A është Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës bisht i politikës së Hashim Thaçit?!

Opinione

A është Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës bisht i politikës së Hashim Thaçit?!

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 10 shkurt 2019 Në ora: 18:27
Nexhat Daci

Në kacafyetje rreth asaj që po ndodhë me Kosovën dhe rreth saj, derisa mundohesha që ta nxisë Akademinë e Shkencës dhe të Arteve të Kosovës që të reagojë si truri i nji populli, por, që sot fatëkeqësisht u zhgënjeva tejmase pas deklarimit të Kryetarit të kësaj Akademie, i cili po u pajtojka me ndryshimin e kufijve dhe hiq më pak e as më shumë se veriu i Kosovës të bëhet pazar me disa fshatra të Luginës së Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës. Pazar të tokave shqiptare me ato shqiptare.

Akademiku, anipse, asnjëherë Serbia publikisht e zyrtarisht nuk është prononcuar për këtë ide, anipse ndoshta e mban të mbyllur bashkë më tokashitësin shqiptar Hashim Thaçin dhe tani fatkeqësisht edhe me Kryetarin e Akademisë që ende nuk jam i sigurt se ky mendim është njëherit edhe i subjektit, të cilin ai e përfaqëson.

Kjo fatkeqësisht i bie sikur qeni në stanë, i cili qëndron aty për t’i mbrojtur delet nga llava e ujqërve kur të sulmohen, ky, tani po iu bashkangjitët ujqërve për të çkyer dele. Mjerim.

Degjon budallallëqe në Parlamentin e Kosovës sikur atë të një tellallgjie të tipit të Milaim Zekës, të cilit përpos gjuhës vullgare të njq zhargoni të rrugaqëve, ai, duke tentuar që të jetë super pro amerikan, merr shembuj që as lopa nuk do t’i pallte.

Kur është në pyetje Kosova, sakrifica që ka bërë Kosova për të ardhur deri të pavarësia, ani pse me ndihmën e NATO-s e udhëhequr nga Amerika, nuk duhet që të pranojmë tkurrjen e pafundme të kufijve me të cilët na kanë pranuar në rëndë të parë Amerika, e cila ishte promotore, gardiane dhë agjitatore pothuajse e të gjitha njohjeve të deritanishme, duke mos përfshirë ato të ”tërhequrat”, sipas ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, bashkëmendimtar dhe bashkautor i krimeve në Kosovë.

T’i bashkohesh idesë për ndryshim, korrigjim, tani së fundmi nga Presidenti pinokio, korrigjim i lehtë e çka jo tjetër, vërtetë, duhet ta shikosh veten se ku i ke këmbët dhe kokën në këtë situatë kritike historike.

Më keqardhje që duhet të shprehëm në këtë menyrë, por atyre të larguarve nga Kosova Lindore, po manipulojnë me ata shqiptarë që janë në një geto si në Afrikën e Jugut nën rgjimin diktatorial serb, po dojnë gjoja me u paraqit zemërgjërë, të cilët po luftojnë për bashkëvëndasit e tyre, e në të vërtetë heshtën tërë kohën bashkë me Presidentin i cili, sikur bashkmëndimtari i tij Edi Rama, as që e qajtën kokën për t’u dalë në ndihmë, bile as atëherë kur jua hoqën lapidarin para kuvendit të komunës, kur ia ndaluan abetarët në gjuhën shqipe e çka jo tjetër.

Nuk e kuptoj as Akademikun as Lutfi Hazirin e as ata të tjerët, të cilët nuk e kuptojnë se Kosova e pavarur dhe jo e cunguar, por me kufijtë e pasluftës, mund të ketë ndikim vendimtar që të hap këtë temë dhe ta kushtëzojë Serbinë për ndryshimin e sjelljeve të saj ndaj atyre shqiptare deri të fillimi i korrigjimit të gabimeve historike ndaj tokave shqiptare e në rend të parë rreth Kosovës Lindore të aneksuar pas të pesëdhjetave.

Unë edhe një herë i bëj thirrje Akademisë së Shkencave dhe Arteve, që të ulët dhe të formojë një qëndrim zyrtar rreth kësaj çështje dhe ta njoftojë opinionin e gjerë kosovar e gjithëshqiptar.

Përndryshe, kjo çështje serioze e historike, do të mbetët në duar të rrugaqëve dhe trafikantëve në trojet shqiptare për çka populli assesi nuk mund dhe nuk duhet të pajtohet.

Qëndrimi i Kryeministrit për taksën ndaj Serbisë, i vuri në lëvizje të gjitha instancat ndërkombëtare thua se u bë kijameti.

Zoti Palmer, kur e vërejti senuk ka ndryshim qëndrimi ndaj taksës, më në fund, iu drejtua Daçiqit,  se edhe ti duhet ta ndërpritësh veprimtarinë tënde obstruktive ndaj çnjohjeve të Kosovës e pastaj, mund të flasim për taksën.

Është thënë se taksa nuk është kundër Amerikës si mik i yni historik, por kundër Serbisë dhe Amerika këtë e kupton, por për hir të Rusisë, e cila jetësisht është e interesuar të nxisë konflikt dhe njëherit të jetë e involvuar në Ballkan, Amerika, po mundohet që përkrah shumë problemeve të vjetra e të reja në botë, t’i zvogëlojë ato, por në ketë rast jo përmes Kosovës dhe dëmtimit të saj, jo vetëm në aspektin territorial, por në aspektin afatëgjatë të paqes, stabilitetit në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, si të  paqëndrueshme në një afat të gjatë.

Kosova me kufijtë ekzistues, me asetet e saj, me një zhvillim ekonomik, është në gjendje të vetqëndrojë dhe t’i përballojë të gjitha sfidat, qofshin edhe ato me Serbinë.

Jo korrigjim të rëndë e të lehtë të kufijve, jo ndarje dhe jo këmbim territoresh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat