Dhuna dhe ngacmimet  seksuale në shoqërinë tonë

Opinione

Dhuna dhe ngacmimet  seksuale në shoqërinë tonë

Nga:  Shefqet Cakolli Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 18:43
Ilustrim

Këto dita, sidomos pas rastit të dhunimit  të miturës në Drenas, nga tri shtylla të shoqërisë sonë, apo institucioneve shtetërore si mund të themi.

Shkurt dhunimi nga profesori (arsimi) i të miturës, mandej nga polici (siguria-drejtësia) i të miturës,  dhe në fund nga mjeku (shëndetësia), abortimi i të miturës.

Thuhet se zeja më e vjetër na qenka shitja e moralit, e me këtë nënkuptojmë edhe dhunën seksuale që ekziston me shekuj, jo vetëm tani.

Sot në Kosovë ka abuzime me të mitura nëpër hotelet dhe motelet, në shumicën e rasteve pa dëshirën e tyre, dhe që askush nuk vënë ligj dhe rend në to, ani pse një gjë e tillë mund edhe të legalizohet dhe kontrollohet nga ligji e mjekësia, në mënyrë që të dihet kush dhe si bënë veprimtari me zejen më të vjetër në botë.

Dhuna seksuale është më e përhapur në;  luftëra, në paqe te shtetet ku nuk ka ligje të mbrojtjes së gjinisë femërore, por jo vetëm kaq, dhunë ka edhe në shoqëritë të ashtuquajtura demokratike, por këtu dallojmë format dhe metodat.

Dhunimet seksuale janë shëmtimi më i keq që i bëhet një qenie njerëzore, por jo vetëm kaq, dhunimet seksuale datojnë që nga luftërat e lashta, e ne shqiptarët jemi dhunua thuaja se nga të gjithë pushtuesit, prej romakëve, turqve, grekëve, e së fundmi edhe nga serbët, që me siguri shumë nga ato janë gjallë edhe sot por që nuk flasin. Nuk flasin sepse shumica kanë krijuar familjes dhe mbrojnë nderin e familjes edhe pse mund të themi se ato janë viktima të luftës dhe ato mund të themi në një mënyrë se janë heroina që kanë mund ti përballojnë dhunës dhe depresionit e rrethit familjar, krejt kjo në çmimin e Kosovës së lirë, shpesh duke mos ju dal në mbrojtje as meshkujt e shtëpisë, dhe duke i lëçitur si të ç`nderuara.

Dhuna fillon edhe nga familja – shoqëria?

Por dhuna “më e butë” në krahasim me luftërat,  fillon që nga familja, shoqëria rrethi ku jetojmë e veprojmë, besa edhe ku punojmë, shkollohemi, studiojmë, e në jetën e lirë aty ku shfaqemi, në ambiente të hapura, qoftë edhe të ekspozuara si thonë disa.

Tani ja zanafillat që lindin dhe krijohen për të abuzuar me gjininë femërore (vajzat dhe grat) kuptohet të njerëzve të cilëve shpesh ju humb instikti dhe bëhen si kafshët, pa e mendua moralin dhe dëmin që mund të sjellë një kënaqësi e rastit, e këtu hynë edhe mos frika nga ligji apo edhe favoret që ja krijon veti për të abuzua apo edhe përvetësua në çdo moment që i jepet rasti.

Të gjithëve neve jemi dëshmitarë se gjatë para-anash kalimit të një vajze, të një gruaje apo thjesht një femre, meshkujt ja ngulitin shikimin duke thurë fjalë edhe të mira edhe më shumë banale, por me të vetmin qëllim, për ta patur për momentin, pa analizua se ajo është e dikujt, apo e mitur, e në shtëpi ka gruan dhe fëmijët, apo motrën e nënën së paku.

Mandej kemi rastis të dëgjojmë biseda shumë të çoroditura për shumë femra (vajza e gra)  se si janë për atë punë, se si kanë fjet me atë e me atë, krejt këto fjalë e biseda të tilla janë më së shumti të ekspozuara te shoqëria jonë shqiptare, duke marrë për bazë se kemi vizitua nëpër shumë shtete të botës, dhe diçka e tillë është më e theksuar vetëm te ne shqiptarët.

Si fëmijë kemi përjetua të gjithë nga një pamje, nga një gjest jo të mirë për familjarët tanë, qoftë si dëshmitar, qoftë me të dëgjuar, se kushëriri, kunati, komshiu, daja, tezaku apo edhe të tjerët që kanë provuar në forma të ndryshme të abuzojnë, ti hanë së paku edhe me sy, vajzat, grat, nënat tona.

Kush e di sa nuse edhe 14 -15 vjeçare kanë përfunduar në shtat me kunet me vjehërrit, e me kushërinj, që asnjëherë nuk janë zbuluar edhe pse pëshpëritjen se kanë ndal asnjëherë, e më së rëndi e ka përjetuar ajo nuse që nuk ka guxuar as me tregu as me refuzuar, krejt kjo për ta ruaj nderin, nderin e familjes. E meshkujt e krisur nuk pyesin dhe nuk e ruajtën asnjë herë nderin tonë, për atë që e ç`nderuan atë nuse apo atë femër të huaj.

As shkallët në krahët e meshkujve – jaraneve dhe amoraleve, së bashku me përrallat e “dhampirave” në tavan, nuk kanë munguar as atëherë, kur ne nuk dinim për gjëra të tilla si sot, por kanë ekzistu me shekuj, me dashje e pa dashje dhuna ka ekzistu, por atëherë kishte vetëm ligje kanunesh dhe feve. E me bwrw e pas guxu me shku dikush nga vajzat apo grat te priftiu apo hoxha, me u rrëfye, ai u sjell njëjtë si polici në Drenas. Dhe aty ka përfunduar historia duke e bart edhe më rëndë ajo vajzë apo ajo grua tërë atë peshë. Kurse sot informimi dhe institucionet janë edhe më të avancuara, por dhuna dhe zbulimi i tyre është më dinake dhe më i sofistikuar për tu zbulua, sepse janë shumë faktor, si varfëria, shoqëria dhe rrethi familjar, kapja e shtetit dhe gjyqësorit si dhe mbrojtja e dëshmitarëve dhe denoncueseve nga ligji, e në veçanti nderi dhe morali «alla shqipëtarëçe»,  se një vajzë apo grua që denoncon apo tregon rastin,  “nuk i jetë fytyrë me dal askund“.

Abuzimet seksuale dhe favoret e rastit? 

Më kujtohet sa isha student të viteve të 80-ta, shkova në kabinet te një profesor që nuk po ja them emrin për konsultim. Trokita në derë dhe nuk u hapë do të, unë vura veshin në derë mos vallë ishte dikush brenda e mos ta pengoj më shumë. Çka me dëgjuar nga brenda, ndihej gjëma e epshit dhe aktit seksual vetëm e profesorit, sikur të isha edhe vet brenda. U largova nga dera dhe po prisja radhën time në konsultim, por edhe nga kureshtja se kush do dali nga aty. Më në fund doli një studente e grupit që njifeshim, dhe më erdhi shumë keq për te, ishte e tëra e skuqur dhe e shqetësuar, iku shkallëve me vrap e kokë ulur, sikur ta kishte kuptua se e dija. E kuptova se ishte këmbim apo kushtëzim note, asgjë tjetër. Sa here që shifeshim më pas ajo skuqej dhe ulte kokën, sa do që unë kisha dëshirë të bisedoja me te, për ta përkrahur moralisht dhe gjyku profesorin abuzues të asaj kohe, ajo nga ai rast gjithnjë më largohej dhe nuk dëshironte as të shifeshim, ulte kokën edhe më tutje.

Kjo ngjarje nuk është e vetme, tani kur pas rastit të vajzës 15 -16 vjeçare nga Drenasi zbulojmë brenda një dite edhe 10 raste të tilla, sikur të gjitha ishin ruajtur për atë ditë, për ta zbeh rastin, për të fol një ditë dhe kaq, për tu mbledhë parlamenti i përgjysmuar në këtë temë të ndjeshme, dhe për ta neglizhu apo edhe përvetësuar për qëllime tjera e kurrsesi diçka konkrete. Natyrisht se kjo ishte vajza “trimërish“ e ditës që guxoj të tregoj vuajtjet dhe të bëjë publike dhunën e përjetuar nga tri institucionet tona.

A thua, po sikur të zbulohen të gjitha rastet që ndodhin, e që nuk zbulohen thuaja se kurrë?,  Ku do vejmë ne me gjithë ato shifra?,  Sa do dënoheshin dhe a do të shuheshin përgjithmonë këto fenomene? Këto pikëpyetje po ju la institucioneve dhe vetë grave që nuk po bëjnë edhe aq për veten e tyre.

A mund ta merreni me mend sa kushtëzime dhe favore bëhen në institucionet tona, duke fillua nga punësimet në zyra institucionale, në kabinete qeveritare, në fabrika, në restorante, në arsim, në shëndetësi e ku tjetër, që për shqiptarët kriteri i parë është të jetë e bukur dhe të jetë “femër e mirë“  për shije të vetin, për ta punësua në një vend të rëndësishëm, pse jo për ta patur afër vetes.

Tani e gjora grua apo vajzë, që punësohet në institucione të tilla, i duhet me la kushtin sa herë që i kërkohet nga eprori – padroni,  sepse mund ta humbas edhe punën, e ajo me mish e me shpirt mundohet ta ruaj nderin e familjes, nderin e babës, burrit dhe fëmijëve, por edhe ekzistencën financiare e familjare. Këto askush nuk i denoncon, sepse janë kushtëzime të ekzistencës, mos të flasim për ato që pajtohen dhe nuk kanë dert as për familje as për nder as për askënd, andaj edhe nuk zbulohen e vazhdojnë edhe më tutje.

Ne si shoqëri kemi shumë defekte, por si mund ti përmirësojmë ato?

Ligji kanunor ende ekziston në mendjen e shqiptareve, dhe vështirë se do adaptohemi me ligjet e shkruara të demokracisë, dhe të aprovuara në parlamentet tona, edhe pse një ligj i mirëfilltë i mbrojtës së gjinisë së kundërt që ende nuk ekziston, abuzohet edhe në sallat e parlamenteve tona si në Kosovë, Shqipëri, besa edhe në Maqedoni.

Shpesh kemi dëgjua edhe vetë “spica“ për pak ato deputete që janë në parlament, qoftë prej kolegëve, apo prej mediave e portaleve mediatike, me përqeshje, me fjalë më banale të organeve gjenitale, sharje e fotografi të grave në raste të veçanta e të vjedhura nga burrat e parlamentit.

Femrën, vajzën, gruan nuk e konsiderojmë si të barabartë, dhe nuk e konsiderojmë si qenje të njëjtë me neve meshkujt (djemt e burrat), por i konsiderojmë si objekte që duhet shfrytëzuar në çdo moment, dhe për çfarë do rasti të mundëshëm, qoftë edhe për ti patur për veti.

Te ne mungon edhe edukata familjare, sepse kur një gjë që nuk dëshiron ti ndodh fëmijës tuaj, (vajzës, gruas) twnde,  nuk duhet ti ndodh as një të “ huaj“.

Mungon po ashtu edhe edukata në shkollë, në arsim, me literaturë dhe edukim seksuale,  me rreziqet e saja, mosha adoleshentë dhe emisione në televizionet tona për jetën seksuale dhe kulturën e të bërit familje të shëndosh, pse jo edhe edukatës morale në institucione e vende publike.

Mungon edhe kontrolli i të sëmurave mental dhe pedofilëve të krisur, të cilët e shkatërrojnë shoqërinë, por me një kontroll të shtetit, do pakësoheshin shumë raste të tilla.

Mungon edhe legalizimi i bordeleve dhe klubeve të zejes së seksit publik, të cilat do ta kishin zbut sulmin te rinia dhe do të ju mundësohej në mënyrë të kontrolluar edhe nga mjekësia e gjithë atyre që kanë sa do pak pedofili, për mos me na ndodhë si raste të tilla si kohëve të fundit.

Mungon edhe kontrolla e portaleve dhe gazetave kohëve të fundit që ekspozojnë foto lakuriqe dhe shkrime dhe histori seksuale, shpesh edhe të inskenuara me tekste fantazmë vetëm e vetëm me pas lejueshmëri, përkundër që shumë pak ka shkrime dhe artikuj edukativ e arsimor të jetës seksuale dhe morale të përmajtjes së epsheve të shfrenuara të shumë djemve e burrave.

Natyrisht se mungon pak a shumë edhe edukata e veshjeve provokative në shkollat dhe institucionet tona, sepse edhe aty duhet me pas një etik të të veshurit nga vajzat dhe grat tona. Nuk mendoj fare si priftërinjtë dhe hoxhallarët, sepse femra (vajzat dhe grat) janë gjinia e bukurisë, dhe ato kanë të drejt të vishen e duken bukur.

Dënohen shumë pak dhe fare lehtë nga institucionet gjyqësore të abuzuarit dhe ata që dhunojnë gjininë tjetër, me paramendim të vetë-kënaqësisë seksuale pa pëlqimin e tjetrit.

Nuk bisedohet lirshëm në familje për raste të keqpërdorimit dhe ngacmimit për shumë arsye, së pari për të mos lind ngatërresa, së dyti për të mos njollos imazhin e femrës (vajzës, gruas) për ardhmërinë e saj.

Nuk i përfillim rastet e tilla dhe jemi si shoqëri hakëmarrës të këqinj, nëse biem në një nuse apo të fejuar të shpuar, pa marë parasysh arësyen dhe shkakun, duke u mburr për nderin e nuses se më erdhi pa “prish“,  apo e prisht dhe duhet përzër apo edhe ndëshku e dhunuar si dënim.

Bukuria dhe zhvillimi i shoqërisë është vetë femra (vajzat dhe grat) pa të cilat jeta nuk do të ishte jetë, nuk do të kishim fëmijë dhe familje, andaj të nderuar shqiptarë, respekt për femrat (vajzat dhe gratë) tona, duke i mbështetur edhe kur abuzohen edhe kur sulmohen edhe kur dhunohen dhe duke i dashur gjithnjë edhe kur nuk kanë të drejt, sepse ato na rrisin fëmijë dhe na përgatisin ushqimin e na mbajnë gjallë edhe me dëshirat tona, pse jo edhe në jetën seksuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat