Ti bëre ato që deshe dhe unë nuk bëra ato qe desha

Opinione

Ti bëre ato që deshe dhe unë nuk bëra ato qe desha

Nga: Sinan Kastrati Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 11:19
Sinan Kastrati

Dashuria që kishte pasur turjakasi me t... nga T... nuk i hiqej nga mendja. Ai kishte kalua ditët më të mira të jetës së tij me t... nga T...

Kishin shetitur në qytetin historik të P... e prap këtheheshin në hanin 1*) ku kishin marr me qira një dhomë të fjetjes.

Dhoma e hanit nuk ishte e madhe e as e mobiluar mirë por turjakasit i pëlqente sepse ishte me ate që e dashuronte. Në dhomë kishte një krevat druri, kushedi sa të vjetër e mbi te kishte një dyshek me kashtë që P...asit e quanin “sllamaricë”. Kishte edhe dy stula (karrige të thjeshta druri) e në një qilim i punuar në vek me shqiponja e me disa ngjyra të kuqe, të bardha e të zeza, sigurisht me leshin e deleve të Sylës nga Turjaka.

Dhoma e hanit kishte dy dritare të vogla në katin e dytë që duhej ngjit me kujdes se shkallet ishin prej drurit që kishin filluar të kalbeshin. Njëra dritare ishte e këthyer nga ballkoni i një dhome tjetër.

Bënte vapë të madhe prandaj dritarja, të shumtën e kohës rrinte e hapur por perdet e mëdha ngjyrë kafeje, një basmë e lirë turke, bënte që të dy të rinjët të rrinin si të donin se askush nuk i shihte.

Në dhomën fqinje, që gjithashtu dritaret ishin te hapura dëgjohej një zhurmë ku dy të rinj tjerë shtyheshin e shaheshin me fjalë. Vajza kishte mbetur shtatzënë e djali nuk dinte ......cka të bëjë sepse nuk kishte banesë e në katund, babai nuk pranonte që djali i familjes së madhe të Agallarëve ta merrte një vajzë  ... nga shehri (qyteti). Dikur pas afro një ore zënke e fjalosje, u dëgjua dera e dhomës, sesi u mbyll me forcë dhe u dridhën “muret” e dhomës që ishin me thupra e të lyera me baltë e bagla.

Vajza iku. Pas pak mbretëro një qetësi, po sigurisht kishte shkua edhe djali  që duhet të ishte i ndonjë familje të agallarëve apo bajraktarëve.

Turjakasi kishte harrua kur e kishte takua t.. nga T... kishte harrua se ai është Sylë Turjaka, që i kishte ruajt e kullot delet në arat, fushat e malet e Turjakës. Kishte qenë me to ditën e deri vonë natën në Livadhet e Poshtme, aty ku e kishte takua Verën, vajzën malazeze.

Sylës filluan ti kujtohen kur ai ishte qaban.I kujtohej ajo vajza “e vogël” turjakase, e mahallës dhe e fisit tjetër kur korrte grun në Grablishtë e sa herë që Syla shkonte asajde, afër së saj ajo e shikonte, sikur i lutej që ta marr e të ikin, ku “t`ju shohin sytë”. Njëherë e kishte prerë dorën vajza e ngrat e njëherë tjetër i kishte ra mafesi (shami e hollë) e kanaqin kishte harrua me e vesh.

Nuk dinte më gjë për to. Kishte dëgjua se babai i vajzës e kishte martua me një burrë plak e kjo i kishte ikur natën dhe pastaj ishin hapur fjalë në katund se ajo e kishte pasur jaran Sylën.

Kishte “harrua” edhe nënën e babën, qenin besnik e qobanët. Nuk kishte përvojë me këso pune e aq më pakë me t...që ishte një shehërie.

Pasi ishin ndarë t... me turjakasin, ai kishte marrë edhe disa letra.

-“Por eshte e verteta Ti nuk ben asgje dhe vetem shkruan kot. Ika.

-Megjithate, bej dicka sepse shkruaj.

-Nuk me intereson te shkruash per mua ne forme abuzimi si psh.une mendjemadhe e une kerkoj vemendjen tende e une e tjere. Ato per mua jane shkrime abuzive dhe une nuk te kam bere asgje qe ti te me abuzosh me shkrime te atilla dhe nuk eshte hera e pare. Une si njeri nuk jam abuzive. Dhe nuk mund te bie ne ate nivel per asnje arsye Prandaj nuk e di Ok! Dhe te gjitha ato qe ke shkruar nuk jane te verteta, prandaj , ne te dy kemi probleme besimi. Ti kishe shume fjale dhe vetem erdhe ne T…per s… dhe aq. Si kuriozitet mbaroi dhe P… P…ishte aspak i relaksuar apo i bukur.

-Une? Po a mendon ti kur thua ”Dhe te gjitha ato qe ke shkruar nuk jane te verteta”? Kjo nuk eshte e vertete. Kishim shume gjera te perbashketa e tash, nuk ”kemi” asgje. Nuk pajtohemi, nuk kemi besim dhe une mendoj se ti nuk je reale. Nuk kam cka te them me teper por ti nuk ke pasur besim ne mua.

-Pra ti kishe frike nga ndonje mik tendi, prandaj nuk erdhe në S. Une nuk te kerkova kurre asgje. Besoj se ne kete pike nuk mund te me akuzosh per asnje problem. Qe te vija une ne S…dhe ti te thoshe ne sekonde qe je … km larg, per mua i thote te gjitha per ty. Po te duash mbetemi ketu dhe si te njohur. Po nuk deshe, Ok.

-Une mendoj qe ti bere ato qe deshe dhe une nuk bera ato qe desha. Por ky nuk eshte faji tend ose i yti se me kishe korrogjuar. Ti je i pakenaqur me veten e jeten tende.

Perpiqu te kenaqesh me cfare ke. Une do te te le rehat. Nuk e dua vemendjen tende dhe nuk flas per veten time kurre aq sa duhet te flas.

-...Ti nuk me njeh mua...fare t, ne i kemi perfundua te gjithat. Letrave tua, nuk dua te iu pergjigjem. Ti nuk e flet te verteten per mua. Asgje s’ka te vertete, ato qe thua ti. Te kam dashur dhe kjo eshte e vertete 100%. Ti po ... per ne S…. Mos me beso, por ti nuk mund te me thua ato .... tua per mua. As une nuk jam i kenaqur me ty.

Nese, me akuzon keshtu, mos me shkruaj se nuk me duhen asgje fjalet tua! Edhe nje mundesi e ke, nese pajtohesh:

-A don te flasesh, kur ti ke kohe? Nuk te kerkoj me per s.... sepse nuk dua. Shkurt, iku ajo kohe qe per mua ishte më e mira)

Une te kam dashur por nuk merrem vesh me ty.

-Ti ke thene shume gjera dhe nuk ke bere asgje pak a shume.

-Te pyeta. A flasim?

-Nuk kam asnje mundesi Jam ne M…  e F….

-Kur mundesh?

-Nuk mund te flas fare dhe as nuk e di cfare te te them. I kemi thene te gjitha Dhe ti me ke thene disa here "e pabese". Nuk besoj se ka ndonje burre qe me ka ofenduar aq shume per asgje sa ti. Gjithsesi une mendoj qe leri keto ketu e mos u merr me … ose hiqi e beje cfare te duash.

-(Asgje s’kam cka te them. Me teper, te shkruajta sa per me te tregua se i mora dhe i lexova ... letrat tua!

-Për  mua eshte e demtuar sepse filloi me nje burre qe gjuan nje grua ne … per s… dhe ate qe deshe e more, 

te tjerat, ishin pallavra kot per ta bere jeten tende monotone me pak kripe e piper dhe me sa me pak mund apo te verteta. Une e fillova kot se me pelqeu ”foto”, fytyra, figura e rinise dhe biseda e pare që shkruaje në gazeta. E me tutje shpresova per me mire por gjerat shkuan ashtu sic doje ti dhe aq. Ika.

-Vendos cfare te duash! Me vjen keq per shtepine qe ndertuam dhe e mbushem me uje. Eshte faji i të dyve.

-Sapo u kthyem nga vizitat në S. e neser nisemi per G…, po bejme rrobat gati e po pime nje çaj.

-Une deshirova te flas por meqe ti nuk don, unë nuk mundem me te detyrua.

-Nuk kam asnje mundesi dhe jam e lodhur dhe besoj se kam thene e me ke thene çdo gje.

-Neser, pasneser?

-Po çfare kishe per te me thene ? Neser jam ne avion.

-Nuk kam durim me i shkrua por asgje nuk qendron ato qe mi ke mvesh, desha me i sqarua. Nuk dua s.

-Lere! Durimi ka mbaruar.

-Per fjalet e renda? Per S…? Dmth: Nuk deshiron te flasesh e te me degjosh mua?

-Po te dergoj nje foto me Leninin. Ishta ne M… ne S…. qe te te "ilustroj" komunisten....

-Me mbeti merak qe nuk mora pergjigje për ato që më shkruajte ”... E me tutje shpresova per më mire por gjerat shkuan ashtu sic doje ti dhe aq”. Pastaj, ” ... ”Une mendoj qe ti bere ato qe deshe dhe une nuk bera ato qe desha.”. Mandej, me quajte ”e pabese”.

Merri me vehte keto e mbaj mend, vetëm per vete, vari vath në vesh! ”Mos” i trego askujt! Nuk deshe ti degjosh edhe fjalet e mia te fundit.

Ato qe mendoj per ty, s’ke me i marr vesh kurre! Behu e sjellshme me mua! Mos me duaj por mos me urrej! Trego respekt e kulture kur te me shkruajsh, nese me shkruan ndonjehere! Te kam dashur dhe nuk te harroj.

-----

1*) Han 1. vjet. Ndërtesë pranë udhës ose në qytete që shërbente si bujtinë për udhëtarët e që kishte edhe vend për kafshët e tyre. Dera e hanit. Fjeti në han. Zuri han.

2. keq. Hotel që nuk mbahet pastër a që nuk ka as pajisjet më të thjeshta, hotel i keq.

3. fig. keq. Vend me rrëmujë të madhe, ku hyn e nga ku del kush të dojë e kur të dojë. Han me dy (me shtatë) porta. U bë han. Ç'është ky han?

Vazhdon

Malmö, 12 shkurt 2019

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat