar.

Ligji shkruhet dhe nxjerrët nga juristet, shpërndahet edhe nga gazetarët, regjistrohet nga politikanët si parullë, se: ligji është ligj, detyrimi është detyrim etj. etj

Nuk janë aspak të rralla rastet, qe në strukturat e demokracisë parlamentare ka grupe shtetërore individesh të paprekshëm qe veprojnë përtej ligjshmerisë duke qenë  të përfshirë vetë në aktet korruptive, duke gënjyer publikisht duke zgjeruar pushtetin e tyre me arrogancë në aktet e posaqme, duke shkelur të drejtat njerëzore, qoftë nga injoranca e pafalshme apo nga interesat vetanake të tyre. Për këto raste të korruptimit personal apo grupor, reagojnë opozita dhe masmediat, në çka duhet të reagoje dhe të veproje edhe gjyqësia. Mirëpo, kontrolla parlamentare, publiciteti i politikës dhe pavarësia e gjyqeve „kur ato nuk janë të kapura nga pushteti“ janë institucionalisht  mbrojtes të ligjshmerisë. Por, praktika tregon të kundërten se me siguri as ato nuk funksionojnë si të pavaraura, por janë të kapura nga vetë pushteti. Kështu që korruptimi i shtetit ka shumë fytyra. Pas fasades së demokracisë, shteti ngadalë shëndërrohet pa verejtur në një oligarkie të grupeve të interesit, atyre banditeske të partive ose të formimit të shtresave pa transparencë të dukshme demokratike të strukturave të pushtetit. Strukturat dhe grupimet e fuqishme parlamentare nuk i përfaqësojnë më zgjedhësit e tyre; por sponzoret e tyre privat. Në emër të  sundimit të ligjit bëhet shfuqizimi i të drejtave, dhe ne raste tjera edhe i demokracisë. Demokracia ka qene gjithmonë një koncept beteje për pushtimin e saj nga oligarket shteterorë për mbrojtjen e pushtetit të tyre. Ajo vështirë se ndihmon për të përcaktuar demokracinë parlamentare si “qeverisje të popullit“ por qe ajo përpiqet të dominojë mbi dikasteret qeveritare ose t’i fus krejtësisht nën ombrellën dhe kontrollin e tyre. Dominimi i tillë mund të kufizohet me mjete ligjore e  të tjera ose ajo kufizohet nga vetë pushteti për të mos qeverisur vetë populli. Shtrohet pyetja kur individi manipulohet dhe i bashkangjitet kolektivit grupor korruptiv ai e humb personalitetin e tij, dhe me këte humb edhe të menduarit  si dhe veprimin e tij të pavarur.

Pasi që më lartë bemë një përshkrim të renies së demokracisë të shtetit parlamentar, tani do të merrem një qikëz me manipuluesit dhe me  kompromisaxhitë  nga kreu i shtetit,  të cilët janë kryekëput shkaktarët e renies së saj dhe rrezikimit  shumë të afërt të zhbërjes së shtetit pas moshës së tij dhjetëvjeqare, kur e planifikoj z. Ahtisari me draftprojektin e vet, me të cilin nuk u pajtua as Serbia, dhe e njejta ju ankua  Gjyqit Ndërkombëtarë të Drejtësisë  (GJND), e cila nxori Vendimin së Shpallja e Pavaresisë e vitit 2008 nuk ishte e paligjshme, dhe se Asambleja  e OKB-së e miraton Vendimin e GJND-së duke ju drejtuar  BE-së për të lehtesuar procesin  e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe jo siç vepruan Zonja Mogerini dhe Z, Hahn të cilet  e përzien dialogun deri në skajshmëri.

 Me 17. Shkurt 2008 u Shpall Pavarësia e shtetit të Kosovës, dhe  si shtet legjitim e të pavarur  e njohën më shumë së 120- 130 shtete nga e mbarë bota.  Serish mbajtem zgjedhjet, dhe u zgjodhen organet shtetërore, të cilat medoemos të njëjtat duhet ta mbronin pavarësinë e shtetit në kufinjtë që e njohën, po ai numër që u theksua më lartë. Për çudi këta manipuluesit dhe kompromisaxhitë pa farë autorizimi dhe të drejtë kushtetuese, me dashje ose padashje u hynë  negociatave  për  regullimin e marrëveshjeve ndërshtetërore  të cilat shumë shpejt kapërcyen në dialog politik me Serbinë.

Edhepse  u përcaktua grupi për bisedime, ato me kryeneqësi të paparë dhe pa farë autorizimeve sipas të drejtes kushtetuese i udhëhoqi dhe i manipuloj tërë kohën, dhe gënjeu vetë kryetari i shtetit Hashim Thaçi.

Me të drejtë nga gazetarët shkruhet në media së në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk u zhvillua dialog, por ai u zhvillua në mes të „Hashim Thaçit dhe Sërbisë“ duke injoruar dhe anashkaluar, dhe mosnjohur së pari Kushtetutën e shtetit të Kosovës, dhe pa qellim nuk po them „ Kushtetutën e tij - Hashimit“ që e obligon ta respektoj dhe zbatoj atë në terësi, pasi që me punët dhe të bemat e tij nuk po dihet së kend po e përfaqëson, në këto raste po e përfaqëson “Kosovën apo Sërbinë“. Gjasat janë për këtë të dytën!!!??? Inshaallah jam gabim?.

Por, ky Hashim së bashku me Edi Ramën, kalorësit e pandalur nëpër botë rrahin gjoks si liderë të vetëm kombëtare, por në fund rezultati i të pamirave të tyre  i hudhë të dytë në anën e antikombëtrisë së të dyve..   Nuk po duan apo askush nuk po ka fuqi, ti ndalë apo nuk po don ti ndalë me legjistraturë!!!. Pra. Ky është fundi më eklatant i demokracisë sonë parlamentare. Ende pa e njoftuar me raporte Kuvendin e Kosovës dhe pa raportuar me tranparencë, dhe pa farë Projekti në dorë, doli nëpër botë duke deklaruar për ndryshimin dhe këmbimin e territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, të cilin e mbështet fuqishëm edhe Rama. Shtrohet pyetja se a është i autorizuar Hashimi dhe sa e respektoi Kushtetutën. Përgjigja është JO.JO.JO!!!. Para, diplomacive të huaja, dhe burrështetasëve më të medhenjë botërore, kërkoj ndryshimin e kufinjeve dhe këmbimin e territoreve, dhe ata e futën në planet e tyre. Deklarojnë së ata nuk kishin kurgjë kundër me atë që «  merren vesh Kosova dhe Sërbia » Hashimi edhe njëherë e shtroj çështjen e statutit në tavolinë më Serbinë, dhe ua nguliti në kokë  ndërkombëtarëve së duhet bërë këmbimin dhe ndryshimin e kufinjeve.

Duke mos qenë i autorizuar dhe nga frika që nuk do të mund ta realizojë idenë e Vuçiqit për ndarje, atëherë shpreson që për ndarje dhe ndryshim të kufinjeve le të vendosin « Fuqitë e mëdha » siq vendosën në « Kongresin e Berlinit » dhe në « Traktatin e Konferencës së Londres » ku i humbëm më së 9.000 Km2, po aq sa një Kosovë e sotme. Atëherë, kundër tokave shqiptare vepruan të «  Shtatë Krajlitë » pa Amerikën. Ndërsa, sot  3-4 nga to, besoj që i kemi mbeshtetësët të fuqishme tonat, si ; Amerika, Gjermania, Anglia, por edhe Franca.

Sërbia, gjithnjë e kërkon kompromisin, sikurse mbremë në Këshillin e Sigurimit që e kërkoi delegati rus së duhet bërë kompromis. Serbia gjithnjë deklaron së: nese ajo e njeh Pavarësinë e Kosovës“ çka do të fitojë si këmbim ajo!?. Për të arritur një dialog gjithëpërfshirës alla thaçionqe, rregullat duhet të jenë të pakushtëzuara dhe si parim ta kenë moton që asnjëra palë në dialog të mos e konsiderojë tjetrën më të dobët. Pra një dialog në mes të dy shteteve të pavarura. Mirëpo, e shkreta Serbi gjithnjë shpreson në Veriun e Kosovës me të gjitha ato pasuri minerare të Trepçës? Pasi që Hashimi kurrë nuk ka qenë transaparent për bisedat dhe marreveshjet e tij me Serbinë dhe faktorin ndërkombëtarë, atëherë gjithçka është e mundshme dhe e pritshme prej tij si manipuluesi dhe kompromisaxhiu më i keq në historinë tonë më të re.

Në rast së kjo ka mundësitë të ndodhë, atëherë para së të ndodhë kjo tragjedi dhe fatkeqësi kombëtare shqiptare, si më e madhja për Kosovën, atëherë, i tërë populli dhe e tërë intelegjenca e jonë shqiptare duhet ta shprehë padëgjueshmerinë dhe revolten e saj më të fuqishme përmes demonstratave, dhe mbajtjes së Referendumit gjithëpopullor  dhe kurrsesi mos të lejojë një kapitullim të tillë për fajet e Hashimit dhe qejfet dhe apetitet për Serbinë së Madhe, që kurrë s’u ngop me pushtimet e territoreve tona ethnike shqiptare. Referendumin e kam kërkuar edhe për Demarkimin e kufirit edhe me Malin e Zi, para se ai të votohej në Parlament.

Pasi që Hashimi, po e anashkalon gjithnjë Kushtetuesën, unë përsonalisht s’po mund të pajtohëm së Kushtetuesja nuk është fajtore, por ndoshta edhe është fajtorja me e madhe, që ajo gjitjnjë po e anashkalon Hashimin në veprimet e tij kundër ligjeve të saj duke filluar nga largimi i ish-kryetarit Fatmir Sejdiu,    anashkalimin e Marëveshjeve ndërkombëtare, si; Asociacionin dhe Demarkacionin, mashtrimet për liberalizim të vizave, pa i ndëshkuar të dy akterët më denimet më të renda sipas kushtetutës, për nënshkrimet e tyre të bëra në Wienë, në Gusht të vitit 2015 dhe më vonë edhe të ankesave të Vetëvendosjes, besa edhe një ankesë private timën me argumentët për; kufirin e vërtetë Ҫakorr - Hajlë - Kullë e Zhlebit, dhe për humbjen-shitjen e 8.270  hektarëve të territorit të Rugovës kreshnike. E futet kryet në thes si ju Kushtetuesja dhe ju Prokuroria e shtetit.!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat