Më në fund foli Akademia e Shkencave të Kosovës

Opinione

Më në fund foli Akademia e Shkencave të Kosovës

Nga: Prof. dr Binak Maxharraj Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 22:09
Prof. dr Binak Maxharraj

-Akademia doli haptas kundër Kryetarit të saj Nexhat Dacit. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mbetet të deklarohet se a është me
Akademikët apo me Baton Haxhiun.

Akademiia e Shkencave të Kosovës më në fund foli rreth gjurulltisë që po e bën Presdienti i Kosovës rreth kufijve të Kosovës. Nuk e përkrah Presidentin për idenë e tij rreth ndarjes, copëtimin apo korigjimin e kufijve. Thotë kjo është tezë e moçme e Serbisë në të cilën Kosova nuk guxon të shkelë. 

Pesha e njerëzve të ditur, të Akademikëve gjithkund në botë respektohet, sepse rezonojnë drejt, gjërat i thonë shkencëtarisht, jo më toki voke politike të tipit Thaçi-Vuçiq.

Akademia e Shkencave të Kosovës u distancua edhe nga kryetari i saj Nexhat Daci i cili rreth kufirit i doli në krah haptas Hashim Thaçit. Akademikut Daci dihet se moti i janë përzier krrabat midis politikës dhe shkencës. Por Akademia me të drejtë u distancua nga ai.

Presidenti Hashim Thaçi ende nuk ka folur për qëndrimin e Akademisë së Shkencave të Kosovës.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ende nuk është deklaruar haptas se a është me Akademikët apo më Baton Haxhiun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat