Me shtiklla, por i rrezikshëm

Opinione

Me shtiklla, por i rrezikshëm

Nga: Kimete Berisha Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 20:22
Kimete Berisha, Ramush Haradinaj

Prej se po i mbath këpucët me bodrum për m'u duk ma i nalt, Ramush Haradinaj i ka shitë drutë.

Edhe Putini mbath shtiklla t'grave por është pak më i rezervuar se ky ndaj Amerikës e NATO-s.

Kadri Veseli po lejon të krijohet 'Përbindëshi' I dhe II, por si gjithmonë dy-ftyrësh siç është, Kadri Veseli ndryshe fol, ndryshe vepron. 
Me fjalë është me Amerikën, me vepra është me Ramushin.

Kur ishte më normal, Kadri Veseli
i tutej edhe satirës së Mark Twain për Amerikën.

Kadri Veseli s'duhet të mërzitet pse i ka dal fjala 'tradhtar' që i prishë koalicionet. Nuk është tradhti me tradhtu një psikopat që shtyhet me Amerikën. Ai që e rrëzon sot qeverinë e Ramush Haradinajt është hero.

Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj sot kanë zëvendësuar fytyrat politike të 'imamëve ekstremistë' të para disa viteve që u dilke punë m'u merr edhe me vetulla të grave se a duhet ato m'i nduk a jo.

Unë e di se Ramush Haradinajn po e shfrytëzojnë siç i shfrytëzojshin ktyneherë gratë e çmendura për me kriju familje me to, në rastet kur gruaja normale nuk mund të lindtte fëmijë. E pastaj e dini çka ndodhte, gruaja e çmendur ndiqej nga shtëpia.

Ky po rrënon gjithçka. 
Në historinë tonë, Ramush Haradinaj është i pari që ka shti kry me Amerikën, me ymydin që Presidenti Trump i ka ditët e numëruara, ose 'vdes' sipas astrologëve, ose e burgosin sipas këshilltarëve të tij amerikanë, ose jep dorëheqje, e pastaj ndërron situata.

Qe çfarë politike bën milioneri, blen kohë për vete, por jo me paret e veta, po me çmimin e lirisë së Kosovës dhe miqësisë me Amerikën.

Kur s'i tutët Amerikës, merre me mend ky qysh e sheh Kadrinë, si gru i duket Kadria, se neve, neve s'na sheh me sy, kur do na e 'nxjerr shpirtin prej hundve'.

Ne kemi nevojë për Amerikën, jo
për trima, se trimëria kurrë nuk na ka
mjaftuar për ta fituar lirinë. Me Amerikën duhet të tregohemi të mençur e jo 'gjyksa' e sherifa katundesh të braktisura.

Taksa ndaj prodhimeve serbe në rregull, por deri në momentin kur Amerika kërkoi të pezullohej, sepse kjo taksë nuk është fitore për Kosovën, por vetëm në shikim të parë është 'humbje' për Serbinë. (Ne mund të organizohemi të mos blejmë produkte serbe edhe pa taksë).

Jemi me fat që Amerika s'po kërkon asgjë tjetër nga ne përveç pezullimin e taksës.

Kosova asgjë nuk fiton nga humbjet ekonomike të Serbisë, kurse Serbia fiton më shumë seç humb, fiton me sanksionet e Amerikës tash edhe ndaj Ushtrisë së Kosovës.

Ia vlen t'i humbësh 80 milion euro (që nuk i ke
pasur) për ta parë Ramushin kah e 'trazon Kamarinën', për ta 'kthyer Amerikën kundër Ushtrisë së Kosovës, dhe për t'ia thyer udhën gjeneralit amerikan.

Taksa është ndëshkim, është rreth vicioz, e ndëshkimi merr fund, jo kur kryhet jeta, por kur bie Ramushi i cili kur po thotë 'taksa vazhdon pakufi' po harron se ky nuk e ka mandatin pakufi, se veç një njeri i 'pavdekshëm' mund të jap premtime t'pakufijshme.

Më mirë i bjen me zhdryp vullnetarisht prej shtikllave që po i lyn edhe me
pomadë, sesa m'u rrëzu.

Ramush Haradinaj e ka kompleksin e 'tradhtisë së Çakorrit' dhe kujton se vepra e mirë (taksa) ia mbulon 'turpin' e demarkacionit me
Malin e Zi. 
E mira nuk e mbulon të keqen. Fshije.

Qeveria më mashkullore, më mizogjine, më seksiste, më hajne, më e poshtër, më arrogante dhe më antiamerkane që ka mundur të imagjinohet është kjo.

Gjujnë me alltia nëpër oda, kërcënojnë, frikësojnë, shkrryhen kafehaneve me tym, me birra e raki, vjedhin buxhetin, keqpërdorim veturat e qeverisë, ia kanë rritë rrogat vetes si pashallarë, plus i urrejnë femrat aq shumë sa lëre që s'i kanë lënë femrat me 'cucë' në qeveri, e as në ekipin negociator, por edhe në logo të shënimit të pavarësisë e kanë 'qit' një mashkull.

P.S. Kjo qeveri është mashkullore. Anipse mbath shtiklla t'grave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat