Serbia vazhdon kundër Kosovës, ju heshtni!

Opinione

Serbia vazhdon kundër Kosovës, ju heshtni!

Nga: Milazim Maraj Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 08:34
Milazim Maraj

•Ju nuk keni të drejt të heshtni! 

• Kjo që Serbia po i bënë Kosovës është vazhdim i krimit, kurse ju jeni bashkëfajtor.                                                

• Nuk do të arsyetoni  dhe amnistoheni më dy tri projekte të mira në qeverisjen tuaj.                                                                        

• Mallkimi i këtij populli qëndron mbi ju.                                                                                                                          

• Serbia kriminale duhet të dënohet.                                                                                                                     

•Asnjë Marrëveshje e juaj e nënshkruar dhe e ndërmjetësuar  nga kushdo qoftë nuk e qetëson këtë popull të masakruar pa dënimin e Serbisë.

Serbia më “dëshmi “ të tetë “luftëtareve” (spiunëve) të UÇK për shitje të organeve arriti gënjeshtrën ta prezantoj si realitet. Këtë e potencoj në b92 Millovan Drecun.                                                                                                                                                                                     

Kryetari i ashtuquajtur këshilli për Kosovën sulmon edhe Shqipërinë për krime. Vetëm pozita e këtij zyrtari serb tregon për një administratë të terë të Serbisë të formuar për luftë speciale kundër Kosovës. Kjo është luftë speciale, tradicionale, për të cilën Serbia investon shumë. E bazuar në planin dhe filozofinë politike të AASHS. Që të prodhojnë gënjeshtra të cilat më vonë arrijnë të i materializojnë dhe të i shesin në botë si te vërteta. Prodhimin e pa ndërprerë të gënjeshtrave serbe bota nuk ka kohë të i vërtetoj. Ende pa dalë si e pa vërtetë gënjeshtra e parë Serbia e lëshon të dytën duke mbajtur opinionin e jashtëm dhe të brendshëm të sensibilizuar dhe duke nxjerr kriminelet si viktima. Kështu administrata serbe hartoj planin për të u mbrojtur nga akuzat e bazuara për trafikim organesh  të kryera në Kosovë nga ushtria, policia serbe. Deri  sa  Kosovën e mbante nën peshën e krimeve të pa ndërprera , të vrasjeve politike nga grupe të UDB të instaluara në Kosovë dhe komanduara nga Beogradi dhe Nishi, Serbia përgatiti planet e sajë mbrojtëse për të shpëtuar nga hetuesit ndërkombëtar për trafikim të organeve të shqiptarëve.  Këtë Drecun e quan raport i specifikuar  me material sekret. Ky raport është hartuar nga dëshmitë e tetë dëshmitarëve “shqiptar “ që kanë qenë (spiun) dhe janë shitë si luftëtarë të UÇK. Këta tetë dëshmitarë sipas tij qenkan nga Kosova dhe Mali i Zi. Kështu këtyre dëshmitarëve të sajuar dhe tani të mbrojtur zyrtari spiun Millovan  Drecun ju ndanë edhe detyrat. Për dërgimin e gjeja 90 serbeve në Shqipërinë veriore dhe qendrore. Pastaj në shtëpinë që  herë e quajnë shtëpia e verdh dhe herë shtëpia klinike në Burrel. Nga Burreli gjithnjë sipas industrisë serbe për prodhimin e gënjeshtarëve organet i paskan dërguar në Rinas do të thotë në Aeroport.  Pushtetarët e Kosovës kompetent për këtë punë, janë të harlisur pas pasurive të shpejta dhe të përkulur nga gabimet e shënuara në biografinë e tyre qoftë para apo pas lufte, qofshin ato të vërteta apo të pa vërteta,  heshtin pastaj edhe formojnë zyra të gjykatës speciale për të u arsyetuar para krimineleve të Gadishullit Ilirik tani më të njohur dhe të konfirmuar në çdo luftë ndaj popullatës civile në përgjithësi dhe ndaj shqiptarëve në veçanti. Serbia gjeti një DIK Marti për të ngritur në OKB një raport për relativizmin e krimeve serbe në Kosovë e pagojë shtrenjt.                                                                                                                                                                                      

Kurse ju pushtetarë që i keni hip Kosovës në qafë nuk jeni në gjendje të i veni në lëvizje raportet zyrtare të OKB.  Që janë zyrtare dhe të verifikuara. Serbia trillon 90 serb gjeja të dërguar në Shqipëri. Kurse ju i keni 900 shqiptarë të varrosur vetëm  në varrezën masive  Batajnicë, aeroporti ushtarak serb. dhe shumëfishin e këtij numri  në tetë varreza tjera masive nëpër Serbi. Pastaj shumë pranë Surqinit aeroporti civil serb. Më spitalin Ushtarak Serb, më spitalin civil serb dhe shumë afër edhe Novisadit ku është  edhe një spital tjetër civil. Këto spitale janë të pajisura  më mjete të sofistikuara për transplantime të organeve.  Për këtë arsye Serbia i dërgoj shqiptaret në Batjanicë  iu nxori organet dhe i varrosi në varrezat masive. Serbia me organet e shqiptarëve i ka mbuluar shpenzimet e luftës në Kosovë. Ndërsa  Kosova nuk e mori fare mundimin për të paditur Serbinë këtë shtet kriminal që  ka prodhuar dhe prodhoj  kaq shumë viktima, krime  dhe fatkeqësi  mu në qendër të Evropës. Serbia  e pa dënuar  përsëri do të prodhoj  krime të tilla. Raporti i Dr. Mark  Skiner kryetar i komisionit të OKB për hulumtimin e krimeve të luftës  në Kosovë ka konstatuar së në Batajnicë dhe  tetë varreza masive në Serbi janë konstatuar vrasje të natyrës tjetër, që mund të jenë vrasje më heqje organesh. Kush ka të drejt të heshtë para këtyre fakteve?  Nëse këto fakte ju pushtetarë të Kosovës do të i heshtni nuk i heshtin shqiptaret e Kosovës. Këtij populli i nevojitet paqja dhe stabiliteti ekonomik. I nevojitet siguria dhe mospërsëritja e historisë sikur ka ndodhur deri sot. Këtë siguri nuk do ta garantoj Serbia e cila në vend që të përgjigjet për krime të luftës ,po përfiton më negociatat tuaja. Negociatat tuaja janë lojë me fatkeqësinë e popullit shqiptarë. Për këtë mallkimi i këtij populli qëndron mbi kokat tuaja bosh. Mbi ndërgjegjen tuaj të sëmur. Ju nëse kështu do të vazhdoni do të dënoheni nga ky popull, nga gjenerata e re të cilës po u rrezikoni ardhmërinë.  Andaj të fillohet sa më shpejt ngritja e padive kundër Serbisë duke filluar nga helmimi i 7000 nxënësve në vitin 1990. Konsultohuni më Dr.  Bernard  Kushneri  i cili atëherë  në shenjë revolte dhe përkrahje të viktimave në Kosovë dha dorëheqje nga posti i ministrit të shëndetësisë në Francë. Kurse ju jeni ngjitë si rriqër në karriget tuaja dhe nuk ndjeni përgjegjësi ndaj humbjeve që i shkaktoni shtetit tonë.  Ne kemi më shumë miq se Serbia por ju kush jeni? Ju që heshtni? Ju ,çfarë misioni keni në Kosovë.  Ju po vrisni ,miqësinë e Kosovës.

Më 11.02.2019- Vrellë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat