Serbia ka zero territor në Kosovën shqiptare - Bota Sot
Serbia ka zero territor në Kosovën shqiptare

Opinione

Serbia ka zero territor në Kosovën shqiptare

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 15:22
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

*** Ndyrshimi,  shkëmbimi apo “korigjimi i lehtë a i rëndë”  i kufijve të Kosovës së Shqipërisë etnike mund të bëhet vetëm nëse për këtë votojnë me REFERENDUM A PLEBISHIT  mbi 2 milionë shqiptarë të Kosovës. Ndryshe, çdo  ndryshimin a “korrigjim i lehtë” i kufijve të Kosovës, pa pëlqimin e popullit-SOVRANIT, do të sanksionohet si  tradhti dhe shitje e interesave vitale të tij.

Pra, vigjilencë dhe maturi, të mos PËRSËRITET TRADHTIA e Esat Pashë Toptanit,  duke ia falur Kosovën Veriore  ish-Serbisë së Madhe kolonialiste dhe gjenocidale, në emër të “normalizimit të marrëdhënieve” me Serbinë dhe në emër të ashtuquajturit “korrigjim i lehtë i kufijve të Kosovës me Serbinë, sepse ajo do të ishte tradhti ndaj popullit shqiptar të Kosovës. Pavarësisht se çfarë do të jetë shpërblimi ndërkombëtar për faljen e Kosovës Veriore Serbisë, historia dhe populli shqiptar atë do ta gjykojnë si akt  tradhtie të rëndë dhe të pafalshme, ashtu sikurse Esat Pashë Toptanin dikur.

Ndaj, zgjohuni nga “egjra” e politikës mashtruese serbo-sllave,  sepse Kosovës  së Shqipërisë etnike nuk i duhen “diplomaci e hollë” dhe “diplomatë elastikë” sikurse  Esat Pashë Toptani (agjent i sulltanit, aleat dhe mik i ngushtë i serbëve dhe i malazezëve, të cilëve u fali territore shqiptare) i cili, para se t’ia dorëzonte Shkodrën Malit të Zi, më 23 prill 1913, “kishte vrarë  gjeneralin Hasan Riza Pasha, kryekomandantin  e forcave turke dhe shqiptare  vetëm pse kishte dalë në mbrojtjen e Shkdorës nga pushtimi i Malit të Zi.”

Falja apo shitja e territorit shqiptar nuk zgjidh problemin kolonial shekullor me Serbinë

Prndaj,  nuk ekziston asnjë argument valid qoftë historik, gjeopolitik, diplomatik, apo juridik  i së drejtës së brendshme dhe i asaj ndërkombëtare, që përfaqësuesit  shtetërorë të Kosovës, të zhvillojnë kurrfarë bisedimesh  me palën serbe qoftë në Bruksel, në Vjenë, në Londër, në Berlin, në Nju-Jork apo në Uashington, sepse Kosova nuk është pjesë e territorit të Serbisë, por e Shqipërisë etnike.

Pse  ish-Serbia kolonialiste nuk e njeh shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës (17 shkurt 2008), kjo nuk do të thotë  se  ndonjë copë e saj është pjesë përbërëse e territorit të Serbisë.

Pse  ndërmjetësuesit e BE-së së Dialogut të Brukselit (2011-2019) dhe aleatët e tyre po ushtrojnë trsyni, që  patjetër Kosova të vazhdojë atë Dialog të dështuar 9-vjeçar, kjo nuk nënkupton se ndonjë pjesë territoriale e Kosovës i përket Serbisë.

Pse Rusia me VETO-n e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së  ka “betnouar” statusin e Kosovës, kjo nuk do të thotë se Kosova është provincë e Serbisë.

Pse Rezoluta 1244 e KS-së së OKB-së nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kjo nuk do të thotë se Kosova është krahinë e Serbisë.

Pse Kushtetuta e Republikës së Serbisë në fuqi (2006) Kosovën e ka sanksionuar si pjesë integrale të  territorit të saj, kjo nuk do të thotë se Kosova është “koloni e ligjshme” serbe.

Pra, sa më sipër, as Qeveria e as Kuvendi i Kosovës nuk kanë të drejtë ligjore e as kushtetuese, që të formojnë dhe të autorizojnë “grupe speciale” për t’i dërguar në “Dalogun tekniko-politik” në Bruksel) për të biseduar me palën serbe të Beogradit, sepse statusi politik i Kosovës së pavarur është mbyllur më 17 shkurt 2008.

 Nuk nevojitet “Platformë” për copëtimin e territorit Kosovës, POR për shkolonizimin e Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës nga Serbia kolonialiste (1878-2019)

Pra “diplomacia e hollë” e  Prishtinës dhe e Tiranës, duhet të angazhohen për mbajtjen e një konference ndërkombëtare, që Kosova dhe Shqipëria ta denoncojnë Serbinë për kolonializmin e  saj mbi  territoret shqiptare (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Novi Pazar). Në këtë kontekst, PLATFORMA STRATEGJIKE e boshtit Tiranë-Prishtinë, domosdo, duhet të përfshijë edhe çështjen e shkolonizimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe në Greqi.  Kjo Platformë, do të duhej bërë nga “asët” e politikës së Tiranës dhe të Prishtinës, jo të negociohet me Serbinë kolonialiste për revidimin e kufijve territorialë të Kosovës së Shqipërisë etnike, ashtu siç po dialogohet me palën serbe në Bruksel (2011-2019).

Sikur Serbia të mos kishte bërë agresion dhe gjenocid në Kosovë, me ç’rast masakroi dhe vrau mbi 12000 shqiptarë, shkretoi dhe e dogji Kosovën (1989-1999), domethënë para luftës, atëherë do të kishte pasur kuptim zhvillimi i dialogut paqësor mes Prishtinës dhe Beogradit për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës.

Mirëpo, sot, pas gjenocidit të kryer (1989-1999), kur Kosova me ndihmën e Amerikës u pavarësua nga Serbia kolonialiste, çdo dialog me Beogradin për statusin e Kosovës, është në kundërshtim flagrant me të drejtën historike të shqiptarëve mbi Kosovën; është  në shpërputhje me normat e parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe me dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara, sepse Kosova si ish-koloni 100-vjeçare e Serbisë,  në ASNJË KUPTIM nuk është territor i Serbisë, por historikisht, de fakto dhe de jure i përket  Shqipërisë etnike (shek. II – XXI).

Prandaj, nga e drejta e qeveritarëve të Kosovës, që të zhvillojnë dialog me Serbinë dhe me ndërmjetësuesit  e BE-së për kufijtë territorialë të Kosovës. Nga e drejta e Serbisë kolonialiste të kërkojë,  ose ndarjen, ose shkëmbimin, ose korrigjimin  ose ripërkufizimin gjeopolitik të territorit të Kosovës së Shqipërisë etnike?

Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës e as populli shqiptar i Kosovës, nuk duhet të pranojnë asnjë  nga opsionet e theksuara politike të “fabrikuara” nga  Beogradi dhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sepse Serbia nuk ka asnjë pëllëmbë hise të territorit të Kosovës, e cila 100 vjet më parë ishte vetëm plaçkë koloniale e Serbisë.

Prandaj,  as Hashim Thaçi dhe, asnjë lider tjetër politik shqiptar i Kosovës, apo i Shqipërisë së Edi Ramës nuk ka kurrfarë obligimi e as të drejteje, që të negociojë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për statusin e kufijve territorialë të Kosovës, ku Serbia ka vetëm ZERO SOVRANITET  në Kosovë dhe minoritetin e saj kolon serb, si dhe kishat e manastiret e tyre, të cilat janë të mbrojtura sipas Planit të Marti Ahtisarit dhe Kushtetutës në fuqi të Republikës së Kosovës (15 qershor 2008). Kjo është e tëra sa i përket Serbisë dhe serbëve në Kosovë.

Vazhdimi i Dialogut të Brukselit (2011-2019) nga ana e palës shqiptare të Kosovës, de fakto dhe de jure është legalizim, mbështetje dhe amnistim i politikës kolonialiste dhe hegjemoniste  të Serbisë së madhe mbi shqiptarët dhe mbi territoret e ankesuara dhe të kolonizuara të Shqipërisë etnike: Nishi, Prokupla, Vranja, Leskovci, Bllaca, Kurshumlia,  Presheva, Bujanoci, Medvegja , Novi Pazari etj., duke përfshirë edhe pjesën veriore të Republikës së pavarur të Kosovës, e cila, sipas paralajmërimit parashikues të “diplomacisë së hollë dhe elastike” të  “korrigjmit të lehtë të kufijve” të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që tani mund të llogaritet se “ është akaparuar” me Beogradin, kinse për ta “këmbyer” me Preshevën, pa Bujanocin dhe pa Medvegjën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...