Ju zonjë jeni lavire

Opinione

Ju zonjë jeni lavire

Nga: Merxhan Jakupi Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 17:30
Merxhan Jakupi

Shumë nga folësit dhe politikanët kanё përsëritur para audiencës dhe opinionit njё anekdotë tё famshme. Këtë anekdotë kam hasur ta lexoj nëpёr  gazeta në shtypin ish jugosllavë dhe në revista gjermane. Kjo anekdotë shumë shpesh më ka ngacmuar dhe në fund jam përpjekur ta përkthej në gjuhën shqipe.
Një sheik duke shëtitur me makinё Ferrari nëpër qytet pa një femër të bukur. Në moment i tha shoferit te ndalë dhe parkojë makinën. Pasi e përshêndeti zonjën, i  tha, që më keni magjepsur nga bukuria dhe sharmi juaj. Sheiku nxori nga çanta kartëvizitën. Në moment zonja nuk pranoi dhe sheiku iu drejtua zonjës: Kam fatin që rastësisht ju takova,kërkoj ndjesë. Zonja e skuqur në fytyrë e emocionuar dhe euforike i tha sheikut : jam e martuar,kam burrin më të bukur se ju dhe jam e lumtur. Oh më falni zonjë, tha sheiku. Unё jam dhe filantrop, u ndihmoj organizatave feministe. Ju femrat keni mposhtur dhe rrëmbyer mbretëri dhe perandori. Ju lutem merreni kartëvizitën, për ju kjo mund tё jetë një lloto. Nëse keni dëshirë për çdo nevojë dhe hall mund të më merrni në telefon. Zonja në fund mori kartëvizitën dhe u ndanë. Ajo duke ecur rrugës hoqi kofertën dhe filloi ta lexojë.

E nderuara zonjë! Kam dëshirë që një natë të jemi së bashku. Oferta 200 mijë dollarë dhe plus dhurata. Zonja e çmendur dhe e emocionuar kur shkoi në shtëpi ia dha burrit kartëvizitën. Pasi e lexoi burri i tha të shoqes: O Zot po ky është fati një herë në jetë. Një apartament, një makinë, një vilë të vogël dhe ca mijëra dollarë në bankë. Sheiku në mëngjes duke e falenderuar zonjën për natën që kishin kaluar nxori 200 dollarë. Kur i pa, ajo e çmendur  duke shkulur flokët, i tha Sheikut: injorant,qen i fëlliqur, bishë e egër. Unë nuk jam lavire, prostitutë.
Më falni zonjë, nuk ju kuptova, i tha Sheiku. Ç’thoni, oh më falni zonjë, unё ju paskam kuptuar gabim. Është mosmarrëveshje, nuk është skandal, qetësohuni ju lutem. Sheiku në fund nxorri 200 mijë dollarë, ar dhe diamant me vlerë 100 mijë dollarë. Por, më falni zonjë, dua t’ju them se ju si me 200 dollarë si me 200 mijë dollarë, ju jeni lavire. Pasi u përshëndetën, zonja vajti në shtëpi. Duke e përqafuar burrin, i tha që tani jemi më të lumturit në botë, jemi të pasur dhe nuk na mungon asgjë. Burri i tha të shoqes se nuk mungon asgjё, por në këtë shtëpi banon një lavire.
OLIGARKËT E MËDHENJ DHE OLIGARKËT E VEGJËL
Pas dështimit të referendumit, një mik i vjetër maqedonas, më mori në telefon. I shokuar për fiaskon dhe sabotimin e referendumit, më tha që po të kemi kohë,  të dalim për wikend në një restorant për të pirë kafe dhe për të bërë muhabet.
Ishim fokusuar dhe brengosur se me dështimin e referendumit si do të jetë e ardhmja e Maqedonisë?!
Bisedë pas bisede, lindi tema e Prokurorisë Speciale.Vazhdon ngritja e padive dhe akuzave nga Prokuroria Speciale, i thashë unё mikut. Akoma ka shumë lëndë që nuk janë hapur dhe në të ardhmen do të vazhdojnë dhe do të ketë bomba tëreja,  tha miku im i vjetёr.
E kush do ta ketë radhën i thashё?. Duke ngritur vetullat dhe thithur cigaren, ai më tha, se ata tuajit. Në të ardhmen do të ketë akt akuza nga krerët e DUIT(BDI). Ata kanë qenë pjesë e qeverisë së Gruevskit. Nuk e besoj,  i thashë. Lideri i DUIT ka qenë pro dhe nuk e ka kundërshtuar Prokurorinë Speciale .Tanёt ndoshta kanë qenë të përlyer në ndonjë tender, por janë punë të imta, i thashë unë.
Miku më tha: të kujtohet ajo anekdota e famshme e Sheikut me zonjën e bukur. Pa marrё parasysh se i akuzuari nuk ka bërë aktin e krimit por ka qenë vëzhgues ose pjesëmarrës, sipas gjyqit do të ndëshkohet, si punë hajdutësh,  tha miku.
Tanët kanë vjedhur kosheret e mbushura me mjaltë, kurse tuajit kanë marrë nga një gisht mjaltё,
oligarkët e mëdhenj dhe oligarkët e vegjël. Ish lideri komunist Kiro Grigorov, pas shpërbërjes së Federatës Jugosllave, i brengosur tha, se Maqedonia si shtet i pavarur e ka të vështirë të mbijetojë.
Ne maqedonasit kemi një histori të trishtë dhe tragjike, kemi qenë gjithmonë të pёrçarë.
Nuk kemi patur shtet, nuk kemi traditën për të qeverisur as ne Maqedonasit as ju Shqiptarët.
Më mirё ne maqedonasit dhe ju shqiptarët të ishim shërbëtorё të aristokratëve, se dy ortakё tё varfër dhe të marrë. Maqedonia dhe Kosova  kanё ngelur  shtete te dështuara. Për këto dy shtete është më mirë t’i bashkangjiten ndonjë federate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat