Dhuna s’ka pikë turpi dhe as pikë dallimi !

Opinione

Dhuna s’ka pikë turpi dhe as pikë dallimi !

Nga: Dedë Preqi Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 13:33
Dedë Preqi

Dhuna s’ka pikë turpi dhe as pikë dallimi !

Fjala « dhunë » paraqet fenomenin më abuziv që shpëfaqët nga qenja njerëzore, sepse nuk merr parasysh atë që në fund të fundit ka vlerë, vetëm e vetëm për ta çfrye dhe zbrazë natyren e vet të epsheve shtazarake dhe abuzive pa ndonjë pikë turpi dhe dallimi.

Prandaj, populli i im sot, në vend që të protestoj kundër masave të dhunshme dhe dhunuesve të një sistemi millosheviqian, që dhunuan dhe masakruan këtë popull pa një pikë mëshire dhe autorët e këtyre krimimeve sot janë të lirë dhe fare janë të dënuar, andaj duhet ta pyesim edhe njëherë masën se ku qëndrojnë tani problemet e kësaj popullate, që janë katandisur dhe mllefosur me protesta dhe pankarta rrënqethëse.

Athua, do kemi të drejtë që të formulojmë një argument vendimtar kundër masës, duke u nisur nga fakti se rritja e kësaj mase do i kufizonte të gjitha vlerat e përsonalitetit, Institucionit dhe kulturës së një populli, apo kemi të drejtë të thëmi se niveli kulturor i një individi nuk duhet të mbulojë edhe gjithë nivelin e njëmijë të tjerëve, apo edhe të një populli, i cili nuk e meriton ta lëmë pasdore.

Në fakt në Kosovën e pas luftës hasim plot raste dhe skeqe të ndryshme të dhunës, duke filluar që nga dhuna familjare e deri te dhunimet e formave të ndryshme, sikur edhe kjo e fundit me të mitur, aq edhe shumë të tjera që ka të pa diskutuara dhe të pa zbuluara, që zanafilla e kësaj krize qëndron dhe rritet me rrjedhat fatkeqe të shtetit jo ligjor dhe jo funksional.

Do të ishte një fakt i tmershëm edhe pse gjëra të tilla mund të ndodhin edhe në shoqëritë tjera njerëzore në vende të ndryshme, por vendet tona Shqipëria dhe Kosova, nuk janë vende të mëdhaja që të ndodhin aqë gjëra të çuditshme dhe të çoroditshme, duke vequar dhunimet në familje, duke veçuar dhunimet ndaj grave, dhunimet me të mitur dhe ato të formave pedofile.

Vetëm në vitët e fundit, në Kosovë, kanë gjetur vdekjen ma së 13 femra, nga keqtrajtimet, dhunimet dhe deri te vrasjet e tyre, që paraqesin imazhin e ndërgjegjës dhe sjelljes, që lidhët thëmeli i një shoqërie njerëzore. Përherë e më tepër do të tregohemi të pa drejtë dhe të pa guximshëm përballë kësaj dukurie, nëse nuk do ta trajtojmë një gjë të tillë nga këndvështrimi i një respekti ndërnjerëzor, morali, sjellja dhe edukata njerëzore, që janë burime përmasash të qenjës dhe kuptimit njerëzor.

E gjithë kjo ka një kuptim të dyfishtë, nga se individi, apo përsonat që janë në shënjestër të shpërfaqjeve dhe rrjedhave të tilla të keqtrajtimeve dhe dhunimëve njerëzore, janë edhe bartës të funksioneve shoqërore, ky është rreziku më i madh i një shoqërie dhe rreziku më i tmershëm dhe kërcënues i cili qëndron pezull mbi gjithçka po ndodh, apo nga ana tjetër, u përshtatët strukturave të tilla të jetës dhe punës, duke gjetë shpeshherë përkrahjen dhe mbrojtëjen nga njerëzit kopetent, në vend që të marrin dënimin e merituar.

Një përpjekje e shoqërisë tonë për ta vetëdijësuar dhe ndërgjegjësuar qytetarin e vet, gjegjësisht për ta ndërgjegjësuar profesorin, se si duhet ti edukojnë fëmitë, nxënësit, apo studentët në shkollë, një përpjekje se si duhet mjeku të sjellët me pacientin e vet dhe një përpjekje shoqërore se si polici duhet që t’a sigurojë qytetarin e vet, dhe të tjera,  në rend të parë gjithçka varët nga vetëdija e formuar dhe edukata e përfituar njerëzore e arsimore e sëcilit brenda një rrethi shoqëror, por në mungesë të këtyre elementëve, rruga më e shkurtë dhe më adekuate do të ishte rruga ligjore, e cila do t’ua tregonte vendin e duhur çdo krimineli, dhunuesi, apo keqbërësi.

Dhuna s’ka  pikë turpi dhe as pikë dallimi, ajo mund të shpërfaqët në çdo shoqëri njerëzore, por edhe te kafshët, që do të ishin të ngjajshme me njëra-tjetren, sikur të bëhët krahasimi i dhunimeve shtazarake të  ushtrisë fashiste të Millosheviqit, e cila ushtrojë dhunë psiqike dhe seksuale ndaj 20 mijë famrave shqiptare gjatë luftës së fundit në Kosovë, pa dallim që në mesin e tyre kishte edhe të mitura. Dhe nëse e bëjmë një krahasim tjetër me dhunuesit e sotëm në Kosovën e lirë, ndoshta do të ishte edhe më e rëndë, sepse armikun e përmotshëm do ta kthejmë në armik të vetëvetës.

Në asnjë rast nuk duhet ta fajësojmë shtetin tonë si shtet, por qeverisjet e dobëta dhe jo funksionimi i sitemit ligjor, i cili ka prodhuar dhe mund të prodhojë gjithnjë gjëra të tilla ç’njerëzore, që për fat të keq, barrën e madhe po e pëson vetë populli i pafajshëm. Dhe pushteti i përçarjeve dhe i klasës  dominuese me kohëzgjatje në pushtet, po e mbanë këtë vend nën këmbë dhe po qëndron mbi vlerat fisnike të popullit tonë shqiptarë, dhe më keqja ku përveq dhunimëve e përbuzjeve njerëzore që e pësojnë njerëzit e këtij vendi, të njëjtën gjë po e përjetojnë edhe Institucionet e këtij shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat