Rreziku nga ortekët nuk duhet të nënvlerësohet

Opinione

Rreziku nga ortekët nuk duhet të nënvlerësohet

Nga: Tahir Ahmeti Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 15:27
Tahir Ahmeti

Sot janë bërë shtatë vjet që kur orteku i borës në Restelicë la të vdekur dhjetë anëtarë të familjes Reka, në rajonin e Gorës.

Ortekët mund të parashikohen me paralajmërimin e ndryshimeve klimatike në zona të caktuara, por rreziku asnjëherë nuk është i evitueshëm.

Është potencuar disa herë se Kosova nuk bën pjesë në zona të rrezikshmërisë së ortekëve, mirëpo praktikat po e dëshmojnë të kundërtën dhe deri me tani kemi disa raste me fatalitet nga ortekët, andaj përveç tri rreziqeve natyrore nga të cilat kryesisht rrezikohet Kosova, tërmeteve, vërshimeve dhe zjarreve pyjore, as ortekët nuk duhet të nënvlerësohen.

Institucionet përgjegjëse në Kosovë, duhet që në vendet potencialisht të rrezikuara nga ortekët të investojnë më tepër në parandalimin e tyre, në mënyrë që mos të rrezikohet jeta e qytetarëve të vendit.

Si shembull i mirë duhet të ceket intervenimi i  paradokohshëm i Ushtrisë së Kosovës, duke bërë shpërthimet  e kontrolluara të ortekëve të rrëzikshëm në rajonin e Brezovicës.

Gjithashtu si masë preventive, duhet të vendosen shenja paralajmëruese në të gjitha zonat ku rrezikshmëria nga ortekët është më e lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat