Si duhet ta “lexojmë” që KB zvogëloi takimet për Kosovën nën presionin e SHBA, Evropës, kur deri tani SHBA nuk përmendi fare kufirin!

Opinione

Si duhet ta “lexojmë” që KB zvogëloi takimet për Kosovën nën presionin e SHBA, Evropës, kur deri tani SHBA nuk përmendi fare kufirin!

Nga: Beqir Sina - New York Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 17:03
Beqir Sina

Me perjashtim të Gjermanisë, që hapur në mënyrë diplomatike është shprehur “kundër një marrëveshje për ndryshim kufiri mes Serbis dhe Kosovës”, SHBA, deri tani nuk kanë permendur as edhe një herë kufirin mes Kosovës dhe Serbisë: “Është momenti i duhur që të arrihet një marrëveshje gjithë-përfshirëse dhe kjo është e arritshme në vitin 2019. Për Kosovën kjo nënkupton anulimin e tarifave për Serbinë dhe Bosnjës”, tha Ambasadori i SHBA, Jonathan Cohen, duke shprehur qëndrimin e Uashingtonit.

Këshilli i Sigurimit ra dakord të enjten për të zvogëluar numrin e takimeve që mban mbi Kosovën nën presionin e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj evropianë, të cilët thonë se trupi më i fuqishëm i U.N. ka kriza më të rëndësishme për të diskutuar, dhe se Kosova nuk mundet të zë vendin e tyre.

Kosova, shpalli pavarësinë 11 vjet më parë në vitin 2008 nga Serbia, ndërsa një aleat i konsideruar të paktën deri tani i ngushtë i Serbisë, Rusia, e cila ka refuzuar të njohë vendimin e Kosovës për pavarësi, ka këmbëngulur të mbajë takime të hapura çdo tre muaj me shkas sipas saj Kosova ka shumë probleme?

Mirëpo, javën e kaluar anëtarët e Këshillit të Sigurimit, ranë dakord përpara një takimi me dyer të mbyllyra, të enjten - pasdite në mbledhjen e radhës e para për këtë vit, që debati për Kosovën në KS, ka për të u zvogëluar në numrin e takimeve në tre tubime këtë vit dhe dy në vitin 2020, duke shmangur atë që kishte të ngjarë për të kaluar në një votim procedural kontestues, i cili nuk ndodhi.

Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Kombet e Bashkuara, Karen Pierce, e cila ka qenë pjesë e administratës ndërkombëtare në Kosovë, pas luftës, tha se : "Nëse shikoni ngjarjet e pas konfliktit aktualisht në terren në Kosovë, nuk ka ndonjë gjë si niveli i çështjeve që trajtohen në vende si Jemeni, Kongo, apo Haiti. "

"Kështu që katër takime në vit deri tani kan qenë shumë dhe të shumëfishta", tha ajo.

Por, çështja e numrit të takimeve në Këshillin e Sigurimit që duket u bë temë e këtij takimi dhe u ngrit nga shumë folës në mbledhjen e këshillit të së enjtes, nuk preku fare dhe as e anashkaloi "problemin e kufirit' "ndryshimin apo korrektimin" me marrveshje mes Vuçiqit e Thaqit, të paktë ashtu si po flitet.

Sepse, asgjë nuk dihet dhe nuk është bër deri tani tasparente!!!

Ambasadori i SHBA, Jonathan Cohen, ushtrues i detyrës në KS, tha se administrata Trump, e vlerëson marrëveshjen ( e Këshillit të Sigurmit), për reduktimin e këtyre takimeve, duke thënë se "përdorime shumë më të mira për kohën dhe burimet e kufizuara të këtij këshilli, sesa për të ruajtur frekuencën e kaluar të këtyre ...debateve në Këshillin e Sigurimit".

"Është zhgënjyese," shtoi ai, "se në një moment kur atmosfera kërkon përmirësim, këto mbledhje të këshillit vazhdojnë të përdoren për të përdorur një gjuhë antagoniste".

Ambasadori i Rusisë Vassily Nebenzia, tha se Moska, e hedh poshtë linjën perëndimore duke theksuar se "pas kësaj është një përpjekje për të fshehur nga bashkësia ndërkombëtare të vërtetën mbi gjendjen reale në rajon dhe ndërhyrjen pas skenave në Kosovë".

"Kosova mbetet djepi kryesor i jostabilitetit dhe një burim konflikti potencial në rajonin e Ballkanit", simbas ambasdorit rus në Këshilline Sigurimit, Nebenzia i cili shtoi se: "Situata në rajon është jashtëzakonisht e paqëndrueshme dhe në çdo moment mund të dalë jashtë kontrollit," u shpreh ai.

Vlora Çitaku, ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, nuk u pajtua me dekleratën e ambasadorit rus, duke thënë se: "Është befasuese, thjesht e pabesueshme, se ky këshill ka mbledhur më shumë sesione për të folur për Kosovën sesa për Sirinë, Jemenin apo Venezuelën".

"Ekzistojnë probleme të vërteta atje, sfida të vërteta që kërkojnë kohën dhe vëmendjen tuaj të vlefshme, njerëz të vërtetë që kanë nevojë për ndihmën tuaj, siç e kemi bërë dikur në Kosovë", tha ajo.

Çitaku, po ashtu akuzoi Serbinë për përdorimin e Këshillit të Sigurimit si "një fazë ... për t'i treguar “trillet” e saj në Kosovë".

Ndërsa, ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç i tha këshillit të Sigurimit kësaj radhe se : "Ne nuk kërkojmë takime për qëllim të ndihmës, por për të dhënë një kontribut për stabilizimin e situatës në Kosovë ... dhe për paqen në rajon".

Ai tha se "gjëja më e rëndësishme është që Këshilli i Sigurimitsipas tij të vazhdojë" duke marrë parasysh çështjen e Kosovës.

Pierce, Cohen dhe ambasadori i Gjermanisë, Christoph Heusgen, theksuan se ajo që është më e nevojshme, është që Kosova dhe Serbia, të normalizojnë marrëdhëniet, të cilat do të hapnin rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke përmendur shkarazi edhe një marrëveshje të mundëshme, e cila nuk u kuptua pse u anashkalua nga Rusia dhe Serbia.

Përfaqësuesi i SHBA’së në Këshillin e Sigurimit, Jonathan Cohen, deklarojë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, është e mundshme të arrihet në vitin 2019, pa përcaktuar ndonjë afat të mundëshëm, dhe pa kërkuar që kjo temë të debatohej.

Ai madje ishte paksa më i drejtëpërdrejt , se kolegët e tij - në Këshillin e Sigurimit, kur tha se : “Është momenti i duhur që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe kjo është e arritshme në vitin 2019. Për Kosovën kjo nënkupton anulimin e tarifave për Serbinë dhe Bosnjës”, tha ai, duke mos permendur fare çdo të thuhet me ndryshimin ose korrigjimin e kufinjëve, një temë e nxehtë kjo që ka hapur shumë debate në Kosovë dhe Beograd.

Këtë deklaratë përfaqësuesi i SHBA’së, e bëri në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që ndoshta dhe ka shumë mundësi që ajo të jet arritur dhe se në takimin e radhës së Këshillit të Sigurimit për Kosovën, të parqitet për debat në qershor ose korrik.

Por nese e "lexojmë" si duhet Uashingtonin, ka shumë mundësi që ka një marrëveshje që do të firmoset në Uashington, ku po qe se spekulojmë - të mos jetë folur ose të mos jetë e përfshirë në "planet" e Uashingtonit, për arritjen e një marrveshje pa çështjen e “lëvizjes”, ose korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Sepse, edhe Deklarata e përfaqësuesit të SHBA’së, që e bëri në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, edhe letra e Presidentit Trump, dhe deklratat e Bolton, i bije që Prishtina, duhet të jetë më trasparente dhe ta kuptojë më mirë Uashingtonin, t'a dëgjojë atë dhe “t’a përkthej “ mirë, sepse, pa kuptuar mirë Amerikën, dihet se nuk arrihet asgjë.

Kosova dhe Shqipëria, nuk do të ishin sot aty ku janë ....

Dhe, se këtë e kan të qart të gjithë në Kosovë e Shqipëri se "Nuk mundet të luash me Amerikën - e sidomos ne shqiptarët që e kemi shpresën e vetme dhe mikun e aleatin tonë të përjetëshëm".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat